|
KQZ-ja dhe neni 154 i Kushtetutės
Nga Niazi Jaho (Kėshilltar ligjor i KSHH-sė)
Si raporti i OSBE/ODIHR-it lidhur me zgjedhjet e qeverisjes vendore tė 12 Tetorit 2003 edhe rekomandimet e pėrbashkėta mbi Kodin Zgjedhor dhe administratėn zgjedhore nė Shqipėri datė 23 Prill 2004, tė Komisionit tė Venecias dhe tė OSBE/ODIHR-it, mendojmė se kanė tė njėjtin vlerėsim pėrsa i pėrket pėrmbajtjes sė
nenit 22 tė Kodit Zgjedhor, ku pėrcaktohet procedura e zgjedhjes sė anėtaėve tė KQZ-sė. Nė kėto dokumenta arrihet nė pėrfundimin se neni 22 i Kodit bie ndesh me nenin 154 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė.
Nė mbėshtetje tė kėtij konkluzioni, si nė raportin dhe nė rekomandimet rrjeshtohen disa argumenta, midis tė cilave veēojmė: a) Formula PS/PD pėr zgjedhjen e anėtarėve tė KQZ-sė duket se shkel nenin 154 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė qė rregullon emėrimin e anėtarėve tė KQZ-sė; b) Neni 22 i Kodit Zgjedhor
vendos procesin e kandidimit pėr shtatė emėrtesat nėn kontrollin e partive politike
se ky proces pėrbėn shqetėsim pasi kufizon numrin e kandidatėve nga tė cilėt tre institucionet mund tė bėjnė zgjedhjen e tyre; c) Kuadri ligjor pėr emėrimin e anėtarėve (ėshtė fjala pėr anėtarėt e KQZ-sė) duhet tė jetė i pėrkufizuar qartė dhe nė pėrputhje me Kushtetutėn;
d) Dispozitat pėr emėrimin e anėtarėve tė KQZ-sė mund tė pengojnė veprimtarinė profesionale dhe jopartiake tė adminsistratės zgjedhore se disa prej dispozitave tė kėtij Kodi nxisin njė administratė tė politizuar zgjedhore.
Nė disa drejtime analiza e rekomandimeve tė Komisionit tė Venecias dhe tė OSBE/ODHIR-it e datės 23 Prill 2004, mendojmė se ėshtė mė e gjerė dhe e thellė. Kėshtu pėr shembull, duke iu referuar neneve tė Kodit Zgjedhor qė kanė tė bėjnė me KQZ-nė dhe sidomos me procedurėn e
zgjedhjes sė anėtarėve tė tij, thuhet se kjo procedurė (ėshtė fjala pėr nenin 22 tė Kodit) e shndėrron Kuvendin e Shqipėrisė, Presidentin e Republikės dhe Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė (tre institucione kushtetuese) vulosės formal tė procesit tė emėrimit tė anėtarėve tė KQZ-sė se kjo kufizon nė mėnyrė domethėnėse prerogativėn kushtetuese dhe pėr rrjedhojė
duket se ėshtė nė kundėrshtim me strukturėn kushtetuese tė nenit 154 tė Kushtetutės. Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė Komsioni i Venecias dhe OSBE/ODHIR-i rekomandojnė qė neni 22 i Kodit Zgjedhor tė riformulohet. Veē kėsaj, nė njė nga kėto rekomandime thuhet se administrata zgjedhore duhet tė jetė e pavarur, profesionale, efikase dhe jopartiake se ajo nuk duhet ti nėnshtrohet
manipulimit nga partitė politike apo qeveria.
Nga sa u tha mė sipėr, bėhet e qartė se shqetėsimi kryesor i Komisionit tė Venecias dhe OSBE/ODHIR-it ėshtė formulimi i nenit 22 tė Kodit Zgjedhor qė bie ndesh me nenin 154 tė Kushtetutės dhe jo i kėtij tė fundit. Nė asnjė rrjesht ose paragraf tė raportit apo tė rekomandimeve tė
Komisionit tė Venecias dhe OSBE/ODHIR-it nuk flitet pėr defekte, boshllėqe, paqartėsi apo pasaktėsi nė nenin 154 tė Kushtetutės (Sipas nenit 154 tė Kushtetutės: Komisioni pėrbėhet nga 7 anėtarė, tė cilėt zgjidhen pėr njė mandat 7-vjeēar. Dy anėtarė zgjidhen nga Kuvendi, 2 nga Presidenti i Republikės dhe 3 anėtarė tė tjerė nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė
).
