KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

tepër tolerancë nga politikanët dhe funksionarët e lartë të shtetit
 


19.05.2004
 

Sipas njoftimeve të shtypit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Z. Fatos Nano ka denoncuar për ndjekje penale botuesin e gazetës “Koha Jonë”, Z. Nikolla Lesi, dhe në të njëjtën kohë e ka paditur atë civilisht në gjykatën e rrethit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit nuk ka të drejtë të vlerësojë bazueshmërinë ose jo të kërkesave të Kryeministrit dhe as të rekomandojë mënyrën e zgjidhjes së tyre, sepse kjo është në kompetencën e organeve përkatëse. Megjithatë, konseguent në qëndrimet e tij, KSHH shpreh mendimet e mëposhtme:

Shtypi ka për detyrë të japë informacione mbi çështje nga më të ndryshme duke përfshirë edhe ato politike, si edhe çështje të interesit të përgjithshëm, ndërsa publiku ka të drejtë t’i marrë ato. Liria e shtypit është mjet i fuqishëm për të njohur dhe gjykuar sjelljet e funksionarëve të shtetit apo liderëve partiakë. Në këtë vështrim, hapësira e lirisë së autoriteteve kufizohet për shkak të interesit të shoqërisë demokratike për t’i dhënë mundësi shtypit të përmbushë rolin e rëndësishëm të observuesit publik.

KSHH nuk pajtohet as me shpifjet dhe as me fyerjet që mund të bëhen edhe nga gazetarë të veçantë. Gazetarët duhet të respektojnë etikën gazetareske dhe të drejtën e privatësisë. Megjithatë, politikanët dhe funksionarët e shtetit, në mënyrë të pashmangshme janë objekt i kontrollit dhe i kritikës së ashpër, i reagimit ndaj çdo fjale që thonë, ndaj çdo veprimi që ndërmarrin. Prandaj ata, siç është theksuar disa herë edhe në vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duhet të jenë më tolerantë, madje edhe ndaj teprimeve apo kritikave të diskutueshme. Por kjo s’do të thotë se ata janë të pambrojtur nga ligji, se ata nuk kanë të drejtë të ruajnë dinjitetin dhe reputacionin e tyre. Në këto raste shpesh rekomandohen mjetet e përgënjeshtrimeve, të deklaratave publike, të prononcimeve transparente, etj.

Ndryshe është me personat e thjeshtë që nuk i kanë këto funksione. Në këtë drejtim, gazetarët duhet të jenë të matur sepse para ligjit janë të barabartë.

KSHH mendon se dënimi i gazetarit mund të ishte i justifikueshëm në raste shumë të rralla, kur në mënyrë evidente vërtetohet se duke shpërdoruar profesionin e tij të nderuar si dhe misionin e tij tepër të rëndëishëm në mënyrë të qëllimshme ka cënuar dinjitetin dhe personalitetin e individit. Në të kundërtën, dënimi i tij do të ndikonte negativisht në lirinë e shtypit dhe të informacionit.

KSHH mendon gjithashtu se kritika e njerëzve të medias nga njëra anë dhe ndërgjegjësimi i autoriteteve publike nga ana tjetër, do t’i shërbenin arritjes së standarteve demokratike edhe në vendin tonë.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007