|
NJĖ AKT
TJETĖR DHUNE NGA ANA E POLICISĖ MAQEDONASE
27.11.2001
KSHH i
rikthehet edhe njė herė dhunės dhe sjelljes brutale tė
policisė maqedonase kundrejt qytetarėve shqiptarė qė
shkojnė nė Maqedoni nė rrugė tė ligjshme.
Nė KSHH u
paraqit Z. Xhevahir Spahiu, qė ėshtė edhe anėtar i
bordit tė kėtij Komiteti, pėr tė pėrcjellė ankesėn e njė
grupi njerėzish tė kulturės qė shkuan nė Tetovė pėr tė
marrė pjesė nė veprimtarinė kulturore "Ditėt e Naimit".
Nė grup bėnin pjesė poetėt Pano Taēi, Shane Muda dhe
aktori Mirush Kabashi. Kėta personalitete tė njohura tė
kulturės shqiptare janė ndalur nga policia pranė qytetit
tė Kėrēovės, ku janė mbajtur me orė tė tėra nė gjendje
arresti duke iu nėnshtruar njė hetimi tė vėrtetė me
pyetje provokative. Poetėt e indinjuar mė plot tė drejtė
e kanė quajtur arrestimin e tyre si "arrestim tė gjuhės
shqipe".
KSHH ka
pėrvojėn e vet tė hidhur me policinė maqedonase, kur
pėrfaqėsuesit e tij janė ndalur nė kufij pėr tė vetmen
arsye se kishin me vete botime nė gjuhėn shqipe, tė
cilat edhe u sekuestruan nga policia maqedonase. Nė
adresė tė kėtij Komiteti kanė mbėrritur edhe dėshmi tė
tjera tė njė keqtrajtimi tė tillė. Ky rasti i fundit
ėshtė edhe mė tepėr i rėndė sepse tregon qė kjo dhune
vazhdon edhe tani kur mund tė pritej njė atmosferė e re
si nė marrėdhėniet maqedono-shqiptare nė vetė Maqedoni
pas marrėveshjes sė Ohrit, ashtu edhe me shqiptarėt qė
shkojnė atje nga Shqipėria fqinje me mesazhe paqeje dhe
bashkėpunimi.
KSHH
bashkohet me indinjatėn e shprehur prej kėtyre
personaliteteve dhe njėherazi mendon se, me pėrmasat qė
ka marrė kjo dukuri, kjo sjellje brutale nuk duhet tė
mbetet si njė incident i radhės pa vėmendje, por
mendojmė se duhet tė shtrohet edhe nė planin zyrtar
midis dy vendeve.
|