I gjithė debati politik i derisotshėm lidhur me pėrbėrjen e KQZ-sė ėshtė pėrqėndruar nė faktin nėse ai duhet tė ishte I pavarur (siē parashikon nenin 154 I kushtetutės) apo I balancuar politikisht. Meqė nėpėrmjet formulimit tė nenit 22 tė Kodit zgjedhor synohej balancimin
politik (qė nė praktikė nuk u realizua dhe as qė mund tė realizohej) rasti kur KLD-ja zgjodhi njė anėtar tė KQZ-sė jo nga tė propozuarit e opozitės por nga ata tė polcitės, nxiti acarimin e kėtij debati. Nė atė kohė u ngrit mė tė madhe zėri se KLD-ja kishte shkelur nė mėnyrė flagrante nenin 22 tė kodit zgjedhor. Interesat e ngushta partiake dhe aq mė tepėr konsensusi midis
dy partive tė mėdha qė hartuan dhe miratuan pėrmbajtjen e nenit 22 tė Kodit, nuk I lejuan ato tė deklaronin dhe tė pohonin se balancimin politik e pengonte neni 154 I Kushtetutės.
Derisa ėshtė kėshtu si mund tė shpjegohet ajo qė thuhet nė pikėn 14 tė rekomandimeve tė Komisionit tė Venecias dhe OSBE/ODHIR-it tė datės 23 Prill 2004 se: Autoritetet nė Shqipėri duhet tė marrin nė konsideratė ndryshimin e nenit 154 tė Kushtetutės, bashkė me ndryshimet nė
Kodin Zgjedhor, si pjesė e pėrpjekjeve pėr reformė, pėr zhvillimin e njė administrate tė pavarur, profesionale, efikase dhe jopartiake
!
Edhe pse kemi parasysh rolin e rėndėsishėn tė organizmave tė mėsipėrme prestigjoze, sidomos nė fushėne rėformės zgjehdore dhe monitorimin e zgjedhjeve, si dhe kapacitetet cilėsore tė ekspertėve tė tij. J. Pelgrim dhe A. Stoop nė komentet e tė cilėve janė mbėshtetur komisioni I
Venecias dhe OSBE/ODIHR, pėr vetė faktin se nocioni rekomandim, nėnkupton edhe diskutime, madje edhe mendimin e kundėrt, na lejohet tė parashtrojmė objeksionet e mėposhtme: a) Rekomandimi pėr amendime ne nenin 154 tė Kushtetutės nė drejtim tė zgjedhjes tė anėtarėve tė KQZ-sė kemi pėrshtypjen se nuk pėrputhet me analizėn e thelluar, serioze dhe tė detajuar tė pėrmbajtjes sė
nenit 22 dhe disa neneve tė tjera tė Kodit Zgjedhor. Nė qoftė se nė pjesėn analizuese tė raportit OSBE/ODIHR-it dhe tė rekomandimeve thuhet se kjo dispozitė bie ndesh me nenin 154 tė Kushtetuės nuk ka asnjė arsye tė kėrkohet amendimi i dispozitės kushtetuese. Nė qoftė se pranohet se neni 22 i Kodit Zgjedhor kufizon tė drejtėn e tre institucioneve, nuk ka arsye tė rekomndohet amendimi i
nenit 154 tė Kushtetutės. Nė qoftė se kėrkohet njė administratė zgjedhore e pavarur dhe jopartiake (gjė tė cilėn e garanton neni 154 dhe e cėnon neni 22 i Kodit Zgjedhor) nuk ka kuptim qė lidhur me kėtė ēėshtje tė rekomandohet amendimi i nenit 154 tė Kushtetutės; b) Nė rekomandimet e OSBE/ODHIR-it qė pėrmban raporti i datės 12 Tetor 2003-25 Janar 2004 nė mbėshtetje tė
konkluzionit se neni 22 i Kodit Zgjedhor duket se vjen nė kundėrshtim me nenin 154 tė Kushtetutės, u rekomandua qė zgjedhja e anėtarėve tė KQZ-sė tė bėhet nė pėrputhje me Kushtetutėn (d.m.th. me nenin 154), ndėrsa mbas jo mė shumė se tre muajve avancohet me njė rekomandim tjetėr (pėr mendimin tonė tė pamotivuar) se duhen bėrė ndryshime edhe nė nenin 154 tė Kushtetutės; c) kėrkesa
dhe rekomadnimi I Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODHIR-i pėr njė administratė zgjedhore tė pavarur, tė paanshme dhe jopartiake, mendojmė se duhet tė mbėshtet fuqimisht. Por, rekomandimi pėr ndyshimin e nenit 154 tė Kusthetutės, na lejon tė shtrojmė pyetjen: Derisa neni 154 garanton njė KQZ tė pavarur qė njėhsohet me njė organ kushtetues, qė ka njė mandat 7-vjeēar, dhe qė anėtari I
tij gėzon imunitetin e anėtarit tė gjykatės sė Lartė, ku synon ndryshimi qė rekomandohet ti bėhet nenin tė mėsipėrm! Nėqoftėse, nėpėrmjet ndryshime tė nenit 154 kėrkohet sanksionimi kushtetues I balancimit partiak tė KQZ-sė (gjė qė nuk duan ta besojnė sepse analizat qė bėhen nė materialet e OSBE/ODIHr-it dhe Komisionit tė Venecias e pėrjashtojnė kėtė variant) do tė ishte mė
