Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

Burgjet dhe

vendet e

paraburgimit

Shėndeti

dhe tė drejtat

e njeriut

Ekzekutimi

i vendimeve

gjyqėsore

Letra tė

 Komitetit Shqiptar

tė Helsinkit

 

 

Deklarate per shtyp

Mbi konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp tė Grupit Grek dhe Komitetit Shqiptar tė Helsinkit, nė Selanik

 

15.09.2004

Sot mė 15 shtator 2004, nė orėn 11.30 nė Qendrėn Balkanike “Media” nė Selanik, ėshtė mbajtur njė konferencė e pėrbashkėt pėr shtyp e Grupit Grek dhe Komitetit Shqiptar tė Helsinkit. Nė Konferencė merrnin pjesė Drejtorja Ekzekutive e Komitetit Shqiptar tė Helsinkit, Znj. Vasilika Hysi, Z. Panayote Dimitras, pėrfaqėsues i Grupit Grek tė Helsinkit dhe Ferhat Ēeka, njė nga viktimat e keqtrajtimit nga policia kufitare Greke. Pėrfaqėsuesit e Grupit Grek dhe Komitetit Shqiptar tė Helsinkit do tė ndjekin procesin gjyqėsor.

 

Konferenca pėr shtyp ėshtė mbajtur njė ditė para se tė zhvillohet gjyqi penal nė Gjykatėn Penale Ushtarake tė Selanikut ndaj autoriteteve ushtarake Greke. Ky ėshtė gjyqi i parė i kėtij lloji, i cili zhvillohet kundėr dhunės sė pėrdorur ndaj Z. Ēeka nė 8 mars tė vitit 2002.

 

Nė deklaratėn pėr shtyp, Z. Dimitras ka shprehur revoltėn e tij lidhur me disa fakte tė cilat janė interpretuar si veprime diskriminuese ndaj Z. Ēeka si, vėshtirėsia e Z. Ēeka pėr siguruar vizėn greke pėr tė dėshmuar nė gjyq.

Si pasojė e njė aksidenti tė mėparshėm qė ka patur, Z. Ēeka ėshtė kthyer nė invalid duke patur vėshtirėsi nė ecje. Megjithėkėtė,  atij nuk i ėshtė siguruar njė mjet lehtėsues transporti nė aeroportin e Athinės, ndėrkohė qė nė tė njėjtėn kohė pėr njė qytetar grek ky shėrbim ėshtė realizuar. 

 

Mė pas fjalėn e ka marrė Znj. Vasilika Hysi, Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar tė Helsinkit. Nė fjalėn e saj, ajo pasi ka falenderuar median e pranishme shprehu angazhimin e Komitetit Shqiptar tė Helsinkit qė nė bashkėpunim me Grupin Grek tė Helsinkit tė denoncojnė rastet e keqtrajtimit tė emigrantėve shqiptarė nga punonjėsit dhe policia greke.

 

Nė fjalėn e saj, Znj. Hysi shprehu shqetėsimin pėr ksenofobinė dhe albanofobinė e njė pjese tė qytetarėve Grekė ndaj emigrantėve shqiptarė. “Komiteti Shqiptar i Helsinkit nuk mbėshtet emigrantėt shqiptarė qė kryejnė krime, madje nė kėtė

aspekt, ata duhen vendosur para drejtėsisė, por gjithmonė kjo duhet bėrė duke respektuar tė drejtat qė njihen dhe sigurohen nga dokumentat ndėrkombėtarė dhe legjislacioni Grek. Rastet e keqtrajtimit tė emgirantėve shqiptarė vazhdojnė”, tha Znj. Hysi. Nė kėtė kuadėr Ajo pėrmendi rastet e fundit tragjike tė ndodhura nė Greqi siē ėshtė rasti i Luan Bėrdėllimės (vdekur nga keqtrajtimi qė i ka bėrė policia Greke) si edhe rasti i  Gramoz Palushit (vrarė pak ditė mė parė nė ishullin Zakinto tė Greqisė). 

 

Znj. Hysi shprehu shqetėsimin e saj pėr rastet e keqtrajtimit tė emigrantėve shqiptarė nė kufi, si edhe rastet e tjera flagrante tė shkeljes sė tė drejtave tė tyre nė proceset gjyqėsore, si dhėnia e dėnimeve mė tė ashpra pėr shqiptarėt sesa pėr Grekėt, pėr tė njejtat vepra penale. Gjithashtu Znj. Hysi shprehu edhe rastet e tjera tė shkeljes sė tė drejtave tė njeriut siē janė dėnimi i shqiptarėve nė Greqi pa avokat, dhėnia e njė pėrkthyesi i cili nuk di gjuhėn shqipe, etj.

 

Znj. Hysi u shpreh se Shqipėria dhe Greqia kanė shumė gjėra qė i bashkojnė. Emigrantėt shqiptarė nė Greqi dhe minoriteti Grek nė Shqipėri duhet tė shėrbejnė si ura lidhjeje dhe jo si ura ndarjeje ndėrmjet dy popujve. Ajo u shpreh se gjyqi qė do tė zhvillohet ditėn e nesėrme  i cili ėshtė gjyqi i parė deri mė sot ndaj shtetit Grek, do tė shėrbejė pėr tė minimizuar rastet e keqtrajtimit tė emigrantėve shqiptarė nė Greqi.

 

Mė pas fjalėn e ka marrė Z. Ferhat Ēeka i cili ka shpjeguar ngjarjen e ndodhur. Media ėshtė interesuar sidomos lidhur me faktin se ēfarė do tė kėrkojė Z. Ēeka nė senacėn e ditės sė nesėme. Z. Ēeka ka bėrė tė ditur se ai do tė kėrkojė ndėshkimin e fajtorėve si dhe dėmshpėrblimin material, moral dhe psikologjik.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007