|
DEKLARATË PËR SHTYP
Të
sqarohet me objektivitet ankesa e gazetarit Artur Çani
Tiranë, më 3 tetor 2003
Sipas disa të dhënave të shtypit dhe të
televizionit, në dt. 2 tetor 2003 gazetari Artur Çani
është fyer dhe kërcënuar nga punonjësi i gardës Agim
Lleshi, madje ai, ka tentuar ta tërheq atë zvarrë duke i
shqyer edhe këmishën. Duket se shkak për këtë është bërë
vendosja e makinës së tij në një vend të palejueshëm (në
trotuarin para selisë së kryesisë së Kuvendit). Fill
mbas ngjarjes gazetari Çani është ankuar në organet e
rendit dhe të prokurorisë.
Pavarësisht nga fakti se njoftimi i Ministrisë së Rendit
paraqet një version të ndryshëm nga ai i bërë publik nga
z. Çani, KSHH pa paragjykuar zhvillimin e ngjarjes u
sugjeron organeve përkatëse që mbas sqarimit me
objektivitet të ankesave të paraqitura nga gazetari të
bëjë publik rezultatin e këtij verifikimi duke njoftuar
për këtë edhe vetë ankuesin. |