|
TRAFIKU
I FĖMIJĖVE PO MERR PĖRMASA ALARMANTE
09.09.2002
Trafiku i fėmijėve ėshtė njė nga
plagėt mė serioze tė shoqėrisė sonė. Janė denoncuar
herė pas here raste tė shfrytėzimit tė egėr tė shumė
fėmijėve, qė ēohen jashtė vendit, qoftė pėr tė dalė
nėpėr rrugė si lypės, qoftė ēka ėshtė edhe mė mizore,
pėr transplantimin e organeve.
Rasti i fundit ėshtė ai i vajzave tė
reja shtatzėna nė rrethin e Korēės qė janė marrė nga njė
grup banditėsh dhe janė ēuar nė Selanik pėr tė lindur.
Fėmijėt e porsalindur bien pastaj nė dorė tė kėtyre
kriminelėve nė shkėmbim tė njė shume qesharake. Kjo
ėshtė shitblerje fėmijėsh, fati i tė cilėve varet nga
kėta grabitės qė mund t'i pėrdorin pėr qėllime nga mė tė
ndryshmet duke filluar qė nga shitja deri te shfrytėzimi
mė i egėr i tyre. Ky rast i fundit i vajzave qė ēohen
tė lindin nė Selanik ėshtė veēanėrisht tronditės. Ai e
shtron ēėshtjen e trafikut tė fėmijėve nė pėrmasa
alarmante. Kjo ėshtė sa njė tregues i varfėrisė sė
skajshme, aq edhe njė nėpėrkėmbje poshtėruese e
dinjitetit njerėzor. Ajo na prek tė gjithėve kur
mendojmė pėr kėtė plagė tė tmerrshme dhe pėr fatin e zi
tė kėtyre foshnjave.
KSHH e ka shtruar nė disa raste
detyrėn qė kanė autoritetet pėr t'i kushtuar vėmendje
serioze kėsaj ēėshtjeje, pėr t'u ndalur dorėn kėtyre
kriminelėve.
Rasti i porsapėrmendur kėrkon njė
vėmendje tė posaēme. Ka plot arsye tė mendohet se
autoritetet shqiptare nė kėtė rast nuk do tė lihen tė
vetme pa pėrkrahje. Autoritetet greke nuk do tė
ngurojnė tė japin ndihmėn e tyre pėr tė hetuar ēėshtjen;
pėr tė vėnė dorė mbi shitblerėsit e fėmijėve.
Ēėshtja shtrohet edhe nga pikėpamja
sociale. Organet kompetente duhet tė shqyrtojnė nė vend
kėtė ēėshtje, tė identifikojnė rastet mė tė rėnda dhe
t'u japin asistencėn e duhur sociale kėtyre viktimave tė
krimit tė organizuar.
|