|
VAZHDON BLLOKIMI I BOTIMEVE SHQIP NGA POLICIA MAQEDONASE
03.10.2002
Sipas njoftimeve tė fundit bėhet e ditur se policia
maqedonase nė kufi bllokon botimet ne gjuhėn shqipe.
Kėsaj radhe ėshtė fjala pėr gazetat qė udhėtarėt marrin
me vete kur shkojnė nė Maqedoni. Ēdo orvatje pėr tė
kaluar qoftė edhe njė numėr gazetė shqip ndesh nė
mohimin kėmbėngulės tė organeve kufitare maqedonase pėr
tė lejuar kalimin e tyre. Shumė prej atyre qė udhėtojnė
pėr nė Maqedoni kontrollohen rreptėsisht nė pikėn
kufitare dhe policia maqedonase ndalon ēdo kojpe gazete
nė gjuhėn shqipe.
Kjo nuk ėshtė njė praktikė e re. KSHH ka njė eksperiencė
tė hidhur lidhur me kėtė ēėshtje. Disa kohė mė parė me
dhjetra, kanė qenė vėllimet me dokumenta tė tė drejtave
tė njeriut qė janė sekuestruar nė pikėn kufitare tė Qafė
Thanės pėr tė vetmen arsye se dokumentat ishin tė
botuara nė pėrkthimin shqip. Ato nuk janė kthyer
asnjėherė. Ka patur edhe raste tė tjera tė kėsaj natyre.
Nuk kanė qenė tė rralla edhe rastet kur policia
maqedonase ka ndalur nė kufi drejtues tė institucioneve
shkencore dhe tė organizatave joqeveritare dhe i kanė
mbajtur nė kufi me orė tė tėra pėr tė kontrolluar sendet
e tyre personale.
Mund tė mendohej se nė situatėn e re tė krijuar pas
marrėveshjeve tė fundit pėr kapėrximin e krizės
maqedonase, marrėveshje qė pėr mė tepėr njohin
zyrtarisht barazinė e gjuhės shqipe kundrejt asaj
maqedonase, kėsaj praktike arbitrare do ti jepej fund
njė herė e pėrgjithmonė.
KSHH persėrit protestėn e tij pėr kėtė qėndrim
intolerant tė policisė maqedonase. Mund tė jetė rasti qė
ēėshtja tė shtrohet edhe nė rrugė zyrtare dypalėshe pėr
ti dhėnė fund censurės qė policia maqedonase vazhdon tė
ushtrojė kundrejt botimeve nė gjuhėn shqipe.
Nė tė njėtjėn kohė KSHH do ti drejtohet homologut
maqedonas Komitetit tė Helsinkit nė Shkup pėr ti
shprehur shqetėsimin e vet dhe pėr tė kėrkuar qė tė
ngrejė zėrin kundėr kėtij qėndrimi tė dhunshėm tė
policisė maqedonase.
|