|
Raport
mbi sesionin e pestė tė punės
Ngritje kapacitetesh ofruar administratės sė burgjeve nė
kuadėr tė pėrmirėsimit tė sistemit tė burgjeve
1
Prill 2005
Nė kuadėr tė
misionit mbrojtės dhe edukues mbi tė drejtat dhe liritė
themelore tė njeriut tė Komitetit Shqiptar tė Helsinkit me
qėllim mbėshtetjen e autoriteteve shqiptare nė pėrpjekjet e
tyre pėr ngritjen e kapaciteteve pėr administratėn e
institucioneve tė vuajtjes sė dėnimit, KSHH-ja organizoi nė
datėn 1 Prill 2005 sesionin e pestė tė punės. Qėllimi i
kėtij sesioni pune ishte pėr tė mbėshtetur administratėn e
burgjeve pėr hartimin e njė Kodit Kombėtar tė Sjelljes pėr
punonjėsit e administrates sė burgjeve.
Nė kėtė aktivitet,
morėn pjesė dhe ndihmuan me pjesėmarrjen e tyre Z. Engjėll
Hysi, Drejtor i Pėrgjithshėm i Burgjeve, Z. Xhemal Qefaliaj,
drejtor i Institucionit tė Paraburgimit Nr. 313, Znj.
Marinela Sota, drejtore e Institucionit tė Riedukimit Nr.
325 Tiranė, si edhe pėrfaqėsues tė Drejtorisė sė
Pėrgjithshme tė Burgjeve Z. Genci Shtylla, dhe Znj. Majlinda
Skėnderi. Nė kėtė sesion ofroi ekspertizėn e tij eksperti
hollandez Z. Jan van den Brand, Drejtor i Marrėdhėnieve me
Jashtė nė Agjencinė Kombėtare Hollandeze tė institucioneve
tė Riedukimit si edhe nė tė njėjtėn kohė ekspert i Kėshillit
tė Europės pėr Europėn Qendrore dhe Lindore. Nė kėtė
aktivitet, KSHH pėrfaqėsohej nga Znj. Edlira Papavangjeli,
Koordinatore e Programeve nė KSHH dhe drejtuese e kėtij
projekti.
Tema kryesore qė
u trajtua nė kėtė sesion pune ishte ajo lidhur me hartimin
e njė Kodi Shqiptar tė Sjelljes dhe mundėsisė sė zbatimit tė
kėtij Kodi nė nivel lokal nė ēdo institucion tė veēantė
penitenciar. Diskutimet e pjesėmarrėsve u mbėshtetėn mbi
eksperiencėn hollandeze nė kėtė drejtim. Eksperti hollandez
prezantoi pėrvojėn hollandeze pėrmes dy modeleve tė Kodeve
tė Sjelljes tė dy institucioneve tė ndryshme penitenciare si
edhe Protokollin Kombėtar Hollandez tė Sjelljes. Mbi bazėn e
tyre, pjesėmarėsit nė kėtė sesion pune pėrcaktuan parimet
dhe drejtimet kryesore tė draftit tė ardhshėm tė Kodit tė
Sjelljes pėr administratėn e burgjeve nė Shqipėri.
Nė fjalėn e
mbajtur nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve Z. Engjėll
Hysi u vlerėsua ndihma e KSHH-sė nė dhėnien e asistencės
ligjore nė fusha tė ndryshme, nė kryerjen e kritikave dhe
sugjerimeve konkrete nė fushėn e pėrmirėsimit tė situatės nė
burgje nė kuadėr tė respektimit tė tė drejtave tė personave
tė dėnuar si edhe nė hartimin e njė legjislacioni modern dhe
bashkėkohor i kontretizuar nė hartimin e Rregullores sė
burgjeve tė sigurisė sė zakonshme. Nė fjalėn e tij ai
shprehu nevojėn e hartimit tė njė Kodi tė tillė i cili duhet
tė respektojė dinjitetin njerėzor, legjislacionin nė fuqi
dhe standartet ndėrkombėtare.
Kodi i Sjelljes
do tė jetė gjithpėrfshirės pasi do tė rregullojė
marrėdhėniet midis tė dėnuarve dhe stafit tė administratės
sė burgjeve si edhe marrėdhėniet e kėtyre tė fundit midis
tyre. Kodi i Sjelljes duhet tė ketė mbėshtetjen e Ministrisė
sė Drejtėsisė si edhe mbėshtetjen dhe konsensusin e vetė
drejtorėve tė institucioneve tė riedukimit ku ky Kod do tė
vihet nė zbatim.
Nga tė gjithė
pjesėmarrėsit nė kėtė sesion pune u pranua domosdoshmėria e
hartimit tė njė Kodi Kombėtar tė Sjelljes, qė do tė zbatohej
pėr tė gjithė administratėn e institucioneve penitenciare,
dhe qė do tė garantonte njė marrėdhėnie tė pėrshtatshme
midis anėtarėve tė stafit dhe midis tyre dhe tė dėnuarve.
Gjithashtu, nė
kėtė sesion pune pėrmes pėrvojės hollandeze u diskutua
gjerėsisht dhe procedura e zbatimit tė kėtij Kodi Kombėtar
tė Sjelljes. Pėr kėtė qėllim, pjesėmarrėsit propozuan disa
projekt-ide pėr njė zbatim efektiv tė tij tė tilla si
nėnshkrimi nga punonjėsit e ri tė rekruar nė administratėn e
burgjeve tė njė deklarate me anėn e sė cilės punonjėsi merr
pėrsipėr tė njohė dhe tė respektojė tė gjithė tė drejtat dhe
detyrimet qė rrjedhin nga Kodi i Sjelljes e cila ėshtė njė
lloj marrėveshje dypalėshe midis punėdhėnėsit (drejtorit tė
instituciontit) dhe punėmarrėsit (punonjėsi i ri i
rekrutuar).
Gjithashtu, duke
u bazuar nė eksperiencėn holladeze pjesėmarrėsit propozuan
krijimin e njė Komiteti Kombėtar tė Sigurisė dhe tė
Integritetit i cili do tė jetė pėrgjegjės pėr hetimin nė
mėnyrė tė pavarur tė ēėshtjeve tė sigurisė dhe tė
integritetit tė tilla si korrupsioni, abuzimet seksuale,
pėrdorimi i paligjshėm i forcės fizike etj., si dhe krijimi
i mundėsive tė tilla nė ēdo institucion penitenciar. Tė
pranishmit pranuan se miratimi i kėtyre projekt-ideve kėrkon
jo vetėm miratimin e nivelit tė lartė vendimmarrės por edhe
marrjen e masave institucionale.
Nė pėrfundim,
Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve mori pėrsipėr tė punohej
nė njė grup tė vogėl pune pėr hartimin e draftit tė parė tė
Kodit tė Sjelljes i cili nė stadin e mėvonshėm do tė
diskutohet me ekspertin dhe pėrfaqėsuesit e KSHH-sė.
Pjesėmarrėsit nė kėtė session pune vlerėsuan kėtė aktivitet
tė sukseshėm pėr objektivat e vendosura.
[1]
Ky aktivitet u zbatua nė kuadėr tė projektit
Reforma nė burgje dhe roli i shoqėrisė civile nė
Shqipėri mbėshtetur financiarisht nga Komiteti
Suedez i Helsinkit.
|