|
|
NJĖ SHTETAS SHQIPTAR, VIKTIMĖ E
PARAGJYKIMEVE
RACISTE NĖ GREQI
(Denoncim i Amnesty International)
Mirditori 28 vjeēar Zef Gjoni nga
qyteti i Rrėshenit, mbas 8 vjet pune nė Greqi, krejt pa
pritur, si rezultat i njė padie tė rreme qė i bėri ish
bashkėshortja greke, pėr motive thjesht hakmarrėse, bie
preh edhe i sjelljeve raciste.
Gjykata e Lartė greke, pasi shqyrtoi
ankesėn e 28- vjeēarit, vėrtetoi se gjatė periudhės qė
ėshtė mbajtur nė izolim si i paraburgosur, mbi shtetasin
shqiptar Zef Gjonaj ėshtė ushtruar dhunė fizike dhe
psikologjike, e shoqėruar herė pas here edhe me sjellje
raciste. Por Gjykata e Selanikut megjithėse i dha
pafajėsinė pėr akuzėn e ngritur ndaj tij, nuk e
dėmshpėrbleu materialisht pėr kohėn e qėndrimit si i
paraburgosur.
Historia
Ndėrsa familja Gjonaj me 7 anėtarė la
Rrėshenin pėr t'u vendosur nė Tiranė, djali i vogėl i
familjes Zefi, megjithėse nuk i kishte mbushur ende 19
vjeē, mori nė kėmbė rrugėn e emigracionit. "Ishte maji i
vitit 1992, kur bashkė me 3 shokė nga Rrėsheni dhe 2
kushėrinj nga Rubiku vendosėm tė ikim nė Greqi. Me vete
mora vetėm 10 mijė lekė tė vjetra, tė cilat mė mjaftuan
deri sa mbėrrita nė Kapshticė"- tregon Zefi fillimin e
aventurės sė tij, e cila sigurisht qė nuk pėrfundoi kėtu.
Mė pas vijojnė peripecitė pėr tė filluar njė punė dhe
pėr tė gjetur njė strehė. Me rrėfimin e tij Zefi tregon
edhe pėr dashurinė qė lindi nė Selanik me greken
Anastasi. Ndėrkohė qė nė Shqipėri, viti 1997 ishte e
mbrapshtė, pėr Zefin dashuria e tij nė muajin Mars
kurorėzohet me martesė. "Meqė unė nuk hoqa dorė nga
religjioni im katolik, ku m'u kėrkua tė konvertohesha nė
ortodoks, celebrimin e bėmė vetėm nė njė zyrė tė
gjendjes civile, duke shmangur kurorėzimin nė kishėn
greke" thotė Zefi, i cili rrėfimin e tij e vazhdon me
zėnkat qė filluan mbas dy vjetėsh martese.
Mosmarrėveshjet nė familje kishin mbėrritur nė njė
gjendje kritike, kėshtu Zefi kėrkoi t'i jepej fund
kėsaj gjendjeje dhe i pari kėrkoi shkurorėzimin. Vetėm
njė javė mbas divorcit Zefi vjen nė Shqipėri pėr punė.
Kur kthehet nė Greqi policia greke e vendos nė pranga.
Ish-bashkėshortja kishte bėrė kallėzimin nė policinė
greke. Zefi akuzohej pėr veprėn ordinere tė grabitjes.
Akuza e rreme
"Kjo akuzė e rreme mė bėri qė unė tė
vuaja dy muaj nė qelitė e policisė sė Selanikut. Nė qeli
fyesha me akuza nga mė tė ndryshmet dhe sharje nga mė
banalet. Mė lidhnin nė kėto qeli dhe mė tundonin duke mė
lėnė nė tokė ushqime tė shijshme dhe cigare, tė cilat
nuk mund t'i merrja, rrėfen Zefi. Gjatė kohės qė punova
nė Greqi i kisha mundėsitė financiare pėr tė bėrė
ankesat nė nivelet e tjera tė Gjykatės Greke. Me ndihmėn
e paēmueshme tė avokatit tė njohur grek Stefanopulos,
Gjykata e Lartė nė Athinė pasi vėrteton ankesėn e 28
vjeēarit, vendos zhdėmtimin prej 13 milion dhrahmish.
Pėrfundimi
Vetėm tre ditė mė parė Zef Gjonaj
kthehet nga Greqia. Nė doganėn e Kapshticės kryen
veprimet pėr zhdoganimin e njė sėrė sendesh qė kishte
sjellė nga toka helene. Zefi ka vendosur qė jetėn e tij
ta vazhdojė pranė familjes nė kryeqytet. "Me kapitalin
qė fitova me punė edhe me dėmshpėrblimin e Gjykatės
Greke, si dhe me ndihmėn e dy vėllezėrve mė tė mėdhenj
do tė filloj njė aktivitet tregtar ose investim nė
Tiranė. Edhe kėtu tashmė mund tė fitosh" - pėrfundon
rrėfimin Zef Gjonaj.
|