|
SHKELJE E RĖNDĖ E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT
NGA AUTORITETET GREKE
20. 08. 2002
Nė pikat kufitare tė Kapshticės dhe tė Kakavijės ėshtė
krijuar njė situatė tepėr e rėndė. Me mijėra janė
emigrantėt shqiptarė qė kėrkojnė tė kthehen nė Greqi
duke patur me vete tė gjitha dokumentet pėrkatėse.
Autoritetet greke kanė treguar njė nėnvleftėsim tė
pashpjegueshėm tė kthimit tė emigrantėve shqiptarė nė
Greqi. Korrespondentja e KSHH nga Gjirokastra ka shkuar
nė vend dhe ka raportuar pėr mijėra vetė, tė rritur e
fėmijė, qė detyrohen tė kalojnė netė me radhė jashtė nė
qiell tė hapur. Kolonat e makinave arrijnė nė disa
kilometra. Nė kėto rrethana ka patur mjaft raste kur
njerėzit, veēanėrisht fėmijėt, nuk u kanė bėrė dot ballė
rrethanave tepėr tė vėshtira dhe ndėrhyrja nė kėto
kushte shėndetėsore ka qenė e nevojshme.
Autoritetet greke kanė kryer kėshtu shkelje flagrante
dhe tė rėnda tė tė drejtave tė njeriut duke marrė nėpėr
kėmbė rregullat mė elementare dhe duke i shkaktuar
vuajtje njė popullsie tė tėrė qė ėshtė pėrqendruar nė
pikat kufitare.
Nga ana e tyre, autoritetet shqiptare nuk kanė reaguar
nė kohėn dhe nė shkallėn e duhur dhe pėr pasojė nuk ka
pasur njė zgjidhje tė shpejtė tė problemeve. Gjithsesi
pėr situatėn e krijuar kanė pėrgjegjėsi tė caktuar edhe
autoritetet shqiptare, tė cilat nuk vepruan me
seriozitetin e duhur qė tė ndėrhynin me shpejtėsi pranė
autoriteteve greke pėr tė kėrkuar respektimin e tė
drejtave elementare tė emigrantėve. Mospėrfillja e
gjatė e autoriteteve greke u interpretua nė opinionin
publik si shfaqje e disa paragjykimeve raciste kundrejt
emigrantėve shqiptarė, shfaqje qė nuk mungojnė edhe
gjatė qėndrimit dhe punės sė tyre nė tokėn greke.
|