|
Tryezėn
sensibilizuese pėr respektimin e tė drejtave tė
minoriteteve dhe komuniteteve nė qarkun e Korēės
Korēė, mė 26 Tetor
2004
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
organizoi mė datė 26 tetor 2004 nė mjediset e Hotel
Grand nė Korēė njė tryezė tė rrumbullakėt pėr tė
diskutuar lidhur me respektimin e tė drejtave tė
minoritetit maqedonas, rom, arumun/vllah dhe komunitetit
egjyptian nė kėtė qark.
Nė takim, pėrveē pėrfaqėsuesve tė
kėtyre minoriteteve nga qarku dhe nga rrethe tė tjera
tė vendit, morėn pjesė pėrfaqėsues nga Ministria e
Jashme, Komiteti Shtetėror i Minoriteteve, organet e
qeverisjes vendore (Bashki, Komuna), drejtorisė arsimore,
drejtorė shkollash nė komunėn e Liqenasit, pėrfaqėsues
nga organet e policisė, gjykatat dhe pėrfaqėsues tė
OJF-ve qė veprojnė nė nivel vendor.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit,
nėpėrmjet ekspertėve lokalė tė tij solli nė kėtė tryezė
vlerat mė tė mira tė bashkėekzistencės etnike, kulturore
dhe fetare si faktor me rėndėsi pėr integrimin social tė
minoriteteve dhe komuniteteve nė rajonin e Korēės.
Gjithashtu, u bė njė trajtim i problematikės sė tė
drejtave tė minoriteteve dhe komuniteteve nė qarkun e
Korēės. KSHH mbi bazėn e vėzhgimeve tė vazhdueshme qė i
ka bėrė gjendjes minoriteteve, bėri prezente pėrfundimet
dhe rekomandimet e tija nė lidhje me respektimin e tė
drejtave tė minoritetit maqedonas, rom, arumun/vllah dhe
komunitetit egjyptian nė kėtė rreth.
Pjesėmarrėsit nė takim patėn mundėsi
tė diskutojnė mbi ēėshtjet e ngritura mė parė nė KSHH
ose pranė autoriteteve vendore si dhe tė paraqisnin
shqetėsimet e tyre, nė lidhje me respektimin e tė
drejtave tė minoriteteve qė pėrfaqėsonin. Pėr KSHH-nė
kjo veprimtari ishte takim vlerėsues pėr zbatimin e
rekomandimeve qė KSHH-ja kishte bėrė dy vjet mė parė,
kohė kur vėzhgoi nga afėr gjendjen e minoriteteve nė
Qarkun e Korēės.
Nė kėtė tryezė pėrfaqėsues tė
minoritetit gjuhėsor arumun/vllah ngritėn problemin e
mungesės sė programeve pėr pasqyrimin e kulturės,
historisė dhe traditave tė tyre nė televizionin publik
tė Korēės, ndėrkohė qė u soll pėrvoja e mirė e ndonjė
televizioni lokal privat nė kėtė qark pėr tė rritur
aksesin e kėtij minoriteti nė median elektronike lokale.
KSHHja rekomandoi se media elektronike lokale duhet ti
krijojė mė shumė hapėsira njohjes, dhe pėrhapjes sė
traditave, kulturės dhe historisė sė kėtij minoriteti.
Pėrsa i takon problemeve nė fushėn e
arsimit, pėrfaqėsuesit e minoritetit maqedonas ngritėn
problemin e mungesės sė teksteve nė gjuhėn shqipe pėr
nxėnėsit e shkollave tė komunės sė Liqenasit, nė njė
kohė kur ka filluar tė zbatohet sistemi 9-vjeēar nė
shkollat e ciklit tė ulėt e tė lartė. Gjithashtu, ata
kėrkuan ribotimin e teksteve nė gjuhėn maqedonase pėr
nxėnėsit nė kėtė nivel arsimor.
Pėrfaqėsuesit e minoritetit gjuhėsor
arumun/vllah vunė nė dukje se fėmijėve tė kėtij
minoriteti nuk u ėshtė krjuar mundėsia pėr arsimim nė
gjuhėn arumune. Lidhur mė kėtė problem, pėrfaqėsuesi i
Drejtorisė Arsimore Korēė bėri me dije se nuk ka pasur
asnjė kėrkesė zyrtare nga ky minoritet pėr hapje klasash
ku tė mėsohet kjo gjuhė pėr fėmijėt minoritarė.
