|
EMIGRANTET
Rritja e
bashkėpunimit ndėrmjet institucioneve shtetėrore nė
nivel lokal nė luftėn kundėr migracionit tė parregullt
Organizuar nga
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Kukės, mė 28
shkurt 2008
Nė datėn 28
shkurt 2008, KShH organizoi nė rrethin e Kukėsit njė
tryezė tė rrumbullakėt me qėllim rritjen e
ndėrgjegjėsimit dhe tė bashkėpunimit ndėrmjet
institucioneve shtetėrore nė nivel vendor pėr tė
parandaluar dhe luftuar fenomenin e kalimit tė
paligjshėm tė kufinjve. Gjithashtu, tryeza synoi tė
rrisė bashkėpunimin e institucioneve shtetėrore vendore
me aktorė tė ndryshėm tė shoqėrisė civile pėr informimin
dhe sensibilizimin mė tė mirė tė qytetarėve mbi
mundėsitė e migracionit tė ligjshėm.
Roli
edukues i shkollės nė ndėrgjegjėsimin e tė rinjve pėr
parandalimin e migracionit tė parregullt
Organizuar nga Komiteti
Shqiptar i Helsinkit
Kukės, mė 27 shkurt 2008
Nė datėn 27 shkurt 2008,
Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi nė rrethin e
Kukėsit njė tryezė tė rrumbullakėt me temė Roli edukues
i shkollės nė ndėrgjegjėsimin e tė rinjve pėr
parandalimin e migracionit tė parregullt. Ndėrmarrja e
njė nisme tė tillė u krye nė pėrputhje me detyrimet e
parashikuara nė Planin Kombėtar tė Zbatimit tė
Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit si edhe nė kuadėr
tė misionit tė KShH pėr sensibilizimin e publikut nė
tėrėsi dhe tė rinjve nė veēanti me synim garantimin e
lėvizjes sė lirė e tė ligjshme tė qytetarėve si edhe pėr
parandalimin e migracionit tė parregullt.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ofron ndihmė ligjore falas nė
favor tė emigrantėve shqiptarė dhe personave tė kthyer
10.12.2007
Nė rast se
tė drejtat e emgirantėve shqiptarė shkelen nga
autoritetet shtetėrore shqiptare ose tė shteteve ku ata
jetojnė, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ofron
ndihmė ligjore falas. Ndihmėn ligjore e pėrfitojnė tė
gjithė emigrantėt shqiptarė dhe personat e kthyer qė
pretendojnė se tė drejtat e tyre nuk janė respektuar
gjatė procesit tė ripranimit.
KSHH-ja
ofron shėrbimet e mėposhtme:
-
Dhėnie
kėshillimesh ligjore pėr trajtimin e rasteve tė
keqtrajtimeve dhe mosrespektimit tė procedurave tė
ripranimit.
- Adresim
dhe ndėrmjetėsim tė ēėshtjeve pranė institucioneve
shtetėrore shqiptare dhe ndėrkombėtare. Nė bashkėpunim
me Grupin Monitorues tė Helsinkit Grek, pėrfaqėsim tė
ēėshtjeve tė emigrantėve shqiptarė nė Greqi para
gjykatave greke dhe nė raste tė caktuara para Gjykatės
Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut nė Strasburg.
Për tu ardhur në ndihmë imigrantëve shqiptarë dhe
shtetasve të huaj që kalojnë kufirin, KShH-ja ka
përgatitur një fletëpalosje. Në të përfshihen
informacione për të drejtën e lëvizjes së shtetasve
shqiptarë në kufi, për rolin e shërbimeve diplomatike
ose konsullore shqiptare jashtë Shqipërisë, për të
drejtat e trajtimit të shtetasve shqiptarë dhe të huaj
nga policia kufitare dhe emigracionit dhe procedurat që
mund të ndiqen.
FLETEPALOSJA
shqip
-
anglisht
- italisht
- greqisht
>>>Për
më shumë informacion <<<
PERFUNDIME TE VEZHGIMEVE TE KSHH-SE NE DISA PIKA
KUFITARE
Respektimi i të drejtave të emigrantëve shqiptarë në
pikat e kalimit të kufirit në fokusin e KShH-së
Për të kontribuar në realizimin e së drejtës së lëvizjes
së lirë të shtetasve shqiptarë dhe për respektimin e të
drejtave të tyre nga policitë e huaja dhe shqiptare, në
muajin prill 2006, Komiteti Shqiptar i Helsinkit,
nëpërmjet korrespodentëve të tij në rrethet Korçë,
Vlorë, Shkodër dhe Gjirokastër zhvilloi disa vëzhgime në
pikat e kalimit kufitar. Disa nga përfundimet e këtyre
vëzhgimeve do ti gjeni në raportin Më shumë
vëmendje për tarjtimin e emigrantëve shqiptarë në pikat
e kontroll kalimit kufitar
>>>Për
më shumë informacion <<<
|