|
Letėr
e hapur
Shqetėsim
, ēėshtja
e gjuhės sė urrejtjes, e fyerjeve nga mė tė rėndomtat, e
akuzave nga mė monstruozet qė pėrdoren nė seancat
parlamentare
Drejtuar:
Z. Servet Pėllumbi
Kryetar i
Kuvendit tė Shqipėrisė
Z. Teodor
Laēo
Kryetar i Grupit Parlamentar
Liberal Demokrat
Z. Uran Metko
Kryetar i
Grupit Parlamentar i Ballit Kombėtar
Z. Preē Zogaj
Kryetar i
Grupit Parlamentar Aleanca pėr Demokraci
Z. Fatmir
Mediu
Kryetar i
Grupit Parlamentar i Partisė Republikane
Z. Eqerem
Spahiu
Kryetar i
Grupit Parlamentar i Lėvizjes sė Legalitetit
Z. Ndue Preka
Kryetar i
Grupit Parlamentar Tė Gjelbėrit
Z. Ligoraq
Karamelo
Kryetar i
Grupit Parlamentar tė Qendrės Liberal Demokrate
Z. Gaqo
Apostoli
Kryetar i
Grupit Parlamentar tė Partisė Socialdemokrate
Z. Nard Ndoka
Kryetar i
Grupit Parlamentar tė Partisė Demokrate
Z. Bamir Topi
Kryetar i
Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike
Z. Gramoz
Ruēi
Kryetar i Grupit Parlamentar tė
Partisė Socialiste
Tiranė, mė 17 Maj 2004
Kjo ėshtė hera e dytė qė organizatat tona ju drejtohen
Juve Zoti Kryetar i Kuvendit dhe juve zotėrinj deputetė,
kryetarė tė grupeve parlamenatre pėr njė problem qė
vazhdon tė jetė shqetėsues. Ėshtė ēėshtja e gjuhės sė
urrejtjes, e fyerjeve nga mė tė rėndomtat, e akuzave nga
mė monstruozet qė pėrdoren nė seancat parlamentare. Nė
kėto kushte nuk mund tė flitet jo mė pėr respektimin e
parimit tė prezumimit tė pafajėsisė, por as pėr etikėn
mė elementare.
Tė nderuar deputetė:
Pluralizmi demokratik qė gjen shprehjen edhe nė
zhvillimin e seancave parlamentare nėnkupton luftėn
luajale dhe konstruktive, shpalosjen e alternativave qė
synojnė thellimin e proceseve demokratike dhe integrimin
e vendit tonė nė familjen Evropiane. Nė jemi tė
ndėrgjegjshėm se debati parlamentar nė disa raste mund
tė shoqėrohet edhe me ndonjė nervozizėm apo mungesė
vetpėrmbajtjeje, por jo deri nė atė masė sa ta ndjejnė
vehten tė fyer dhe ata qė ju dėgjojnė, sa tė mos flasin
mirė pėr ju edhe fėmijėt ndaj tė cilėve ju, dhe ne tė
gjithė kemi detyrime tė shumta nė radhė tė parė pėr
edukimin e tyre. Brezi i ri pret gjithashtu mė tepėr nga
Ju, pėrfaqėsuesit e popullit. Atij duhet ti rritet
besimi pėr nje tė ardhme mė tė mire demokratike.
Nė njė vend demokratik ėshtė i njohur si roli i pozitės,
edhe ai i opozitės, por tė dyja kėto forca konsiderohen
kundėrshtarė politikė dhe jo grupime armiqėsore. Akuzat
e ndėrsjella qė ju pėrdorni janė aq tė mėdha pėrsa i
pėrket rrezikshmėrisė shoqėrore dhe aq tė shumta nė
shtrirjen e tyre, saqė njerėzit e thjeshtė qė ndjekin
transmetimin e senacave parlamentare, e kanė tė vėshtirė
tė dallojnė dhe tė besojnė kush ėshtė i ndershmi dhe
kush i korruptuari, kush ėshtė i pafajshmi dhe kush
ėshtė krimineli.
Me keqardhje ju vėmė nė dijeni se nė takimet tona me
shtetas tė shtresave tė ndryshme, pavarėsisht nga
bindjet e tyre, simpatitė pėrkatėsitė e tyre partiake,
kanė shprehur dėshpėrimin dhe indinjatėn e tyre pėr
gjuhėn qė pėrdoret nė Kuvend, pėr sjelljet e pahijshme
tė mjaft deputetėve.
