|
Të
zbulohen me preçedencë autorët e dhunimit të gazetarit
Tiranë, më 13 Dhjetor 2005
Sipas njoftimeve
të shtypit, korresponddenti i disa mediave Z. Engjëllush Serjani është goditur
në mënyrë të papritur nga disa persona të panjohur duke i shkaktuar atij lëndime.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, duke patur parasysh cilësinë e tij si gazetar,
pavarësisht se ende nuk janë zbardhur motivet e këtij akti, u sugjeron organeve
përkatëse që të zhvillojnë hetime të plota dhe me preçedencë.
KSHH e shikon të
nevojshme të përmendë se nuk është rasti i parë i keqtajtimit të gazetarëve.
KSHH ka parasysh gjithashtu se mbrojtja e ligjshme e gazetarëve ka të bëjë me
mbrojtjen e fjalës së lirë, të inkurajimit të kritikës dhe transparencës.
|