|
Letėr drejtuar Kryetarit tė Kuvendit tė Shqipėrisė
Drejtuar: Z. Servet Pėllumbi
Kryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė
Kuvendi i Shqipėrisė
Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Qendra pėr Nisma Ligjore Qytetare
Qendra pėr Studime Parlamentare
Shoqata pėr Kulturė Demokratike
Qendra Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut
Lėnda: Propozim pėr ndryshimin e nenit 95/2 tė Kodit Zgjedhor
Tiranė, mė 3 Mars 2005
I nderuar Z. Pėllumbi,
Komiteti Shqiptar i Helsinkit nė datėn 2 Mars 2005, organizoi njė tryezė tė rrumbullakėt me pėrfaqėsues tė OJF-ve, tė disa institucioneve shtetėrore si edhe me specialistė tė fushave tė ndryshme. Qėllimi i kėsaj tryeze ishte njohja e
disa prej ndryshimeve qė i janė bėrė Kodit Zgjedhor me ligjin Nr. 9341, datė 10.1.2005.
Nė kėtė takim disa pėrfaqėsues tė OJF-ve shprehėn shqetėsimin lidhur me pėrmbajtjen e nenit 95/2 tė Kodit Zgjedhor, ku bėhet fjalė pėr ngritjen e
grupeve tė numėrimit tė votave. Nė kėtė dispozitė thuhet: Pėr numėrimin e votave nė rang njėsie zgjedhore, me vendim tė KZZ-sė ose KZQV-ve, jo mė vonė se dy orė para mbylljes sė votimit
caktohen deri nė 5 grupe numėrimi dhe njė sekretar pėr secilin. Nė po kėtė dispozitė theksohet se: Kryetari, zėvendėskryetari, anėtarėt dhe sekretari i grupit tė numėrimit
caktohen sipas procedurave dhe kritereve tė pėrcaktuara pėr KZZ-tė
.
Pėrfaqėsuesit e OJF-ve tė pranishme nė kėtė tryezė mbasi e diskutuan kėtė ēėshtje vendosėn ti drejtohen Kuvendit tė Shqipėrisė me sugjerimin pėr
ndryshimin e nenit 95/2 tė Kodit Zgjedhor duke parashtruar argumentat e mėposhtme:
-
Nėqoftėse grupet e numėrimit tė votave do tė ngrihen jo mė vonė se dy orė para mbylljes sė votimit (ashtu siē parashikohet nė ligj) trajnimi i anėtarėve do tė ishte tepėr i vėshtirė pėr tė mos thėnė i pamundur ose do tė kryehej njė trajnim formal dhe jo cilėsor, gjė qė do tė shoqėrohej me pasoja tė dėmshme.
-
Ligjvėnėsi nuk ka parashikuar asnjė afat deri kur partitė politike pėrkatėse duhet tė bėjnė propozimet pėr anėtarė tė kėtyre grupeve. Vlen tė pėrmendet se nėqoftėse ēdo KZZ do tė caktonte 5 grupe plus sekretarin e kėtij grupi del qė pėr 100 zonat do tė duhen 4000 persona.
Nė kėtė drejtim, edhe nė kėto zgjedhje kemi pėrvojė negative. Kėshtu, nė ligj thuhet se KZZ-tė ngrihen jo mė vonė se data 3 Mars 2005, ndėrsa nė fakt deri mė sot partitė nuk kanė paraqitur propozimet e tyre.
-
Grupet e numėrimit tė votave ngrihen sipas procedurave dhe kritereve tė pėrcaktuar pėr KZZ-tė qė parashikohen nė nenet 34, 34/1 dhe 34/2 tė Kodit Zgjedhor, ndėrsa KQZ-ja siē pėrmendet nė pikėn 5 tė nenit 34 tė Kodit, emėron anėtarėt e KZZ-ve jo mė vonė se 15 ditė nga paraqitja e propozimeve kur konstaton se ato janė nė pėrputhje me
dispozitat pėrkatėse tė Kodit Zgjedhor.
Nė kėtė vėshtrim, jemi tė shqetėsuar edhe pėr faktin se KZZ-tė nuk do tė kenė mundėsi tė verifikojnė nėse anėtarėt e grupeve tė numėrimit tė
votave dhe sekretarėt e tyre i plotėsojnė ose jo kriteret dhe kushtet e parashikuara nė dispozitat e mėsipėrme. Mungesa e njė verifikimi tė tillė mund tė shoqėrohet gjthashtu me pasoja tė dėmshme.
Janė pikėrisht arsyet e mėsipėrme qė pėrfaqėsuesit e disa OJF-ve e panė tė arsyeshme ti drejtohen Kuvendit tė Shqipėrisė qė tė shqyrtojė mundėsinė e ndryshimit tė pikės 1 tė nenit 95 tė Kodit Zgjedhor si mė poshtė: Me
numėrimin e votave nė rang njėsie zgjedhore me vendim tė KZZ-sė ose KZQV-sė caktohen deri nė 5 grupe numėrimi me shtatė anėtarė dhe njė sekretar secili. Ēdo grup numėrimi numėron votat e tė paktėn 3 qendrave tė votimit. Propozimet pėr anėtarė tė grupeve nga partitė politike pėrkatėse bėhen jo mė vonė se 40 ditė para ditės sė zgjedhjeve, ndėrsa vendimi pėr
caktimin e tyre, KZZ-tė e marrin brenda 10 ditėve nga paraqitja e propozimeve.
Nisur nga dėshira pėr mbarėvatjen e procesit zgjedhor duke e konsideruar numėrimin e votave si njė moment mjaft tė rėndėsishėm dhe delikat, shprehim
paraprakisht besimin se sugjerimi ynė do tė bėhet objekt shqyrtimi.
Me respekt tė veēantė:
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Qendra pėr Nisma Ligjore Qytetare
Qendra pėr Studime Parlamentare
Shoqata pėr Kulturė Demokratike
Qendra Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut
|