mirė, ndoshta me mė pak telashe dhe debate, tė rekomandohej shfuqizimi I neneve 153 dhe 154 tė Kushtetutės me referimin qė zgjedhja, roli, organizimi dhe funksionimi I KQZ-sė, tė pėrcaktohej me ligj tė veēantė; ē) Ndryshimet nė Kushtetutė nuk janė tabu. Si rrjedhim, kur ėshtė e domosdoshme dhe aq mė tepėr kur e dikton praktika mund tė bėhen ndryshime edhe nė Kushtetutė. Ndryshimi
ose rishikimi i Kushtetutės, siē dihet, parashikohet edhe nė nenin 177 tė saj, por pėr kėtė kėrkohet njė konsensus i gjerė. Ėshtė kjo edhe njė nga arsyet qė projekti pėr amendime kushtetuese miratohet nga jo mė pak se dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve tė tij, se ai i nėnshtrohet referendumit, kur kėtė e kėrkon njė e pesta e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit. Duke patur
parasysh kėto kėrkesa kushtetuese, kemi mendimin se tė angazhohesh me ndryshime kushtetuese, nė njė kohė kur nga zgjedhjet parlamentare na ndajnė pak mė tepėr se njė vit nuk do tė ishte as e domosdoshme dhe as e pėrshtatshme. Pėrkundrazi, diskutimi dhe debati nė kėtė fushė, nė njė klimė relativisht tė acaruar politike, do tė ishte jo vetėm i vėshtirė, por do tė anashkalonte, nėnvleftėsonte
dhe zvarriste pėrmirėsimet e mėtejshme tė Kodit Zgjedhor nė bazė tė rekomandimeve tė shumta tė Komisionit tė Venecias dhe OSBE/ODHIR-it; d) Tek ne siē dihet Kushtetuta u miratua nė vitin 1998 me asistencėn e organizmave tė huaj sidomos tė ekspertėve tė Komisionit tė Venecias. U tha se ishte njė nga Kushtetutat mė tė mira dhe mė demokratiket. Ėshtė e vėrtetė se gjatė periudhės
1998-2004 nė kėtė apo atė dispozitė tė Kushtetutės ėshtė vėrtetuar edhe ndonjė paqartėsi. Disa herė ėshtė dashur qė pėr interpretime, subjektet pėrkatėse ti drejtohen Gjykatės Kushtetuese. Ka mendime qė nė tė ardhmen disa nene tė Kushtetutės ėshtė e nevojshme tė ndryshohen. Por, deri mė sot, nė kėtė fushė me pėrjshtimin tė ndonjė seminari apo tryeze tė rrubullakėt,
nuk ėshtė bėrė asnjė studim. Nė kėtė drejtim nuk rezulton tė jetė bėrė gjithashtu ndonjė pėgjithėsim I zbatimit nė praktikė qoftė dhe tė disa neneve tė Kushtetutės ku tė evidentoheshin me objektivitetet si pluse dhe minuset.
Me sa jemi tė informuar ndryshimet kushtetuese nė vėndet demokratike janė bėrė nė bazė tė diskutimeve dhe debateve politike nė median e shkruar dhe atė elektronike, nė rrethet e gjėra tė specialistėve me pėrvojė nė kėtė fushė, madje ka patur dhe raste kur pėr kėtė qėllim
janė organizuar referendume tė posaēme. Nuk do tė ishte e rekomandueshme qė nė Shqipėri tė veprohej ndryshme, e themi kėtė sepse eksperimentet apo novacionet mund tė shoqėroheshin me pasoja tė dėmshme dhe si rrjedhim fill pas ndryshimeve kushtetuese tė kėrkohej pėrsėri rishikimi I dispozitave tė ndryshuara ose I neneve tė tjera kushtetuese.
Nė pėrfundim e shikojmė tė nevojshme ti referohemi kodit tė praktikės sė mirė nė ēėshtjet zgjedhore, miratuar nga komisioni I Venecias, nė 5 6 Korrik dhe 18 19 tetor 2002, ku midis tė tjerave thuhet se stabiliteti I ligjit pė besueshmėrinė e procesit electoral (ėshtė me rėndėsi
jetike pėr konsolidimin e demokracisė), po nė kėtė kod kur flitet pėr sistemet zgjedhore theksohet se ato po tė ndryshohen shpejt ose pėrpara (brėnda njė viti) zgjedhjeve dhe sikur qėllimi tė mos jetė manipulim, pėrsėri do tė duket sikur ndryshimet janė diktuar nga interesa direkte politike tė partive, prandaj nė kėtė vėshtrim, mos vallė propozimet pėr ndryshime nė sistemin
zgjedhor si dhe rekomandimi pėr amendimin e nenit 154 tė Kushtetutės (nė njė kohė kur sapo kanė filluar pregatitjet pėr zgjedhjet e ardhshme paralmentare), mund tė krijjonin pėrshtypjen se ato pėrkatėsisht diktohen apo ndikohen nga interesa direkte tė partive politike?
|