KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

respektohet liria e medias dhe e informacionit

 

 26.08.2004

Në një letër drejtuar disa organizmave ndërkombëtare, institucioneve të vendit dhe OJF-ve shqiptare, redaksia e “NEWS 24” paraqiti gjendjen e vështirë në të cilën është vënë ky televizion për shkak të heqjes së akreditimit nga ana e Partisë Demokratike. Në të thuhet se prej dy muajsh gazetarëve të TV “NEWS 24”, u është ndaluar pjesëmarrja në konferencat e shtypit të PD-së. Ky fakt është konfirmuar edhe në Njoftimin për Shtyp të PD-së, dt. 20.08.2004 në të cilin përmenden shkaqet përse prej dy muajsh TV “NEWS 24” i është “hequr akreditimi” pranë kësaj partie.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, si një organizatë jo-qeveritare misioni i të cilit ka qenë dhe mbetet respektimi i lirive dhe të drejtave të shtetasve në të gjitha fushat, në frymën e parimeve që sanksionojnë lirinë e shtypit dhe të informacionit, me objektivitet dhe pa asnjë paragjykim, e shikon të nevojshme të deklarojë sa më poshtë:

  1.  Pa u futur në vlerësimin dhe analizën e shkaqeve që sipas njoftimit për shtyp të PD-së kushtëzuan qëndrimin e kësaj të fundit ndaj TV “NEWS 24” dhe as në pretendimet që parashtrohen në letrën e TV “NEWS 24”, KSHH shpreh keqardhjen se në rastin konkret, në mënyrë evidente u dhunua e drejta e marrjes dhe dhënies së informacionit që garantohet nga neni 19 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, neni 10 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, nenet 22 dhe 23 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, etj. Moslejimi i medias së shkruar dhe asaj elektronike për të marrë informacion dhe si rrjedhim për t’ia transmetuar atë publikut të gjerë përfshirë këtu edhe aktivitetet e ndryshme shtetërore, politike dhe shoqërore, është i papranueshëm në një shoqëri demokratike dhe pluraliste. Qëndrime të tilla kanë në vetvehte elementë censurimi dhe diskriminimi.

2.                  Në dokumentat ndërkombëtare, në mjaft raste u është tërhequr vëmendja Qeverive të vendeve të caktuara që të respektojnë lirinë e shtypit, të mundësojnë dhënien e informacionit, të jenë transparentë dhe tolerantë ndaj gazetarëve. KSHH shpreh keqardhjen që në rastin e TV “NEWS 24”, parimi i së drejtës së marrjes dhe dhënies së informacionit u cënua nga partia më e madhe opozitare.  

3.                  KSHH me këtë rast e shikon të nevojshme të theksojë se praktika shumëvjeçare e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut tregon se sa e vëmendshme dhe e ndjeshme ka qenë kjo Gjykatë në çështjet me objekt cënimin e lirisë dhe informacionit, të sanksionuara nga neni 10 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Do të mjaftonte të citonim vetëm dy vendime të dhëna nga kjo Gjykatë. Në njërin prej tyre thuhet se: “Liria e shprehjes është një nga shtyllat e shoqërisë demokratike. Ajo nuk mund  të përfshijë vetëm informacionet dhe opinionet e perceptuara pozitivisht ose të konsideruara si të padëmshme, por edhe ato që fyejnë, turbullojnë apo që janë shqetësim për shtetin ose për një grup të caktuar të shoqërisë. Të tilla janë kriteret e pluralizmit, të tolerancës dhe të hapjes, pa të cilat një shoqeri demokratike nuk mund të ekzistojë”.

Në vendimin tjetër të kësaj Gjykate thuhet se “liria e gazetarit përfshin edhe mundësinë për të përdorur në një shkallë të caktuar teprimin, madje edhe provokimin”.

Janë pikërisht arsyet e mësipërme dhe konkretisht respektimi i parimit të lirisë së shtypit dhe informacionit që KSHH-ja e shikon me vend t’u sugjerojë drejtuesve të Partisë Demokratike që të rishikojnë qëndrimin e tyre ndaj TV “NEWS 24” duke i kthyer asaj akreditimin, e për rrjedhojë edhe ky Televizion të trajtohet në kushte të barabarta me mediat e tjera, të shkruara dhe elektronike.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007