|
|
Edukimi
ligjor nė komunitetin e tė rinjve
Donajtorė:
SOROS, Bashkimi Evropian dhe Komiteti Suedez i Helsinkit
Periudha e zbatimit:
Janar 2001 - mars 2003
Qėllimi i projektit
Qėllimi i kėtij projekti ishte sensibilizimi dhe edukimi
i tė rinjve dhe nxitja e respektimit mė tė mirė tė tė
drejtave tė tė rinjve nėpėrmjet vetėpjesėmarrjes sė
tyre.
Objektivat
me konkretė tė projektit ishin:
-
Ndihmesa nė edukimin me ligjin tė
tė rinjve tė shkollave tė mesme, kryesisht tė zonave
rurale.
-
Ndėrgjegjėsimi i tė rinjve pėr tė
drejtat dhe detyrimet e tyre nė procesin e
demokratizimit tė Shqipėrisė.
-
Informimi mė i mirė i tė rinjve pėr
mjetet e realizimit tė tė drejtave tė tyre dhe
rivendosjes sė tė drejtave tė shkelura.
-
Motivimi mė i mirė i tė rinjve si
veprimtarė nė procesin e edukimit ligjor tė tyre dhe i
moshatarėve nė komunitetin e tyre.
-
Trajnimi i mėsuesve pėr ligjin dhe
mjetet e mbrojtjes sė tij, si bazė pėr promovimin dhe
mbrojtjen e tė drejtave tė tė rinjve nėpėrmjet
gjithėpėrfshirjes sė vetė shkollės.
-
Pajisja e tė rinjve me njohuri
praktike pėr tė realizuar tė drejtat e tyre, por edhe
pėr tė ndėrtuar ura bashkėpunimi ndėrmjet tyre,
shkollės dhe komunitetit ku ata jetojnė dhe mėsojnė.
-
Rritja e shkallės sė pėrfshirjes sė
tė rinjve nė nevojė ose qė nuk kishin marrė pjesė nė
veprimtari tė tilla mė parė.
Grupet synuese
tė kėtij projekti kanė qenė:
a) tė rinjtė dhe nxėnėsit e
shkollave tė mesme nė disa zona tė vendit,
b) mėsuesit dhe inspektorėt e
lėndėve shoqėrore tė shkollave ku u zhvilluan
veprimtaritė dhe
c) nė mėnyrė tė tėrthortė,
komuniteti ku jetojnė kėta tė rinj.
Veprimtaritė
e zhvilluara nė kuadėr tė projektit gjatė vitit 2002
-
Studim vlerėsues i gjendjes sė tė
drejtave tė fėmijėve dhe informimi i tė rinjve nė
shkollat e mesme tė Tiranės pėr tė drejtat e tyre. (Studimi
u krye nė 27 shkolla tė rrethit Tiranė)
-
Seminare trajnuese me pėrfaqėsues
tė qeverive tė nxėnėsve nė disa shkolla tė mesme tė
Tiranės. Nė kėtė veprimtari u pėrfshinė shkollat e
mesme tė pėrgjithshme Ahmet Gashi, Myslim Keta,
Arben Broci, Abdulla Keta, Petro Nini Luarasi
dhe shkollat e mesme tė zonave periferike tė Tiranės,
si nė Yzberisht, Katundi i Ri, Kamėz dhe Vorė.
-
Aktivitete njohėse dhe edukuese nė
kuadėr tė 10 Majit, Ditės Kombėtare tė Drejtėsisė. (Nė
gjykatėn e Tiranės).
-
Realizimi i njė emisioni nė Radio
Tirana pėr tė informuar tė rinjtė pėr ligjin dhe Ditės
sė Drejtėsisė.
-
Organizimi i njė shkollė verore nė
shkollėn e mesme tė bashkuar Yzberisht, Tiranė
(25-26 korrik 2002)
-
Takime me qeveritė e nxėnėsve, me
mėsuesit e shkollave tė mesme tė Tiranės, tė Korēės
dhe tė Fierit, me drejtoritė arsimore tė
rretheve pėrkatėse.
-
Pasurimi i bibliotekave tė
shkollave tė pėrfshira nė projekt me
publikime tė tė drejtave tė njeriut
dhe libra tė tjerė pėr tė rinjtė.
-
Pėrgatitja e tri publikimeve
informuese: Tė rinjtė- a dinė ata gjithēka?, Mirė
se vini nė sistemin gjyqėsor shqiptar dhe Pėr njė
njohje mė tė mirė tė tė drejtave tona dhe
institucioneve demokratike, dhe materialeve trajnuese
pėr mėsuesit dhe tė rinjtė.
Rezultatet e arritura nga
veprimtaritė e mėsipėrme
-
150 nxėnės tė shkollave tė mesme tė
Tiranės dhe mėsuesit tė tyre patėn mundėsinė tė marrin
pjesė nė njė takim, nė tė cilin pėrfaqėsues tė
policisė, gjyqtarė, juristė, pedagogė tė Fakultetit tė
Drejtėsisė bashkėbiseduan pėr sistemin e drejtėsisė,
funksionimin e saj si dhe pėr raportet e tė rinjve me
gjykatat.
-
U informuan dėgjuesit, veēanėrisht
tė rinjtė, pėr Ditėn Kombėtare tė Drejtėsisė,
historikun dhe funksionimin e sistemit tė drejtėsisė
nė Shqipėri dhe mundėsitė qė ligji u jep shtetasve
pėr tė kontaktuar me ligjin.
-
U organizuan pėr herė tė parė
aktivitete argėtuese dhe edukuese me 50 fėmijė,
kryesisht tė grup-moshės 14-16 vjeē tė zonės sė
Yzberishtit.
-
U vendosėn ura komunikimi ndėrmjet
tė rinjve, komunitetit dhe punonjėsve tė policisė sė
zonės ku ata banojnė.
-
Shkolla verore, duke qenė
aktiviteti i parė i organizuar nė kėtė shkollė, u dha
mundėsi tė rinjve tė njihnin kapacitetet e shumta tė
tyre nė vetorganizimin e veprimtarive edukuese.
Ndėrmjet tyre dhe punonjėsve tė policisė pėr herė tė
parė u thye akulli dhe u mundėsua dėgjimi i
shqetėsimeve tė tyre dhe vėnia nė rrugėn e zgjidhjes.
-
U nxit njė orė model e mėsimit tė
edukimit ligjor tė tė rinjve.
-
U pėrfshinė nė studim 27 shkolla.
-
U trajnuan 360 nxėnės, pėrfaqėsues
tė qeverive tė nxėnėsve dhe pėrfaqėsues tė 9 shkollave
tė Tiranės dhe tė periferisė sė saj.
|