Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.
Pėr tė paraqitur pėrfundimet dhe rekomandimet qė ka
nxjerrė nga ky studim i legjislacionit dhe i praktikės
sė ekzekutimit tė vendimeve penale, KSHH organizoi mė 19
shkurt 2004, njė tryezė tė rrumbullakėt nė tė cilėn
ishin tė ftuar ekspertė tė fushės sė ekzekutimit tė
vendimeve penale. Nė kėtė tryezė ishin tė pranishėm
pėrfaqėsues tė lartė tė gjykatės sė rrethit gjyqėsor
Tiranė, zyrat e pėrmbarimit pranė rretheve gjyqėsore
Tiranė dhe Durrės, Avokati i Popullit, Drejtoria e
Pėrgjithshme e Burgjeve, Institucioni i Riedukimit 313,
Ministria e Rendit Publik, shoqėria civile, etj. Kjo
tryezė shfaqi interes sidomos pėr ato institucione tė
cilat janė tė pėrfshira nė zinxhrin e ekzekutimit tė
vendimeve penale.
Disa nga pėrfundimet dhe rekomandimet kryesore tė
paraqitura nė kėtė tryezė ishin:
Legjislacioni dhe praktika e ekzekutimit tė vendimeve
penale
Legjislacioni shqiptar nė kėtė fushė ka ende nevojė pėr
pėrmirėsime dhe pėr hartimin e disa akteve normative tė
munguara, me qėllim qė tė respektohen mė mirė tė drejtat
e shtetasve dhe tė parandalohen shfaqjet abuzive dhe
korruptive nė kėtė sistem.
Praktika e ekzekutimit tė vendimeve penale
tė formės sė prerė tregon se ka raste kur ligjet nuk
njihen ose/dhe nuk kuptohen sa dhe si duhet; nuk
vlerėsohet rėndėsia e kėsaj faze tė procedimit, nuk
ushtrohen funksionet e caktuara me ligj. Mbikqyrja e
ekzekutimit dhe e vuajtjes sė dėnimit lė shumė pėr tė
dėshiruar.
Nė mjaft raste shkelen afatet e ekzekutimit tė
vendimeve penale duke shkelur nė kėtė mėnyrė tė drejtat
e personave dhe duke nxitur veprimet korruptive.
Trajtimi i personave tė dėnuar gjatė
ekzekutimit tė vendimeve penale
Nga vėzhgimet, takimet e drejtėpėrdrejta me tė dėnuar,
sinjalizimet, letrat dhe ankesat e tyre rezulton se
prokuroria dhe gjykatat nuk kontrollojnė/mbikqyrin, nė
nivelin e kėrkesave tė kėrkuara nga ligji, ekzekutimin e
vendimeve penale me burgim.
Praktika gjyqėsore ka treguar se gjykata, jo
nė pak raste, nuk pėrmbush detyrimin ligjor pėr dėrgimin
e vendimit gjyqėsor tė formės sė prerė nė prokurori
brenda afateve tė pėrcaktuara me ligj. Gjithashtu, nuk
ushtron funksionin mbikėqyrės/ kontrollues tė
drejtpėrdrejtė lidhur me vuajtjen e dėnimit me burgim nė
institucionet pėrkatėse. Njė ndėr arsyet, sipas mendimit
tonė, ėshtė se gjykatat nuk kanė njė ndarje/seksion qė
tė mbulojė kėtė natyrė ēėshtjesh.
Duhen pėrmirėsuar kushtet e punės nė
procesin e vlerėsimit tė tė dėnuarit, ambjentet e
pranimit tė tyre dhe ekipet e vlerėsimit, nė
institucionet e vuajtjes sė dėnimit.
Cilėsia e ushqimit ėshtė e dobėt. Tė dėnuarit qė nuk
vizitohen nga familjarėt e tyre nuk marrin kaloritė e
nevojshme tė parashikuara nga ligji.
Trajtimi i tė miturve lė shumė pėr tė dėshiruar. Masat
edukative nuk mund tė zbatohen pasi nuk ėshtė ngritur
ende njė institucion edukativ pėr tė miturit qė kryejnė
vepra penale dhe dėnohen me masa edukuese. Nė vendet e
paraburgimit dhe nė burgje duhet tė krijohen kushte dhe
hapėsira mė tė pėrshtatshme pėr trajtimin e tė miturve.
