Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.
Tu
jepet fund presioneve ndaj gazetarëve
(Thirrje e Shoqatës së Gazetarëve të
Jugut)
Tiranë, më
03.06.2003
KSHH ka marrë një
letër nga Shoqata e Gazetarëve të Jugut me qendër në
Gjirokastër të datës 22 maj 2003.
Në këtë letër shprehet shqetësimi për atë që quhet një
rritje e shkallës së presionit të njerëzve të politikës
ndaj përfaqësuesve të shtypit dhe medias rajonale. Aty
shprehet ankesë se njerëz të veshur me pushtet kanë
ushtruar presion ndaj disa gazetarëve të medias lokale,
për shkak se ata kanë denoncuar publikisht raste
korrupsioni, në të cilat thuhet se janë të implikuar
përfaqësues të pushtetit dhe të politikës vendase dhe të
qendrës.
Në letër vihet në dukje një qendrim i ri ndaj gazetarëve
që bëhen objekt ndjekjeje nga organet e drejtësisë. Aty
përmendet edhe një rast konkret kur një gazetar i është
nënshtruar një padie civile nga ana e kryetarit të PBDN
Vangjel Dule për disa shkrime të botuara ndaj tij në një
gazetë të minoritetit. Ky veprim denoncohet si një rast
presioni ndaj fjalës së lirë.
KSHH rezervohet të shprehet për thelbin e çështjes
derisa ajo është objekt i shqyrtimit gjyqësor. E drejta
për tiu drejtuar gjykatës i përket kujtdo. Nga ana
tjetër KSHH i rikthehet edhe njëherë parimit të pranuar
përgjithësisht se personalitetet publike duhet të
tregohen më tolerantë, ata objektivisht janë më të
ekspozuar ndaj kritikave që mund të dalin në shtyp.