|
DHUNË
E POLICISË KUNDREJT NJË GAZETARI
31.10.2001
Sipas njoftimeve të shqypit të datës
30 tetor 2001, gazetari Telnis Skuqi është mbajtur për
14 orë i veçuar në qeli nga policia e komisariatit nr. 3
në Tiranë.
Arsyeja ka qenë verifikimi i
identitetit, por ndaj tij është ushtruar dhunë nga një
prej policëve të shërbimit të natës. Ai është ndalur në
postbllokun e policisë, të vendosur në afërsi të
stacionit të trenit, në orët e vona të natës kur po
kthehej nga puna. Gazetari i ndalur nuk ka patur me vete
dokument identifikimi, por ai ka dhënë disa adresa të
redaksive të gazetarëve në Tiranë duke përfshirë edhe
numrin e telefonit të zëdhënësit të shtypit të
Ministrisë së Rendit prej nga mund të merreshin të dhëna
mbi identitetin e tij.
Por të gjitha këto nuk u morën
parasysh dhe gazetari u fut në një qeli ku qëndroi gjatë
gjithë natës bashkë me katër persona të tjerë. Njëri nga
policët e shërbimit të natës e ka cilësuar Skuqin si të
droguar dhe kriminel ordiner pa asnjë bazë dhe ka
ushtruar kundrejt tij dhunë psikologjike. Ai është lënë
i lirë vetëm pasi i është kërkuar të firmosë një
deklaratë me anën e së cilës pranonte se kundrejt tij
ishin zbatuar të gjitha procedurat ligjore të rastit dhe
nuk ishte ushtruar dhunë fizike.
|