|
Intervistë
e Znj. Vasilika Hysi, Drejtore Ekzekutive e KSHH
dhënë për Gazetën "Panorama"
1.
Me
një vendim të datës 1 mars 2006, Drejtoria e
Përgjithshme e Burgjeve ka ndryshuar rregulloren për
takimet speciale të personave të denuar me burgim,
afati kohor është kufizuar, ndërsa të dënuarit thonë
se këto masa nuk kanë ekzistuar as në kohën e
komunizmit, cilië eshtë komenti juaj?
Personalisht
nuk jam njohur me vendimin që ju përmendni, por do
të desha të theksoja se e drejta për takim me
familjarët është një e drejtë e njohur nga ligji
Për të drejtat dhe trajtimin e personave të dënuar
me burgim. Ndërsa, mënyra, kohëzgjatja, lloji i
ambjenteve të takimeve të zakonshme dhe të zgjatura
përcaktohen në rregulloren e brendshme të
institucionit. Një gjë e tillë është e përcaktuar në
rregulloren e përgjithshme të burgjeve që është
miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe vetëm ky i
fundit ka të drejtë të bëjë ndryshime në të. Por,
rregullorja e përgjithshme e burgjeve nuk përcakton
sesa zgjasin takimet. Afatet mund ti gjeni në
rregulloren e secilit institucion.
Ky
qëndrim i ligjevënësit me duket i drejtë, pasi çdo
institucion ka mundësi fizike, kapacitet dhe rregjim
të ndryshëm.
Nga
ana tjetër, drejtuesi i një institucioni (burgu) ka
të drejtë të kufizojë një të drejtë ose ta heqë atë
përkohësisht në grup në rrethana të përcaktuara në
ligj ndër të cilat do të përmendja: punimet në
institucion, kur ka rrezik për jetën dhe shëndetin e
të dënuarve, gjednjen e jashtëzakonshme, por ai
është e detyruar që brenda 24 orëve të marrë
miratimin e Ministrit të Drejtësisë dhe të kufizojë
këtë të drejtë për aq kohë dhe atë masë sa caktohen
në urdhër. Në rast se kufizimi është bërë me një
urdhër të caktuar dhe në një datë të caktuar për të
gjitha burgjet ose disa prej tyre, është e nevojshme
të njihemi ne edhe të dënurait për shkaqet e
kufizimit dhe këhëzgjatjen e tij.
Në
rastin në fjalë, duhet të shihen arsyet e kufizimit
të afatit kohor të takimeve të veçanta dhe nëse janë
respektuar rregullat për kufizimin e tij.
2.
A mendoni se ky vendim shkel të drejtat e njeriut,
jo vetëm të personave të dënuar por edhe të afërmve
të tyre?
Ashtu siç u shpreha më
lart, nga pikëpamja ligjore nuk mund të them se ka
shkelje të të drejtave të njeriut. Kjo e drejtë mund
të kufizohet për arsye të përligjura dhe të
përcaktuara në ligj për aq kohë sa është e nevojshme
dhe kur ekzistojnë arsyet e përmendura në ligj. Nëse
në rregullore është përcaktuar një afat ai duhet të
respektohet. Nëse rregullorja ka ndryshuar në
përputhje me ligjin, ajo duhet respektuar, por
asnjeherë rregullorja nuk mund të verë kufizime të
të drejtave të përcaktuara në ligj.
Ligji nuk përcakton
afate për kohëzgjatjen e takimeve, por vetëm thekson
se kur organizimi i institucionit e lejon, të
dënuarit mund të autorizohen të rinë me familjarët
përtej kufirit kohor të caktuar.
Në çdo
institucion, interesi i administratës së burgjeve
është të ulë tensionin mes të dënuarve dhe të
sigurojnë lidhjet e tyre me familjarët. Por nga ana
tjetër, mbipopullimi i burgjeve është një faktor
që çon në shkeljen e të drejtave të të dënuarve,
ndër të cilat mund të jetë edhe e drejta për takime
dhe kohëzgjatja e tyre. Mendojmë se Drejtoria e
Përgjithshme e Burgjeve dhe drejtoritë çdo
institucioni duhet të informojnë të dënuarit për
këtë kufizim si dhe të planifikojë kohën e
domosdoshme për informimin e familarjëve rreth këtij
kufizimi kohor. Por kufizimi në asnjë rast nuk duhet
të shërbejë si një masë ndëshkimi kolektiv.
3.
Muajt e
fundit të dënuarit i janë drejtuar me disa peticione
Ministrit të Drejtësisë Bumci dhe Kryeministrit
Berisha, ata pretendojnë se janë keqtrajtuar, se u
janë shkelur të drejtat..etj. A i ka verifikuar
Komiteti Shqiptar i Helsinkit këto raste, nga
kontaktet tuaja me organizatat ndërkombetare, a keni
parë ju një shqetësim për zbatimin e të drejtave të
personave të dënuar në Shqipëri?
Komiteti
Shqiptar i Helsinkit nuk merr sinjalizime nga
Ministria e Drejtësisë ose qeveria, pasi ne nuk
varemi prej tyre. Ky komitet sinjalizohet nga të
dënuarit me telefon, letra, nga të afërmit e tyre,
gjatë misioneve të vëzhgimit në burgje, në kontaktet
me të dënuarit ose nga media. Sa herë që vihemi në
dijeni, sinjalizimi i marrë verifikohet. Në fakt,
Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme
e Burgjeve na kanë krijuar mundësitë që të hymë në
institucione dhe të bëjmë verifikime. Ky është një
kontribut i vlefshëm për të përmirësuar gjendjen e
respektimit të të drejtave të personave në burgje.