Gjithashtu, ky pėrfaqėsues ngriti shqetėsimin e mungesės
sė statistikave zyrtare mbi numrin e saktė tė fėmijėve
qė i pėrkasin kėtij minoritetit gjuhėsor, gjė qė e bėn
tė vėshtirė marrjen e masave konkrete nė kėtė drejtim.
Shkalla e lartė tė analfabetizmit tė
fėmijėve tė komunitetit egjyptian dhe minoritetit rom si
edhe fenomeni i braktisjes sė shkollave nga kėta fėmijė
ishin shqetėsime tė ngritura nė tryezė nga pėrfaqėsuesit
e kėtyre komuniteteteve.
Lidhur mė kėtė problem, KSHH-ja u
rekomandoi autoriteteve kompetente shtetėrore tė marrin
masa tė shpejta pėr tė pėrmirėsuar situatėn nė kėtė
drejtim. KSHH-ja i kėrkon Ministrisė sė Arsimit dhe tė
Shkencės tė zbatojė strategjinė e miratuar kohė mė parė
pėr pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės sė minoritetit
rom. Masa tė tilla janė tė domosdoshme edhe pėr
komunitetin egjyptian.
Pjesėmarrėsit nė tryezė sollėn
modelin e njė iniciative positive pėr ngritjen e njė
ndėrtese pėr arsimimin parashkollor tė fėmijėve romė,
bashkėpunim mes organeve tė qeverisjes vendore dhe njė
OJF-je pėrfaqėsuese e minoritetit rom. Ndėrsa kjo
iniciativė u pėrshėndet, u theksua se ajo kishte mbetur
pa u finalizuar pėr mungesėn e njė fondi simbolik, tė
nevojshmė pėr pagesėn e taksės pėr lejen e ndėrtimit tė
kėsaj ndėrtese.
Pėrfaqėsuesit e minoritetit maqedonas
mbėshtetėn rekomandimin e bėrė nga KSHH-ja ku i
sugjerohej komunitetit maqedonas dhe autoriteteve
vendore tė kryejnė procedurat pėrkatėse pėr shkrimin e
emrave tė fshatrave nė tė dyja gjuhėt.
Pėrfaqėsuesit e minoritetit maqedonas
dhe rom sollėn disa raste tė njė komunikimi jo tė
pėrshtatshėm nga ana e forcave tė policisė duke i
cilėsuar kėto qėndrime si sjellje diskriminuese ndaj
pėrfaqėsuesve tė kėtyre minoriteteve. KSHH, duke mos i
njohur nga afėr kėto raste dhe duke mos paragjykuar
asnjė nga palėt, u rekomandoi pėrfaqėsuesve tė kėtyre
minoriteteve tė ndjekin rrugėt ligjore pėr tė bėrė
kallzim penal duke denoncuar kėto raste nė organin e
prokurorisė, si edhe pranė organizatave qė mbrojnė tė
drejtat e njeriut.
Nė mbėshtetje
tė shqetėsimit tė ngritur nga pėrfaqėsuesit e
minoritetit maqedonas, KSHH u rekomandoi autoriteteve
pėrkatėse shtetėrore nė nivel vendor tė nxisin
pjesėmarrjen mė tė gjerė tė minoritetit maqedonas nė
aktivitetet politike, ekonomike dhe shoqėrore.
Tė pranishmit theksuan mungesėn e
statistikave zyrtare tė sakta nė lidhje me numrin e
kėtyre minoriteteve dhe komuniteteve nė Qarkun e Korēės.
Nga pjesėmarrėsit u theksua se tė dhėnat zyrtare
statistikore tė sakta do tė shėrbejnė mė pas pėr
pėrcaktimin e politikave dhe pėrmbushjen e detyrimeve
nga ana e shtetit shqiptar pėr njė respektim mė tė mirė
tė tė drejtave tė minoriteteve dhe komuniteteve nė kėtė
qark.
Nė pėrfundim tė tryezės, KSHH-ja i
rekomandoi autoritėve qėndrore dhe vendore qė ti
kushtojnė mė shumė vėmendje minoritetit rom dhe
komunitetit egjyptian, duhet kėmbėngulur nė luftėn
kundėr paragjykimeve diskriminuese ndaj individėve qė u
pėrkasin kėtyre komuniteteve.
Kjo tryezė sensibilizuese
e KSHH-sė pėrmbushi objektivat e saj si edhe u vlerėsua
pozitivisht nga tė gjithė pjesėmarrėsit.
|