|
Aktivitet
nė kuadėr tė 10 Majit, Ditės Kombėtare tė Drejtėsisė
KSHH organizoi disa veprimtari me
rastin e 10 majit, Ditės Kombėtare tė Drejtėsisė. Njė
ndėr to ėshtė aktiviteti i organizuar nė Gjykatėn e
Tiranės. Mė datė 10 maj 2002, nxėnės tė shkollave tė
mesme tė Tiranės dhe mėsues tė tyre morėn pjesė njė
takim, nė tė cilin pėrfaqėsues tė policisė, gjyqtarė,
juristė, pedagogė tė Fakultetit tė Drejtėsisė
bashkėbiseduan pėr sistemin e drejtėsisė, funksionimin e
saj, raportet e tė rinjve me gjykatat. Tė rinjtė u
interesuan pėr probleme tė tilla si: puna e policisė nė
parandalimin e krimit, tė drejtat e tė rinjve nė gjykatė,
trajtimi i tė miturve nė vendet e vuajtjes sė dėnimit.
Pėrveē anėtarėve tė Komitetit, nė
kėtė takim morėn pjesė pėrfaqėsues tė policisė dhe tė
gjykatave. Z. Erik Esbjornson, pėrfaqėsues i Komitetit
Suedez tė Helsinkit ishte i pranishėm nė kėtė aktivitet
dhe iu pėrgjigj pyetjeve tė nxėnėsve.
Gjithashtu, nė kuadėr tė kėsaj ditė,
u realizua njė emision pėr tė rinjtė pranė Radio Tiranės.
Nėpėrmjet programit u arrit qė dėgjuesit nė pėrgjithėsi
dhe tė rinjtė nė veēanti tė informohen pėr Ditėn
Kombėtare tė Drejtėsisė, historikun e funksionimin tė
sistemit tė drejtėsisė nė Shqipėri dhe problemet e saj.
3. Shkollė dy ditore verore me
fėmijė tė zonės sė Yzberishtit
Mė datat 25-26 Korrik 2002 nė
shkollėn e mesme tė bashkuar Yzberisht, u organizua
njė shkollė verore nė tė cilėn morėn pjesė 50 fėmijė,
kryesisht tė grupmoshės 14-16 vjeē. Qėllimi i shkollės
verore ishte informimi i tė rinjve me ligjin, nxitja e
komunitetit tė tė rinjve nė zgjidhjen e problemeve tė
tyre dhė nė zonėn ku ata banojnė.
Mėsues tė shkollave tė mesme tė
Tiranės, tė trajnuar mė parė nga KSHH si dhe punonjės tė
policisė sė zonės ku ndodhet shkolla, trajtuan tema tė
ndryshme rreth ligjit, kriminalitetit, rolit tė tė
rinjve nė parandalimin e konflikteve nė komunitetin e
tyre dhe familje, bashkėpunimi i shkollės me policinė,
marrėdheniet prindėr fėmijė, tė rinj mėsues etj.
Gjithashtu u trajtuan disa tema rreth drogės,
prostitucionit, rrezikut tė tėrheqjes nė rrugėn e krimit
dhe mėnyrat e realizimit te saj. Nė ditėn e dytė tė
kėtij aktiviteti, organizua njė eskursion nė njė prej
vendeve historike tė Shqipėrisė, nė kalanė e Petrelės.
4. Rritja e bashkėpunimit me
institucionet arsimore nė rrethe tė ndryshme
Njė ndėr objektivat e projektit ėshtė tė kontribuojė nė
nxitjen e bashkėpunimit tė mėsuesve dhe komunitetit tė
tė rinjve me aktorė tė shoqėrisė civile. Nė kėtė kuadėr,
pėrfaqėsues tė KSHH kanė kryer takime me pėrfaqėsues tė
drejtorive arsimore nė rrethet Korēė dhe Fier dhe janė
shkėmbyer mendime dhe sygjerime me mėsues dhe nxėnės tė
kėtyre rretheve rreth nevojave tė tyre pėr informacion
dhe materialeve informuese nė fushėn e edukimit qytetar
tė tė rinjve. Nė periudhėn nė vazhdim, KSHH ka
planifikuar tė zhvillojė seminare trajnuese me grupet tė
tė rinjve dhe mėsues tė shkollave tė mesme tė rretheve
Korēė dhe Fier. Seminaret do tė zhvillohen sė shpejti.
|