|
Letër
e KSHH Drejtuar Komisioneve Parlamentare
KOMITETI SHQIPTAR
Qendra e Studimeve Parlamentare
I
HELSINKIT
Center for Parliamentary Studies
Drejtuar:
Z. Spartak Ngjela
Kryetar i Komisionit për
Çështje Ligjore, Administratës Publike dhe të
Drejtave të Njeriut
Z. Leonard Demi
Kryetar i Komisionit për
Sigurinë Kombëtare
Znj. Valetina Leskaj
Kryetare e Komisionit për
edukimin dhe mjetet e informimit
Nga:
Prof.as.dr. Vasilika Hysi
Drejtore Ekzekutive
Komiteti Shqiptar i
Helsinkit
Z. Sokol Berberi
Drejtor Ekzekutiv
Qendra për Studime
Parlamentare
Tiranë, më 27 shkurt 2006
Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Qendra për Studime
Parlamentare, mbasi u njohën me projektligjin Për
disa ndryshime në ligjin Nr. 8457, datë 11.2.1999
Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror e
panë të nevojshme që paraprakisht të parashtrojnë
para komisioneve që Ju drejtoni observacionet e
mëposhtme:
1. Në këtë
projekt, është parashikuar tu bëhen shtesa neneve
1, 2 dhe 3 të ligjit Nr. 8457, datë 11.2.1999 dhe
ndryshime neneve 23, 24 dhe 27 të po këtij ligji. Në
nenin 3 të ligjit Nr. 8457, datë 11.2 1999 Për
informacionin e klasifikuar sekret shtetëror
parashikohet: Sekreti shtetëror në bazë të
përmbajtjes, të vlerave dhe interesit shtetëror,
klasifikohet në njërin nga tre nivelet e mëposhtme:
a) Tepër
sekret kur ekspozimi i paautorizuar mund ti
shkaktojë dëme veçanërisht të rënda sigurisë
kombëtare;
b)
Sekret kur ekspozimi i paautorizuar mund ti
shkaktojë dëme serioze sigurisë kombëtare;
c)
Konfidencial kur ekspozimi i paatorizuar mund
ti shkaktojë dëme sigurisë kombëtare.
Mbas shkronjës
c të nenit të mësipërm është shtuar paragrafi: I
kufizuar, kur ekspozimi i paautorizuar mund ti
shkaktojë dëme veprimtarisë normale të shtetit dhe
interesave apo efektivitetit të institucioneve
shtetërore.
Ne
mendojmë se, nga shtesat dhe ndryshimet e mësipërme,
shtesa që mendohet ti bëhet nenit 3 të ligjit Nr.
8457, është serioze, mjaft e diskutueshme dhe mund
të sjelle një kufizim të pajustifikuar të së drejtës
kushtetuese të informimit.
Së
pari, në nenin 3 të ligjit që përmendëm më lart,
jepen nivelet e klasifikimit të sekretit shtetëror
d.m.th. bëhet klasifikimi i tyre, në tre nivelet
pavarësisht nga dëmi që mund ti shkaktohet
(veçanërisht i rëndë, dëm serioz apo dëm)
bëhet fjalë për sigurinë kombëtare. Madje, me qëllim
ligjbërësi në paragrafin e parafundit të nenit 3 të
ligjit Nr. 8457 theksoi se për përcaktimin e
sekretit shtetëror nuk do të përdoret asnjë term
tjetër.
Së
dyti, megjithëse neni 2 i projektit shtesën që synon
ti bëjë nenit 3 të ligjit Nr. 8457, e përfshin në
vazhdim të tre niveleve të klasifikimit të sekretit
shtetëror, ndryshe nga këto tre nivele, në këtë
shtesë nuk përmendet dëmi që në këtë rast mund ti
shkaktohet sigurisë kombëtare. Dëmi që mund ti
shkaktohet veprimtarisë normale të shtetit dhe
interesave apo efektivitetit të institucioneve
shtetërore nuk mund të njësohet me dëmin që mund
ti shkaktohet sigurisë kombëtare. Në qoftë se do
të miratohej ky ndryshim, duke pasur parasysh
mënyrën e formulimit dhe hapësirën subjektive të
zbatimit në praktikë, mendojmë se do të cënohej e
drejta e informimit të qytetarëve për veprimtarinë
shtetërore, e drejtë kjo themelore për demokracinë.
E drejta e informimit garantohet nga neni 10 i
Konventës Europiane, neni 23 i Kushtetutës të
Republikës së Shqipërisë dhe ligji Nr. 8503, datë
30.6.1999 Për të drejtën e informimit për
dokumentat zyrtare
Së
treti, në një shoqëri demokratike sic jemi sot,
respektimi i lirisë së shprehjes dhe të drejtës së
informimit kërkon që kufizimi i tyre të jetë
rigorozisht i përcaktuar në ligj dhe vetëm kur ai
është i domosdoshëm për sigurimin kombëtar,
sigurimin publik, mbrojtjen e rendit dhe
parandalimin e krimit, ruajtjen e shëndetit ose
moralit, mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të
tjerëve. Vlen të përmendet se ligji Nr. 8457, datë
11.2.1999 Për informacionin e klasifikuar sekret
shtetëror është specifik, sepse ekzpozimi i
paautorizuar i të dhënave që kanë lidhje me të mund
ti sjellë dëme sigurisë kombëtare.
2.
