KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

Misione vėzhgimi

 

VĖZHGIM I MINORITETIT SERBO-MALAZES

 

 Nė kuadėr tė projektit "Diversiteti dhe bashkėekzistenca e minoriteteve dhe komuniteteve tė tjera nė Shqipėri-faktor i rėndėsishėm pėr stabilitetin nė rajon", KSHH ndėrmori disa misione vėzhgimi nė zonėn e minoritetit serbo-malazes, pėr tė parė nga afėr gjendjen e kėtij minoriteti dhe shkallėn e respektimit tė tė drejtave tė tij. Drejtimet kryesore ku u fokusua interesi i vėzhguesve tė KSHH-sė ishin: bashkėjetesa e minoritetit me pjesėn tjetėr tė popullsisė sė kėtyre zonave, respektimi i sė drejtės pėr arsimim nė gjuhėn amtare, kushtet e jetesės, gjendja e shėrbimit shėndetsor, etj, pėrfaqėsimi nė administratėn publike dhe organet e qeverisjes vendore, pjesėmarrja aktive nė jetėn kulturore, shoqėrore dhe ekonomike, aksesi nė media, ruajtja dhe forcimi i identitetit etnik, lidhjet me shtetin amė etj.

 

1.       Bazuar nė takimet me pėrfaqėsues tė minoritetit malazes, tė administratės vendore, tė komunave si dhe bazuar nė vėzhgimet nė terren, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka arritur nė pėrfundimin se ekziston njė bashkėjetesė e mirė, fryma e tolerancės, mirėkuptimit dhe emancipimit nė marrėdhėniet ndėrmjet minoritetit malazes dhe pjesės tjetėr tė popullsisė. Nuk u konstatuan raste diskriminimi ose marrėdhėnieje pabarazie ose keqtrajtimi pėr shkak tė kombėsisė.

2.        Pjestarėt e kėtij minoriteti nuk kanė patur probleme me ligjin pėr shkak tė perkatesisė se tyre etnike; gjithashtu  nuk kanė patur raste konfliktesh as me pjesėn tjetėr tė popullsisė. Tradicionalisht, marrėdhėniet me popullsinė jominoritare janė shumė tė mira

3.        Gjendja ekonomike e banoreve minoritare paraqitet ne nivel te kenaqshem. Ka probleme te infrastruktures, te komunikimit telefonik etj ne kuadrin e pergjithshem te problemeve te vendit.

4.        Fshatrat ku banojne minoritaret janė tė mbuluara me qendra shėndetsore dhe me kuadrin e nevojshėm mjekėsor.

5.        Nė bazė tė Konventės -Kuadėr pėr Mbrojtjen e Pakicave Kombėtare, ato (pakicat),  kanė tė drejtė tė arsimohen nė gjuhėn e tyre. Nė zonėn e minoritetit (Vrakė) si dhe nė qytetin e Shkodrės, nė mungesė tė tė dhėnave tė sakta pėr numrin e fėmijėve minoritarė si kusht pėr plotėsimin e kritereve tė domosdoshme pėr hapjen e mbajtjen e shkollės nė gjuhėn amtare, nuk ekziston asnjė e tillė.  Nga ana e pėrfaqėsuesve tė shoqatės "Moraēa Rozafa", janė ngritur pretendimet pėr rritjen e pjesėmarrjes tė pėrfaqėsuesve tė minoritetit nė administratėn publike e organet e qeverisjes vendore.

 

Pėr tė paraqitur pėrfundimet e nxjerra nga vėzhgimet e organizuara mbi gjendjen dhe problemet e minoritetit malazez, respektimin e tė drejtave tė minoritetit nė kuadrin e legjislacionit ndėrkombėtar dhe atij tė brendshėm, Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi nė datėn 5.06.2003 njė takim nė qytetin e Shkodrės.  Nė kėtė takim u ftuan pėrfaqėsues tė qeverisjes vendore, arsimit, shėndetsisė, etj.

 

Tė pranishmit diskutuan problemet e konstatuara nga KSHH gjatė vėzhgimeve dhe pėrfundimet e tyre.  Nė takim u ritheksua nevoja e rishikimit tė problemit tė arsimimit nė gjuhėn amtare pėr zonėn minoritare.  KSHH mori pėrsipėr diskutimin e problemit pranė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės.  Gjithashtu KSHH do t'u sugjerojė organeve drejtuese tė Radio-Televizionit Publik Shqiptar mundėsinė e krijimit tė njė hapėsire pėr minoritetin malazez nė programin e mdias elektronike lokale.  

 

Nga tė pranishmit u kėrkua lehtėsimi i procedurave tė vendosura nga organet e qeverisjes vendore, pėr rikthimin e mbiemrave tradicionalė.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007