|
Gjendje
e mjeruar e familjeve Rome nė lagjet periferike tė
Tiranės
Tiranė, mė 19.12.2002
KSHH ėshtė i angazhuar nė njė varg
vėzhgimesh pėr tė parė gjendjen e romėve nė disa rrethe
tė vėndit. Disa muaj mė parė, vėzhgimet janė kryer nė
rrethin e Fierit dhe nė atė tė Beratit. Kėto ditėt e
fundit u kryen disa vėzhgime nė lagjet periferike tė
Tiranės. Nė asnjė nga vėndet e tjetra tė vėzhguara nga
KSHH, gjėndja e romėve nuk ka rezultuar mė e keqe se nė
kėto lagje.
Grupi yne i vėzhgimit u ndal
posaēėrisht nė zonėn qė ėshtė nėn juridiksionin e
Minibashkisė Nr. 3, Tiranė, vėndin e quajtur Bregu i
Lumit. Kėtu banojnė rreth 100 familje rome. Njė pjesė e
tyre kanė vite qė kanė ardhur nga rrethe tė tjera.
Nga vėzhgimi rezultoi sa mė poshtė:
Sė pari, mund tė thuhet se ata janė
lėnė gati jashtė ligjit sepse nuk janė rregjistruar nė
gjėndjen civile.
Sė dyti, kushtet e banimit janė tepėr
tė vėshtira, pėr tė mos thėnė tė mjerueshme. Ata jetojnė
nė mes tė lagėshtirės dhe tė baltės.
Sė treti, fėmijėt romė tė moshave 6
deri 13 vjeē nuk shkojnė nė shkollė, me pėrjashtim vetėm
tė fėmijėve tė 2-3 familjeve.
Sė katėrti, gjėndja e tyre ekonomike
ėshtė nėn nivelin e bazes minimale tė jetesės. Papunėsia
ėshtė masive dhe kushtet bėhen edhe mė tė mjerueshme po
tė merret parasysh fakti qė familjet rome tė ardhura
kėtu pas vitit 1991, nuk pėrfitojnė as asistencė sociale.
Ata mundohen tė nxjerin bukėn e gojės pėr vete dhe pėr
fėmijėt duke u marrė me shitje sendesh tė vjetra. Ka
shumė prej tyre qė dalin pėr lypje.
Kushtet e mjerueshme tė kėtyre
familjeve rome nuk janė tė panjohura. Autoritetet
bashkiake janė nė dijeni tė kėtyre kushteve. Ankesave tė
vazhdueshme tė familjeve rome ato u janė pėrgjigjur me
premtime pėr pėrmirėsime. Por gjėndja ka mbetur e
pandryshuar. Tė njėjtat kushte dhe po ato probleme janė
edhe tek Bregu i Lanės ku banojnė po ashtu familje rome.
KSHH e ngre me forcė kėtė ēėshtje
duke e quajtur si njė shkelje tė rėndė tė regjimit tė
minoriteteve. Prej autoriteteve pėrkatėse kėrkohet
vėmendje mė e madhe dhe marrje masash pėr njė pėrmirėsim
tė shpejtė tė gjėndjes sė familjeve rome qw banojnw nė
lagjet periferike tė kryeqytetit. |