KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Klinika Ligjore Falas

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

Rekomandime me vlera të veçanta

Nga Niazi Jaho (Këshilltar ligjor i KSHH-së)

 

 

 

Para dy ditësh, u njoha me rekomandimet e përbashkëta mbi Kodin Zgjedhor dhe administratën zgjedhore në Shqipëri. Ky material mban datën 23 Prill 2004. Ai është përgatitur nga Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR-i, i mbështetur në komentet e dy ekspertëve: Z. Jessie Piligrim dhe Adrian Stoop.

E lexova me vëmendje materialin e mësipërm megjithëse më duhet t’i rikthehem për ta studiuar atë. Por, pavarësisht nga kjo, qoftë edhe me përshtypjen e parë bie në sy fakti se rekomandimet mbështeten në një analizë të thellë, të detajuar dhe të gjithanshme. Ato vlerësohen në këndvështrimin e disa dokumentave të rëndësishme, siç është ai i Kopenhagenit të vitit 1990 të OSBE-së, të Moskës 1991 të OSBE-së, të Kodit për një Praktikë të Mirë në Çështjet Zgjedhore miratuar nga Komisioni i Venecias, Konventës Europiane për Mbrotjen e të Drejtave të Njeriut si dhe Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë.

Duke patur parasysh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë përfundimtare, për të evidentuar faktin se disa dispozita të Kodit Zgjedhor bien ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, materiali i referohet edhe vendimeve Nr. 212 datë 29 Tetor 2002, Nr. 31 datë 19 Nëntor 2003 dhe Nr. 1 datë 30 Janar 2004 të kësaj gjykate.

Analiza ka një shtrirje kaq të gjerë sa nga njëra anë të entuziazmon për seriozitetin e saj, nga ana tjetër të shqetëson sepse bindesh se defektet në Kod përfshijnë mjaft dispozita. Mjafton të përmendim se në 182 nene që ka Kodi në fuqi atakohen rreth 81 nene ose 44 % të të gjithë dispozitave të Kodit Zgjedhor. Ndoshta ka vend të shtrohet pyetja : Përse u lejuan kaq shumë defekte ? Ne do të thoshnim se kjo pyetje është e nevojshme jo vetëm të shtrohet, por edhe të nxirren konkluzionet përkatëse. Kuptohet ligjet nuk janë të përsosura, por e keqja është se në Kodin Zgjedhor të miratuar në qershor të vitit 2003, u lejuan edhe disa dispozita antikushtetuese.

Vlen të përmendet gjithashtu se atakimi i afro gjysmës të neneve të Kodit Zgjedhor (edhe pse paraqitet në formë rekomandimesh) nuk është thjesht i natyrës tekniko-ligjore, megjithëse edhe kjo ka rëndësinë e vet, por për probleme që kanë të bëjnë me paqartësi dhe kontradikta serioze që kërkojnë rishikim, rivlerësim, formulime të sakta dhe të plota aq më tepër se, siç përmendëm edhe më lart, ka edhe dispozita që bien ndesh me dokumenta ndërkombëtar, Kushtetutën tonë dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa para njohjes me këtë material kemi bërë sugjerime për të marrë masa të shpejta në drejtim të përmirësimit të Kodit Zgjedhor, tashmë sugjerimi i mësipërm mund të shërbejë si një nxitje urgjente për të hedhur hapa konkretë, ndryshe pasojat do të jenë mjaft të dëmshme dhe të ndjeshme. Është e drejtë ajo që thuhet dhe përsëritet se kryesore dhe deçizive është vullneti politik, por materiali i fundit objekt trajtimi të bind se pa angazhimin e specialistëve me përvojë edhe pse mund të arrihet konsensusi partiak, mund të lejohen boshllëqe serioze në ligj. A nuk ishte konsensusi partiak, sidomos ai i dy partive më të mëdha që ndikoi drejtpërsëdrejti në miratimin e Kodit të ri Zgjedhor ? Po, pa këtë konsensus nuk do të miratohej Kodi i ri. Po përse atëhere kaq shumë defekte në këtë Kod ? Sepse u anashkalua ose u nënvleftësua mendimi i mirëfilltë i specialistëve me përvojë, sepse projektkodi i ri nuk iu nënshtrua një diskutimi dhe debati më të gjerë.

Në këtë vështrim do të donim të sugjeronim: më pak ose aspak politizime të tejskajshme, më pak deklarata politike sidomos për çështje që nuk njihen në thellësi, më pak ose aspak zhurmë politike dhe më shumë preokupacion dhe mirëkuptim për të reflektuar në legjislacionin tonë zgjedhor rekomandimet që janë parashtruar.

Në këto rekomandime trajtohen mjaft çështje. Vëmendje e veçantë i kushtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në raport me nenin 154 të Kushtetutës, rolit, funksionit dhe kompetencave të komisioneve zgjedhore më të ulta, listave të zgjedhësve, etj.

Në leximin e parë ka çështje që janë të qarta, por ka edhe probleme që kërkojnë diskutim më të gjerë dhe ballafaqim të mendimeve të kundërta. Në këtë aspekt do të sugjeronim gjithashtu organizimin e një tavoline të rrumbullakët me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive politike, të organeve shtetërore drejtpërsëdrejti përgjegjëse dhe të specialistëve ku ekspertët e huaj të ndaleshin në rekomandimet mw tw rwndwsishme, ndërsa pjesëmarrësve t’u jepej mundësia që nëpërmjet pyetjeve të sqaronin çështjet që mendojnë se janë të diskutueshme. Kuptohet ky është vetëm një sugjerim që mund të merret ose mund të mos merret parasysh.

Personalisht kam mendimin se midis shumë rekomandimeve mund të ketë edhe ndonjë çështje që është e paqartë ose nuk është zbërthyer ose me qëllim është lënë në vlerësimin e faktorit shqiptar. Urgjente është të fillohet nga puna dhe të përcaktohen masat dhe mënyrat më të përshtatshme që do të garantonin përmirësimin e Kodit Zgjedhor brenda një afati të caktuar për të mos kompromentuar mbarëvajtjen e aspekteve të ndryshme të procesit zgjedhor.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Tetor - Dhjetor 2008

Korrik - shtator 2008

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 2233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007