Në projektligjin në fjalë nuk përcaktohet organi dhe
nuk parashikohet një procedurë e qartë lidhur me
kualifikimin e një informacioni si Informacion i
kufizuar. Fakti që në paragrafin e fundit të nenit
7 të ndryshuar thuhet se: Ministritë dhe
institucionet shtetërore mbrojnë informacionin e
klasifikuar të NATO-s, shteteve të tjera dhe
organizatave ndërkombëtare, në përputhje me
standartet që sigurojnë shkallë mbrojtje të njëjtë
me atë që kërkohet nga NATO, shteti apo organizata
ndërkombëtare nuk do të thotë se organet e
mësipërme kanë edhe të drejtën e klasifikimit I
kufizuar. Në qoftë se hartuesit e projektit, nuk e
kanë parë të arsyeshme që ta parashikonin këtë në
projekt, sepse për autoritetin klasifikues bëhet
fjalë në nenin 4 të ligjit Nr. 8457, mendojmë se kjo
nuk do të ishte e justifikueshme pikërisht për
faktin sepse autoritetet për klasifikimin e
informacionit, siç janë Presidenti, Kryeministri
etj., konsiderohen si autoritete të klasifikimit
origjinal d.m.th. të klasifikimit të parë që
gjithmonë ka të bëjë me dëmin që mund ti shkaktohet
sigurimit kombëtar.
3.
Vlen të përmendet gjithashtu se dëmet e veprimtarisë
normale të shtetit si edhe interesave apo
efektivitetit të institucioneve shtetërore mund të
shkaktohen edhe për shkak të faktorëve të tjerë që
mund të mos kenë lidhje me sigurimin kombëtar kështu
p.sh. për shkak të korrupsionit, të konfliktit të
interesave, të kryerjes së veprave kriminale, të
moszbatimit rigoroz të ligjeve etj. Lidhur me këtë,
mendojmë se është mjaft domethënëse ajo që thuhet në
nenin 10 të ligjit Nr. 8457, datë 11.2.1999 Për
informacionin e klasifikuar sekret shtetëror, se:
Ndalohet klasifikimi i një informacioni kur ai
bëhet me qëllim që të fshehë dhunimin e ligjeve,
paefekshmërinë apo gabimet e administratës, ti
privojë të drejtën një personi, institucioni apo
organizate, të pengojë apo vonojë dhënien e
informacionit që kërkon mbrojtje në interes të
sigurimit kombëtar. Përmbajtja e nenit të mësipërm
mund të ishte një paralajmërim shqetësues se shtesa
që kërkohet ti bëhet nenit 3 të ligjit duhet
vlerësuar me seriozitetin e duhur dhe objektivitetin
e nevojshëm me synim parandalimin e pasojave të
dëmshme, e kufizimit të së drejtës së informimit. Në
këtë vështrim, vlen ti referohemi edhe paragrafit
të dytë të nenit 1 të ligjit Nr. 8457, ku
shprehimsiht thuhet se: Shteti është zotërues i
vetëm i sekreteve shtetërore, duke rregulluar këtë
të drejtë me të drejtën e publikut për tu njohur me
veprimtarinë e tij. Kjo do të thotë se edhe
kufizimi i sekretit shtetëror duhet të jetë i
balanuar me të drejtën për informim si edhe me të
drejtën e publikut për tu informuar. Kufizimi pra
duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka
diktuar atë.
4.
Për të drejtën e informimit është krijuar dhe një
jurisprudencë e pasur nga Gjykaka Europiane e të
Drejtave të Njeriut. Kjo jurisprudencë ka një vlerë
kushtetuese në kontekstin shqiptar. Gjykata
Europiane e të Drejtave të Njeriut është treguar
mjaft e vëmendëshme dhe në të njëjtën kohë edhe
rigoroze në interpretimin dhe respektimin e nenit 10
të Konventës Europiane (Liria e Shprehjes). Është
detyra e shtypit - thuhet në një nga vendimet e saj
të japë informacione dhe ide mbi çështje politike
dhe ato në fusha të tjera të interesit publik. Jo
vetëm shtypi ka të drejtë të japë informacion, por
edhe publiku ka të drejtë ti marrë ato. Gjykata e
të Drejtave të Njeriut ka përcaktuar rregulla të
interpretimeve strikte të kufizimeve të mundshme që
parashikon paragrafi i dytë i nenit 10 të Konventës
kështu p.sh. në çështjen Sunday Times kundër
Mbretërisë së Bashkuar ajo u shpreh: Interpretimi
strikt do të thotë që asnjë kriter tjetër, përveç
atyre të përmendura në vetë klauzolën e
përjashtimeve nga rregulli, nuk mund të jenë në bazë
të çdo kufizimi dhe këto kritere, nga ana tjetër
duhet të kuptohen në mënyrë të tillë që gjuha të mos
shtrihej përtej kuptimit të saj të zakonshëm (raport
i Komisionit 18 Maj 1977, paragrafi 194-195, Gjykata
Europiane e të Drejtave të Njeriut, Seria B, Nr. 28,
faqe 64).
Ne
jemi të gatshëm që këto qëndrime dhe pretendime ti
prezantojmë dhe në një seancë dëgjimore në
Komisionin që Ju drejtoni, nëse konsiderohet e
nevojshme.
Me respekt,
Prof. as. dr. Vasilika HYSI
Sokol
BERBERI
Drejtore ekzekutive
Drejtor ekzekutiv
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Qendra për Studime
Parlamentare
|