Nė disa institucione nuk garantohet gjithnjė
e drejta pėr kujdes shėndetėsor pėr shkaqe tė ndryshme.
Kryesisht, mungojnė mjekėt specialistė, mungojnė
ambjentet e pėrshtatshme pėr trajtim shėndetėsor,
mungojnė paisjet dhe aparaturat e nevojshme, etj.
Praktika tregon se tė sėmurėt mbahen nė
Seksionin e Psikiatrisė nė Spitalin e Burgut. Ministria
e Shėndetėsisė dhe Ministria e Drejtėsisė nuk kanė
pėrmbushur detyrimin ligjor pėr hartimin dhe miratimin e
njė rregulloreje tė pėrbashkėt pėr masat e sigurimit qė
duhet tė merren nga organet e ngarkuara pėr ruajtjen e
personave me masa mjekėsore dhe nuk kanė pėrcaktuar njė
institut tė veēantė pėr personat e papėrgjegjshėm.
Tė dėnuarit ushtrojnė shumė pak tė drejtėn e
ankimit. Lidhur me rivendosjen e tė drejtave tė tyre tė
shkelura nga burgimi i padrejtė kanė kaluar tetė vjet
dhe akoma ligjėvėnėsi nuk ka hartuar dhe miratuar ligjin
Pėr kompensimin pėr burgim tė padrejtė, si njė ligj i
posaēėm.
Politika penale qė zbatojnė gjykatat
shqiptare
Politika penale e gjykatave shqiptare ėshtė pothuajse e
drejtuar drejt dėnimit me burgim.
Dėnimet alternative tė dėnimit me burgim dhe
masa edukuese pėr tė miturit zbatohet rrallė. Nė kėtė
drejtim mungojnė masat nėnligjore.
Deri mė sot nuk ka njė bashkėpunim tė mirė
tė gjykatės me bashkitė nė lidhje me dėnimet plotėsuese
tė vendimeve tė formės sė prerė, ku gjykata ėshtė
shprehur pėr punė nė interes si dhe ndėrmjet Drejtorisė
sė Pėrgjithshme tė Burgjeve dhe organeve tė qeverisjes
vendore lidhur mė pėrgatitjen e lirimit tė tė dėnuarve.
Lidhur me dėnimin me gjobė praktika tregon
zyrat e pėrmbarimit jo nė pak raste nuk bėjnė pėrpjekjet
e duhura ligjore pėr ekzekutimin e detyrueshėm tė
dėnimit me gjobė, tė shpenzimeve procedurale, etj, pasi
ato nuk kryejnė verifikime tė tė ardhurave financiare,
ekonomike tė personit.
Pėr tė forcuar angazhimin e gjykatės nė
ekzekutimin e vendimeve penale rekomandojmė, qė nė
gjykatat e rretheve gjyqėsore tė mėdha ku ka edhe
institucione tė vuajtjes sė dėnimit me burgim, tė
caktohet njė seksion ose njė gjyqtar i specializuar pėr
tė mbuluar rastet e gjykimeve nė fazėn e ekzekutimit tė
dėnimeve penale dhe pėr tė mbikėqyrur ekzekutimin e
dėnimeve me burgim.
Nevojitet pėrmirėsimi i mėtejshėm i mėnyrės
sė mbajtjes sė dokumentacionit lidhur me menaxhimin e
vendimeve penale tė formės sė prerė nė Gjykatė,
Prokurori, nė Zyrėn e Pėrmbarimit dhe nė Polici ka
krijuar probleme.
Krahas bashkėpunimit ndėrmjet institucioneve,
ka rėndėsi bashkėpunimi me organizatat jofitimprurėse qė
kanė luajtur dhe luajnė njė rol aktiv vėzhgimi dhe nė
pėrmirėsimin e legjislacionit nė kėtė fushė.
Njė informacion mė tė zgjeruar dhe tė hollėsishėm ju do
tė mund ta gjeni nė publikimin e kėtij studimi, qė
pritet tė dalė sė shpejti nga Komiteti Shqiptar i
Helsinkit.