KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

T’i jepen fund rasteve të dhunës nga policia

 

04.11.2003

Sipas njoftimeve të shtypit dhe verifikimit në vend nga korrespondenti i Komitetit Shqiptar të Helsinkit në rrethin e Fierit, mësohet se në datën 1 Nëntor 2003, rreth orës 22:00, disa punonjës të policisë të grupit të gatshëm të policisë së rrethit Fier kanë keqtrajtuar  qytetarin Romeno Nexhipi.

 

Korrespondenti i KSSH-së në Fier mori takim me viktimën dhe familjarë të tij dhe mësoi se shtetasi Romeno Nexhipi, banor i lagjes “16 Prilli” në Fier duke qënë i shoqëruar me dy shokë të tij, ndërsa dilte nga një bar në Fier, është ndaluar nga forca të policisë, të cilat i kanë kërkuar të shkonte me to. Romeno Nexhipi ka kundërshtuar, duke kërkuar në të njëjtën kohë edhe arsyen e këtij shoqërimi. Pas këtij reagimi, punonjësit e policisë e kanë futur Romenon në furgon dhe atje kanë ushtruar dhunë  duke e goditur dhe lënduar atë.

 

Nga takimi me viktimën në banesën e këtij të fundit, korrespodenti ynë ka vënë re shenja dhune në kurriz, në kyçin e këmbës dhe në fytyrë (mbi vetull).

 

Gjendja e keqe e shkaktuar nga dhuna e ushtruar ndaj tij ka bërë që përpara se të dërgohej në komisariat, viktima të dërgohej nga punonjësit e policisë  në spital për t’i dhënë ndihmë mjekësore.

 

Në orën 10:00 të datës 2 nëntor 2003, shtetasi Romeno, pasi ka nënshkruar një deklaratë, është lënë i lire nga forcat e policisë.

 

Korrespondenti i KSHH-së në Fier ka marrë takim me Drejtorin e Policisë së Qarkut Fier nga ana e të cilit ky veprim është dënuar dhe bëri të ditur se çështja i ka kaluar prokurorisë për ndjekje penale.

 

Pavarësisht nga rrethanat e ngjarjes, Komiteti Shqiptar i Helsinkit thekson se dhuna fizike nuk mund të legjitimohet në asnjë rast.

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit denoncon publikisht rastin e mësipërm duke u bërë thirrje organeve përkatëse që të hetojnë këtë çështje me shpejtësi dhe objektivitet.

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit duke parë përsëritjen e rasteve të përdorimit të dhunës nga forcat e policisë, ngre zërin dhe u kërkon organeve të Ministrisë së Rendit Publik të marrin masat përkatëse për parandalimin e rasteve të tilla arbitrare dhe të dënueshme nga ligji dhe pastrimin e rradhëve të policisë nga punonjës që shkelin ligjin.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007