|
TERROR I TRUPAVE
MAQEDONASE MBI POPULLSINĖ SHQIPTARE
06.09.2001
Organizata amerikane e tė drejtave tė
njeriut "Human Rights Watch", e njohur nė mbarė botėn,
ka kryer njė mision vėzhgimi nė Maqedoni. Ajo i ka
akuzuar forcat e sigurimit maqedonas pėr krime kundėr
njerėzimit. Si shembull konkret pėrmendet rasti i
fshatit Luboten, ku janė vrarė pa shkak 10 vetė, ndėrsa
20 shtėpi janė djegur plotėsisht. Veē kėsaj, 100 veta
janė keqtrajtuar egėrsisht. Tė gjitha kėto veprime,
konstaton "Human Rights Watch", janė kryer si hakmarrje
mbi popullsinė e pafajshme, si hakmarrje pėr njė numėr
ushtarėsh maqedonas tė vrarė gjatė veprimeve ushtarake
kundėr UĒK-sė. "Human Rights Watch" akuzon drejtpėrdrejt
ministrin e brendshėm Bushkovski qė ato ditė ka qenė nė
fshatin Luboten. Shfajėsimeve tė autoriteteve tė Shkupit
se forcat maqedonase goditėn njė bastion tė guerriljeve
dhe se viktimat ishin tė ashtuquajtur "terroristė",
Organizata e Nju Jorkut u pėrgjigjet se hetimet e bėra
prej saj e hedhin poshtė kėtė version dhe konkludon se "faktet
e grumbulluara tregojnė se sulmi nė Luboten nuk ka patur
qėllim ushtarak, por ėshtė kryer thjesht pėr hakmarrje
kundėr popullsisė".
Human Rights Watch shton se dhuna ka
vazhduar kundėr mijėra civilėve shqiptarė qė janė
pėrpjekur tė largohen nga fshati. Rreth 100 burra janė
shoqėruar pėr nė stacionin e policisė nė Shkup ku janė
rrahur egėrsisht. Organizata amerikane ka verifikuar
ngjarjen nė vend dhe ka konkluduar se "nuk ka asnjė tė
dhėnė qė UĒK-ja ka qenė e pranishme gjatė kėsaj kohe nė
Luboten dhe asnjė nga civilėt nuk ka bėrė rezistencė me
armė. Mbi bazėn e kėtyre tė dhėnave forcat e sigurimit
maqedonas akuzohen "pėr krime kundėr njerėzimit". Nga
pikėpamja e numrit tė viktimave tė kėsaj dhune,
theksohet nė kėtė raport, ato janė mė pak se nė Bosnjė
dhe nė Kosovė, por veprimet dhe masakrat kundėr
popullsisė shqiptare janė tė njėjta.
KSHH ka reaguar edhe nė disa raste tė
tjera pėr tė denoncuar dhunėn e autoriteteve maqedonase
kundėr popullsisė shqiptare. Ai merr shkas edhe nga
raporti i Human Rights Watch pėr tė ngritur edhe njė
herė zėrin kundėr veprimeve tė Shkupit qė po ushqen njė
hakmarrje qė vė nė rrezik bashkėjetesėn nė atė shoqėri
multietnike.
|