KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

 

 

LETĖR E HAPUR

Atmosfera nė Kuvend ėshtė e acaruar nė mėnyrė tė skajshme. Parlamenti nė disa raste ėshtė kthyer nė njė arenė fyerjesh, sulmesh dhe akuzash nga mė tė rėndat

 

Tiranė, mė 13 Shkurt 2004

   

Zotėrinj deputetė,

 

Fillimisht shprehim respektin tonė pėr Kuvendin e Shqipėrisė, organin mė tė lartė legjislativ si dhe pėr pėrfaqėsuesit e popullit nė kėtė organ.

 

      Kuvendi i Shqipėrisė nė kėto 13 vjet ka miratuar mjaft ligje tė rėndėsishme si dhe Ligjin Themeltar, Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė. Ai ka ratifikuar gjithashtu edhe shumė dokumenta tė rėndėsishme ndėrkombėtare.

 

       Si pėrfaqėsues tė njė pjese tė shoqėrisė civile ndjekim me vėmendje veprimtarinė e Kuvendit nė pėrgjithėsi dhe punimet plenare tė tij nė veēanti.

 

       Kemi parasysh se njė Kuvend pluralist, ku populli ushtron sovranitetin nėpėrmjet pėrfaqėsuesve te tij, fryma e debatit dhe shprehja e lirė e mendimeve janė tregues tė atij emancipimi demokratik, ku si pozita edhe opozita luajnė rolin e tyre tė rėndėsishėm dhe tė pazėvendėsueshėm nė thellimin e mėtejshėm tė proceseve demokratike.

 

       Por me keqardhje konstatojmė se, veēanėrisht kėto muajt e fundit, atmosfera nė Kuvend ėshtė e acaruar nė mėnyrė tė skajshme. Parlamenti nė disa raste ėshtė kthyer nė njė arenė fyerjesh, sulmesh dhe akuzash nga mė tė rėndat. Nga tribuna e kėtij tempulli tė shenjtė legjislativ disa deputetė nėpėrmjet diskutimeve pasionante dhe tė elektrizuara e vėnė veten nė rolin e hetuesit, prokurorit apo gjyqtarit duke injoruar nė mėnyrė flagrante parimet e njohura dhe tė sanksionuara edhe nė Kushtetutėn tone: ndarjen e pushteteve dhe prezumimin e pafajėsisė.

 

       Zgjedhėsit presin nga pėrfaqėsuesit e tyre qė tė zgjidhin problemet qė preokupojnė vendin, duke kontribuar kėshtu nė konsolidimin e institucioneve demokratike, fuqizimin e ekonomisė, garantimin e qetėsisė nė vėnd, miratimin e ligjeve pėr njė goditje mė tė ashpėr tė veprimtarisė kriminale  dhe parandalimin e saj etj.

 

       Opinioni i gjerė shoqėror kėrkon nga deputetėt e pozitės dhe opozitės nė parlament qė pėr ēėshtje jetike nė interes tė vendit dhe tė popullit tė arrijnė mirėkuptimin dhe konsensusin duke kontribuar kėshtu, nė integrimin mė tė shpejtė tė Shqipėrisė nė familjen e madhe Europiane.

 

       Nė kėtė letėr, me keqardhje detyrohemi tė evidentojmė shqetėsimin qė, nuk ėshtė vetėm i organizatave tona, por i mbarė shoqėrisė, se etika dhe kultura parlamentare lėnė mjaft pėr tė dėshiruar.

 

       Tė gjitha kėto nuk ka si tė mos krijojnė njė shije tė hidhur aq sa nga goja e shumė qytetarėve dėgjohen shprehjet: “transmetime tė tilla tė punimeve parlamentare nuk ia vlen tė ndiqen “. Publiku i gjerė kėrkon nga pėrfaqėsuesit e tij zbatimin e normave tė korrektesės kushtetuese. Njerėzit e thjeshtė qė ndjekin punimet e parlamentit zhgėnjehen kur deputetėt, nė vend tė debatit tė mirėfilltė, e personalizojnė atė duke synuar denigrimin e mendimit tė kundėrt, edhe kur ai mund tė jetė racional. Njė shenjė tjetėr e zhgėnjimit tė qytetarėve ėshtė rėnia e pjesėmarrjes sė elektoratit, qė u vu re sidomos nė zgjedhjet e fundit lokale.

 

       Zhvillimi normal i seancės parlamentare nėnkupton respektimin e rregullores sė brendshme tė Kuvendit. Diskutimet, debati, ndėrhyrjet apo replikat nuk janė qėllim nė vetvete dhe as mjete pėr tė zvarritur zgjidhjet e ēėshtjeve aktuale dhe tė ngutshme. Kontrolli parlamentar ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė. Nė kėtė drejtim maxhoranca  duhet tė krijojė pėr opozitėn hapėsirat e nevojshme, gjė qė kėrkon vlerėsim pėr rolin dhe kėrkesat e saj tė ligjshme.

 

       Ju tė respektuar deputetė dhe liderė tė partive politike, kohėt e fundit keni shprehur interes pėr rolin e shoqėrisė civile, madje siē keni deklaruar, keni pėrgatitur ose jeni duke pėrgatitur edhe programe bashkėpunimi me rrethet akademike dhe intelektuale. Nuk ka dyshim se kjo nismė vlerėsuese duhet pėrshėndetur. Por si mund tė realizohen programe tė tilla nė njė situatė konfliktuale dhe tė tensionuar politike ku kundėrshtarėt politikė etiketohen si armiq ?!

 

       Gjuha e urrejtjes dhe mungesa e etikės parlamentare nuk mund tė mos lenė mbresa negative edhe nė gjirin e shoqėrisė civile qė, siē dihet mund dhe duhet tė luaj njė rol tė rėndėsishėm nė fushėn e mbrojtjes sė lirive dhe tė drejtave tė shtetasve, nė zhvillimin e debatit konstruktiv dhe sensibilizimin e opinionit shoqėror.

 

       Ne jemi tė ndėrgjegjshėm se diskutimet dhe debatet nė Kuvend nuk mund tė shkojnė si nė vaj. Ne e kuptojmė gjithashtu se nė luftėn politike, nė momente tė caktuara mund tė ketė edhe ndonjė acarim, por mbi pasionin dhe interesat e ngushta partiake duhet tė sundojė logjika dhe argumenti, zgjidhja e ēėshtjeve nė frymėn e Kushtetutės dhe tė legjislacionit nė fuqi. E theksojmė kėtė, edhe pėr faktin se atmosfera konfliktuale nė Kuvend reflektohet nė shoqėri, cėnon imazhin e vendit dhe lėkund besimin e popullit ndaj pėrfaqėsuesve tė zgjedhur.

 

       Nėpėrmjet kėsaj letre ndjejmė detyrėn qytetare t’u bėjmė thirrje tė gjithė deputetėve,  tė tė gjithė spektrit politik, qė nė interes tė vendit dhe nė shėrbim tė elektoratit qė ata pėrfaqėsojnė, ta kthejnė parlamentin nė njė tribunė tė vėrtetė pluraliste dhe demokratike nė njė organ qė tė ushtrojė tė gjitha funksionet e pėrcaktuara nė Kushtetutė.

   

Organizatat jo-fitimprurėse hartuese tė kėsaj letre tė hapur:

 

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

 

Grupi Shqiptar i tė Drejtave tė Njeriut

 

Qendra Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut

 

Shoqata pėr Kulturė Demokratike

 

Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare

 

Shoqata e Konstitucionalistėve Shqiptarė

 

Qendra pėr Studimet Parlamentare

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007