Me tė drejtė Kuvendi cilėsohet si tempull i demokracisė
dhe i parlamentarizmit. Kėshtu do tė dėshironim tė ishte
edhe nė praktikė, ndėrsa ato qė shikojmė dhe dėgjojmė na
bindin se jemi ende larg kėtij objektivi. Detyrat e
pėrfaqėsuesi tė popullit siē dihet, ėshtė qė me
qėndrimet dhe sjelljet e tij, kudo, por nė mėnyrė tė
veēantė nė organin mė tė lartė legjislativ tė ndikojnė
pozitivisht nė edukimin e njerėzve, me respekt pėr
rregullin, ligjin dhe institucionet. E vėrteta, edhe pse
e hidhur, ėshtė se kjo nuk po ndodh.
Para disa kohėsh u diskutua pėr nevojėn e miratimit tė
njė ligji lidhur me etikėn parlamentare. Ne e
pėrshėndetėm kėtė nismė dhe do tė dėshironim qė miratimi
i tij tė ndikonte nė zhvillimin e ekuilibruar dhe tė
kulturuar tė seancave parlamentare, megjithėse nuk
besojmė qė shkaku i kėsaj gjendjeje tė jetė mungesa e
ligjit.
Ne jemi dėshmitarė se nė zgjedhjet e fundit numri i
pjesėmarrėsve nė votime ishte relativisht i vogėl. Ky
ėshtė njė tregues qė kėrkon reflektim nė radhė tė parė
nga klasa jonė politike. E vėrteta ėshtė se ka lėkundje
nė besimin e njerėzve ndaj Jush. Kėtė situatė po e
rėndon edhe mė tepėr atmosfera e acaruar parlamentare,
gjuha e turpshme qė pėrdoret, si dhe mospėrfillja e
opinionit tė gjerė shoqėror qė nuk pajtohet me kėtė
gjendje.
Nė deklarata dhe konferenca shtypi flitet shpesh pėr
nevojėn e rritjes sė imazhit tė Shqipėrisė. Por seancat
tuaja parlamentare tejet tė politizuara, si dhe mungesa
e vullnetit politik pėr tė dialoguar nuk i shėrbejnė
rritjes sė kėtij imazhi, pėrkundrazi e cėnojnė atė.
Nė pėrfundim do tė dėshironim qė pėrmbajtja e kėsaj
letre tė konsiderohej si njė shqetėsim i shoqėrisė
civile qė ėshtė direkt e interesuar pėr njė proces aktiv
dhe tė kulturuar parlamentar, pėr dialog midis forcave
politike, gjė qė do tė kontribuonte nė stabilitetin e
vendit, zgjidhjen e drejtė dhe tė shpejtė tė problemeve
qė na preokupojnė, si dhe pėrballimin e sfidave drejt
integrimit Evropian.
Populli vėzhgon. Elektorati mban shėnim dhe reagon me
votėn e tij. Ju jeni nė provė. Do tė ishte mirė qė
shqetėsimi i organizatave tona dhe i shumė tė tjerėve,
tė vlerėsohej me seriozitetin e duhur.
Organizatat jo-fitimprurėse hartuese tė kėsaj letre tė
hapur:
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Grupi Shqiptar i tė Drejtave tė Njeriut
Qendra Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut
Shoqata pėr Kulturė Demokratike
Shoqata e Konstitucionalistėve Shqiptarė
Qendra pėr Studimet Parlamentare
Drejtuar: Z. Servet
Pėrllumbi
Kryetar i
Kuvendit tė Shqipėrisė
Z. Teodor
Laēo
Kryetar i
Grupit Parlamentar Liberal Demokrat
Z. Uran
Metko
Kryetar i
Grupit Parlamentar i Ballit Kombėtar
Z. Preē
Zogaj
Kryetar i
Grupit Parlamentar Aleanca pėr Demokraci
Z. Fatmir
Mediu
Kryetar i
Grupit Parlamentar i Partisė Republikane
Z. Eqerem
Spahiu
Kryetar i
Grupit Parlamentar i Lėvizjes sė Legalitetit
Z. Ndue
Preka
Kryetar i
Grupit Parlamentar Tė Gjelbėrit
Z. Ligoraq
Karamelo
Kryetar i
Grupit Parlamentar tė Qendrės Liberal Demokrate
Z. Gaqo
Apostoli
Kryetar i
Grupit Parlamentar tė Partisė Socialdemokrate
Z. Nard
Ndoka
Kryetar i
Grupit Parlamentar tė Partisė Demokrate
Z. Bamir
Topi
Kryetar i
Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike
Z. Gramoz
Ruēi
Kryetar i
Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste
|