|
Respektimi i tė drejtave tė
emigrantėve
Konferenca pėr shtyp lidhur me
situatėn e respektimit tė tė drejtave tė emigrantėve
Nė datėn 23 shkurt 2005, KSHH dhe
Monitoruesi Grek i Helsinkit (GHM), organizuan njė
konferencė pėr shtyp lidhur me situatėn e
respektimit tė tė drejtave tė emigrantėve shqiptarė
nė Greqi. Konferenca u organizua nė tė njėjtėn kohė
me procesin gjyqėsor tė emigrantit shqiptar Vullnet
Bytyēi tė vrarė nga policia kufitare greke, nė
Kostur tė Greqisė.
Nė kėtė konferencė pėr shtyp
pėrfaqėsues tė dy organizatave paraqitėn njė
panoramė tė gjėndjes sė respektimit tė tė drejtave
tė emigrantėve nė Greqi duke dhėnė zhvillimet
pozitive por njėkohėsisht dhe problemet e hasura
duke pretenduar se shqiptarėt vazhdojnė tė jenė
objekt i diskriminimit shumėplanėsh, e pėrcaktuar
dhe nė Raportin e Tretė pėr Greqinė (nxjerrė nė
Qershor 2004) nga Komisioni Europian kundėr Racizmit
dhe Intolerancės (ECRI).
Organizatat dolėn me njė
deklaratė tė pėrbashkėt lidhur me procesin jo tė
rregullt gjyqėsor pėr vrasjen e Vullnet Bytyēit duke
iu bėrė thirrje autoriteteve greke qė tė shqyrtonin
procedurėn, tė siguronin zhvillimin e njė gjyqi tė
paanshėm me praninė e tė gjithė dėshmitarėve si dhe
tė mbrojnė tė drejtat e shqiptarėve para gjykatave
greke pėr tu siguruar kėshtu njė trajtim tė drejtė
si gjithė qytetarėt europianė.
Gjithashtu KSHH dhe GHM shpėrndanė njė tjetėr
deklaratė nė konferencėn e organizuar nga IOM pėr
hartimin e strategjisė kombėtare pėr emigrantėt, nė
datėn 21 shkurt 2005.
|