KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

Tryezë e rrumbullakët “Prezumimi i pafajësisë dhe roli i medias” 

 

Tiranë më 15 mars 2006 

Në datën 15 mars 2006, Komiteti Shqiptar i Helsinkit në bashkëpunim me Forumin e Mendimit të Lirë dhe Qendrën e Studimeve Parlamentare organizoi tryezën e rrumbullakët “Prezumimi i pafajësisë dhe roli i medias”.  

Nëpërmjet kësaj tryeze u synua të tërhiqej vëmendja e medias dhe aktorëve të tjerë publikë për rëndësinë që paraqet respektimi i parimit kushtetues i prezumimit të pafajësisë për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin përfaqësues të ndryshëm të mediave, të institucioneve shtetërore, të shoqërisë civile, gazetarë, juristë, etj.

 

Nga diskutimet e pjesëmarrësve në tryezë u vu në pah rëndësia e veçantë e parimit të prezumimit të pafajësisë dhe konceptimi më i drejtë i këtij parimi nga përfaqësuesit e medias. Gjithashtu, u diskutua për pasojat negative në rast të cënimit të këtij parimi.

 

Organizimi i kësaj tryeze synon sensibilizimin e përfaqësueve të medias lidhur me mbrojtjen e reputacionit dhe dinjitetit të njeriut në procesin e rëndësishëm të dhënies së informacionit.

Respektimi i parimit të prezumimit të pafajësisë nuk pengon dhënien e lajmit, por vetëm kërkon përmirësimin e gjuhës së përdorur. Në këtë kuadër është e nevojshme që të përdoret një gjuhë korrekte e cila të mos cënojë lajmin si dhe të drejtat themelore që Kushtetuta ju njeh shtetasve të tij.

 

Nga të gjithë diskutantët u ngrit problemi i gjuhës së përdorur nga zyrtarë të administratës publike dhe kryesisht nga zyrtarët dhe funksionarët e shtetit, ku parimi i prezumimit të pafajësisë shkelet në mënyrë flagrante, pavarësisht se deri më sot numërohen raste të rralla të hapjes së dosjeve penale në përgjigje të akuzave gojore që politikanët i bëjnë njeri -tjetrit

Me këtë rast, tryeza e rrumbullakët sugjeron që neni 30 i Kushtetutës së RSH-së për prezumimin e pafajësisë të trajtohet edhe në qarqet e parlamentarëve dhe funksionarëve zyrtarë.

 

Në diskutimet e bëra në këtë tryezë u evidentuan dhe vendimet e Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut dhe ato të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rëndësinë e këtij parimi.

 

Kjo tryezë është vetëm fillimi i një procesi të gjatë për reformimin e dhënies së informacionit publikut në përputhje me parimet dhe të drejtat kushtetuese.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007