KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

Me tepër tolerancë ndaj medias, më tepër kujdes për heqjen e imunitetit

25.09.2004

Para disa kohësh, bashkëshortja e Kryeministrit, zonja Xhoana Nano, i është drejtuar gjykatës me kërkesën kundër deputetit z. Nikollë Lesi për akuzën e fyerjes dhe shpifjes. Dje në datën 24 shtator 2004, Gjykata e Lartë arriti në përfundimin se ekzistojnë kushtet ligjore për të kërkuar nga Kuvendi, heqjen e imunitetit të z. Lesi për të mundësuar shqyrtimin e plotë gjyqësor të pretendimeve të akuzueses.

 

Nuk është në kompetencën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit të vlerësojë bazueshmërinë ligjore të vendimit të Gjykatës së Lartë. Megjithatë lidhur me shqyrtimin e këtij vendimi nga Kuvendi, e shikojmë të nevojshme të shprehemi si më poshtë:

 

KSHH mendon se në këtë rast, trajtimi i këtij problemi nuk duhet shikuar vetëm nga ana formalo-ligjore.

KSHH ka bindjen se Kuvendi do ta vlerësojë atë duke iu referuar në radhë të parë parimit të tolerancës që duhet të shfaqet nga personalitetet e larta shtetërore dhe shoqërore në drejtim të medias edhe në ato raste kur ajo e kalon masën, madje edhe kur e tepron atë ose nuk tregon kujdesin e duhur për vërtetimin e fakteve dhe të burimit të informacionit. Ky është qëndrimi konseguent edhe i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Në këtë drejtim KSHH është prononcuar publikisht edhe në raste të tjera të kësaj natyre.

 

KSHH është i ndërgjegjshëm se akuza kundër z. Lesi është ngritur jo nga kryeministri, por nga bashkëshortja e tij që nuk hyn në radhën e personaliteteve. Megjithatë, KSHH ka mendimin se përderisa akuzuesja ka një pozitë të veçantë në shoqëri, çështja implikon indirekt edhe kryeministrin e Shqipërisë.

 

Duke marrë parasysh sa më sipër KSHH i bën thirrje Kuvendit që në dhënien ose jo të autorizimit për ndjekje penale të z. Nikollë Lesi, që njihet jo vetëm si botues por edhe si gazetar profesionist, të tregojë objektivitet.

 

KSHH mendon se mosdhënia e autorizimit nuk do ta dobësonte përgjegjësinë e medias së shkruar dhe asaj elektronike ndaj publikut të gjerë dhe as do të interpretohej si e drejtë për të cënuar dinjitetin e njeriut apo intimitetit e jetës private.

Veç sa më sipër, KSHH i propozon Kuvendit t’i përgjigjet një problemi të shtruar prej kohësh: atij të miratimit të ligjit për mdian jo për të penalizuar gazetarët por për një mbrojtje më efektive të lirisë së shtypit. KSHH mendon gjithashtu, se miratimi i këtij ligji do të ndërgjegjësonte në një shkallë më të lartë funksionin dhe kontributin e medias në një shoqëri demokratike, përgjegjësinë e saj morale, si dhe etikën gazetareske.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007