|
Mbi vėzhgimin e kryer nga
KSHH nė pikėn e kalim kufirit Kapshticė
Nė datėn 19-21 Korrik Komiteti Shqiptar i
Helsinkit realizoi njė mision vėzhgimi nė pikėn e kalim-kufirit tė
Kapshticės. Qėllimi i kėtij misioni ishte mbledhja e tė dhėnave mbi
rastet e keqtrajtimit tė emigrantėve shqiptarė tė kthyer nga Greqia,
trajtimi i rasteve nga ana e policisė dhe Prokurorisė shqiptare,
bashkėpunimi i utoriteteve shqiptare me ato Greke, etj.
Gjatė kėtij misioni u zhvilluan takime me
pėrfaqėsues tė Komisariatit tė Bilishtit, komandantin e postės sė
kalim-kufirit Kapshticė si dhe u monitorua veprimtaria pranė kėsaj
pike. Gjithashtu u realizuan takime me pėrfaqėsues tė organit tė
Prokurorisė pranė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor tė Korēės.
Nė kuadėr tė monitorimit tė rasteve tė
keqtrajtimit tė emigrantėve shqiptarė nga policia Greke ka rezultuar
se pjesa mė e madhe e emigrantėve kalojnė nga pika e kalim-kufirit
Kapshticė; Komisariati i Bilishtit ėshtė institucioni pranė tė cilit
bėhen denoncimet e rasteve tė keqtrajtimit. Nga takimet e kryera me
pėrfaqėsues tė prokurorisė pranė gjykatės sė rrethit gjyqėsor tė
Korēės, KSHH u vu nė dijeni se pjesa mė e madhe e ēėshtjeve tė
filluara ishin pushuar pėr shkak tė mungesės sė tė dhėnave nga ana e
viktimave tė keqtrajtimit, pėr shkak tė denoncimit pas njė kohe
relativisht tė gjatė, gjė qė sjell edhe vėshtirėsi deri pamundėsi nė
provueshmėrinė e fakteve, si edhe pasi vepra penale e konsumuar
ishte rrahje. Gjithashtu pėrfaqėsuesit e kėsaj prokurorie u
shprehėn se mungesa e bashkėpunimit nga ana e organeve homologe
Greke ka sjellė si pasojė pengesa nė punėn hetimore deri edhe nė
pushimin e ēėshtjeve penale.
|