Herë pas
herë, kemi ankesa për shkelje të të drejtave të të
dënuarve si: përdorim të pajustifikuar të dhunës në
kohën kur ushtrohen kontrolle për mjete të ndaluara,
për mos respektim të kohës së ajrimit, për mungesë
të etikës së komunikimit me stafin policor, etj.
Ankesa kemi marrë edhe për zvarritje të proceseve të
gjykimit, lirimin para kohe me kusht, mosnjohje i
ditëve të punës ose për transferimin në institucione
pranë qëndrës së banimit, etj. Gjatë këtyre ditëve
ne kemi përfunduar një ëvzhgim në Institucionin e
Veçantë Krujë, në Burgun e Burreli dhe sot në Peqin.
Së shpejti, do të bëjmë publike problemet e
konstatuara si dhe rekomandimet përkatëse.
Jo në të
gjitha rastet shkelja e të drejtave është rrjedhojë
e punës së personelit të burgjeve. Disa të drejta
shkelen ose nuk respektohen për shkak të
infrastrukturës, të mbipopullimit. Megjithatë, për
ne është shqetësim rastet e përdorimit të
pajustifikuar të dhunës. Meqënëse në shumicën e
rasteve kjo ndodh mes të dënuarve dhe stafit,
kryesisht të policisë KSHH-ja ose del direkt me
deklaratë publike, ose sinjalizon drejtorinë e
burgjeve, prokurorinë që të marrë masa për të
parandaluar dhe ndëshkuar shkelësit e ligjit, por
edhe bëjmë rekomandime për të përmiërsuar ligjin ose
rregulloren e burgjeve.
Duke njohur
problemet që kanë të dënuarit, jemi përpjekur që
ti informojmë ato për të drejtat dhe mekanizmat e
realizimit të tyre, po punojmë për të rritur
kapacitetet e administratës së burgjeve me qëllim që
të respektohen më mirë të drejtat e të dënuarve.
4.
Raporti i
fundit i Departamentit Amerikan te Shtetit, e
cileson situaten ne burgje si shume të rendë, ju e
keni ndjekur në vazhdimësi këtë fenonem, a mund të
na thoni cilat janë problemet kryesore që ka sistemi
i paraburgimit dhe burgjet shqiptare?
U njoha me
raportin e fundit të Departamentit Amerikan të
Shtetit. Situata paraqitet në mënyrë realiste. Aty
sillen ngjarje që kanë ndodhur në të vertetë.
KSHH-ja monitoron burgjet në vazhdimësi dhe mund të
them se në disa drejtime ka përmirësime, por ato
duhet të jenë edhe më të shumta. Megjithatë, ka edhe
probleme serioze.
Lidhur me
pyetjen tuaj se cilat janë problemet që ka sistemi i
paraburgimit dhe burgjet, mund të them se problem
është transferimi i vendeve të parburgimit në varësi
të Ministrisë së Drejtësisë, mbipopullimi, kushtet
fizike jo të mira, mundësi teje të kufizura për pune
dhe veprimtari edukuese, artistike, cilësia e
ushqimit dhe norma ditore e tij e cila fatkeqësisht
është shumë e ulët. Familjarët detyrohen të çojnë
ushqime në sasira të konsiderueshme. Cilësia e
shërbimeve në institucion, sidomos në vendet e
paraburgimit lë për të dëshiruar.
Ka raste të
përdorimit të dhunës dhe mungesë etike në komunikim.
Ndonëse në polici dhuna është më e lehtë për tu
evidentuar, në burgje, është më e vështirë sidomos
dhuna e ushtruar gjatë kontrolleve. Ka raste kur
personeli përpiqet ta justifikojë atë me nevojën ose
rrethanat konkrete, çka na vë në vështirësi për ta
kuptuar të vërtetën. Dhuna dhe mungesa e etikës në
komunikim duhet të parandalohen dhe forca fizike
duhet të përdoret vetëm dhe vetëm në pëputhje me
ligjin dhe si mjeti i fundit.
Bazuar në
përvojën time si juriste dhe aktiviste të të
drejtave të njeriut, por edhe nga përvoja që kemi
parë në vende të tjera është e domosdoshme që
drejtoria e kujdesit social pranë Drejtorisë së
Përgjithshme të Burgjeve duhet të fuqizohet dhe të
mbështetet me buxhete dhe hapësirat e nevojshme për
të zbatuar projekte dhe programe, punonjësit
edukativë, punonjës social dhe psikologët në burgje
duhet tu krijohen hapësira dhe mundësi, por edhe të
kenë më shumë iniciativa për të organizuar më mirë
procesin edukativ dhe organizimin ditor të jetës së
të dënuarve.
Nisur nga
përvoja vëzhguese e KSHH-së, do të doja të theksoja
se për të përmiërsuar respektimin e të drejtave të
të dënuarve, rëndësi ka edhe puna e gjykatave dhe
prokurorisë dhe institucioneve dhe organizatave
monitoruese.
|