|
NJĖ RAST KEQTRAJTIMI TĖ RĖNDĖ NGA
POLICIA GREKE
Reagim i njė grupi gazetarėsh
KSHH ka marrė njė thirrje proteste
nga gazetarė tė shtypit dhe mediave tė prefekturės sė
Elbasanit. Aty shtrohet keqtrajtimi i rėndė, ēnjerėzor
qė i ėshtė bėrė njė djaloshi 15 vjeēar nga policia
greke, qė ka patur si pasojė paralizimin e tij. KSHH ka
reaguar edhe nė raste tė tjera kundėr brutalitetit dhe
akteve ēnjerėzore tė policisė greke nė dėm tė
emigrantėve shqiptarė veēanėrisht nė zonėn kufitare.
KSHH solidarizohet plotėsisht me
protestėn e gazetarėve tė Elbasanit dhe vendosi qė ta
pėrfshijė atė nė njė nga buletinet mujore, nėpėrmjet tė
cilave shkeljet e tė drejtave tė njeriut i bėhen tė
njohura si opinionit tė brendshėm edhe atij tė jashtėm.
Apel-Protestė
Ne, gazetarėt e Prefekturės Elbasan,
tė medias sė shkruar dhe vizive, lokale dhe qendrore,
shprehim keqardhjen tonė dhe njėkohėsisht dhe indinjatėn
njerėzore pėr aktin barbar dhe antinjerėzor tė kryer nga
policia greke nė afėrsi tė Kosturit, nė fund tė muajit
maj, ndaj emigrantėve shqiptarė. Rasti nė fjalė flet pėr
plagosjen me armė zjarri automatike tė 15 vjeēarit Afrim
Salla, i biri i Nezirit dhe Sultanes, nga fshati
Plangaricė i komunės Gracen, tė qarkut tė Prefekturės
Elbasan. Ky 15 vjeēar qė udhėtonte pėr tė gjetur punė
pėr bukėn e gojės, nė prani tė tė vėllait dhe tė
bashkėfshatarėve tė tjerė, ka mbetur nė vend i gjymtuar
nga njė plumb qė i ka pėrshkuar shtyllėn kurrizore duke
i prerė palcėn e kurrizit. Nė kėtė gjendje, pasi i ėshtė
hequr plumbi nė Kostur dhe ėshtė ēuar pėr mjekim nė
Selanik, pala greke nuk ka bėrė asnjė pėrpjekje pėr
normalizimin e pasojave qė vijnė nga kjo plagosje e
shkallės sė lartė e cila ka bėrė qė 15 vjeēari Afrim
Salla tė mbesė i paralizuar.
Apeli ynė dhe protesta jonė i
drejtohet opinionit publik shqiptar kudo qė ndodhet ai,
se shqiptarėt nuk janė kuaj qė duhen asgjėsuar, por janė
njerės qė kėrkojnė tė drejtat e tyre. Pėr kėtė,
protestojmė ndaj qeverisė greke e cila ka heshtur dhe
nuk ka mbajtur asnjė qendrim ndaj shkaktarėve qė i
sollėn sakatosjen 15 vjeēarit Afrim Salla, kėtij
minoreni qė e ka emrin njeri. Ne gjithashtu i bėjmė apel
qeverisė shqiptare qė tė protestojė pranė ambasadės sė
qeverisė greke nė Tiranė pėr tė dėnuar aktin anti
njerėzor tė policisė greke, si i paprecedent pėr njė
shtet qė pretendon se mbron tė drejtat e njeriut.
Ne u bėjmė apel institucioneve
shtetėrore, komunės, qarkut, prefekturės, por edhe
institucioneve tė larta tė shtetit, si edhe tė gjithė
institucioneve humanitare, joqeveritare, qė tė tregojnė
kujdesin njerėzor ndaj njė 15 vjeēari, gjendja e tė
cilit kėrkon ndėrhyrje tė specializuar mjekėsore nė
qendra profesionale rehabilitimi jashtė shtetit.
Ėshtė nė nderin e ēdo qytetari dhe
tė ēdo shqiptari tė ngrejė zėrin pėr kėto raste
flagrante, kur policia greke vret shqiptarėt. Pėr njė
rast tė tillė, nga ana e qeverisė greke, do tė ishte
trokitur deri nė portat e OKB-sė, nė tė kundėrt kjo nuk
bėhet pėr njė shqiptar. Pėr kėto arsye, ne gazetarėt
bėjmė kėtė apel-protestė si shenjė humanizmi pėr tė
mbrojtur jetėn e njė njeriu, tė njė 15 vjeēari qė e ka
emrin shqiptar.
Ftojmė tė gjithė tė interesuarit tė
shprehin mirėkuptimin ndaj kėtij minoreni qė sot vuan jo
pėr faj tė tij. Ai pret ndoshta edhe ndihmėn e zotit,
dhe tė secilit prej nesh.
Gazetarėt nėnshkrues:
Hyqmet
Zane TV Dardan, "RD"
Besim Dybeli
Koha Jonė
Gentiana Skura
Top Albania Radio, Gazeta Shqiptare
Fatmir Musai
Fatos Salliu
TV Klan
Denada Shkodrani
ATSH/ Radio +2
Shpėtim Hala
TV Dardan, Elbasan
Soni Kurani
"Shekulli"/ TV Skampa
Emin Kociu
TNSH/ "Gazeta Shqiptare"
Pėllumb Zekthi
"Republika"
Florenc Valva
Aleko Likaj
"Koha Jonė"
Vladimir Mema
TV Arbėria
Gazmend Janku
ETV
Sulejman Haxhihasani
TVSH
Tamar Jalldoshi Gazeta "Elbasani"
|