KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Klinika Ligjore Falas

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

 

 

USHTRIMI I DHUNËS POLICORE, SHFAQJE TË PËRSËRITURA TË SAJ

 

 

10.07.2002 

 

Sipas të dhënave që kanë dalë në shtyp dhe në media një grup të rinjsh nga Tirana që pushonin në Golem janë trajtuar egërsisht nga një grup policësh, me në krye shefin e Komisariatit të policisë së Kavajës, ditën e dielë më 7 korrik. Në denoncimin e menjëhershëm, që i kanë paraqitur Prokurorisë së Përgjithshme, të rinjtë në fjalë e cilësojnë këtë ndodhi si një “akt të pashembullt e të turpshëm të një dhune dhe abuzimi deri në kufijtë e shtazërisë”.

 

Në letrën e tyre drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se përveçse janë goditur egërsisht me qytat e armëve dhe me shkopinj gome, disa prej tyre janë hequr zvarrë dhe i kanë shtrirë përtokë duke i goditur me shqelma dhe me grushta. Është vënë në dukje veçanërisht pjesëmarrja, në këtë akt të pashembullt dhune, e shefit të krimeve të këtij Komisariati. Me dorezën e armës ai ka goditur një djalë në rrëzë të veshit duke e lënë të gjakosur dhe pa ndjenja.

 

Nga ana e Komisariatit të policisë është dhënë një version i ndryshëm i ngjarjes duke thënë se shefi i krimeve ka qenë viktimë e një sulmi prej një shtetasi që është identifikuar dhe do t’i nënshtrohet ndjekjes penale. Por vetë ky burim pranon se gjatë kërkimit të agresorëve ka ndodhur një incident me një grup që janë marrë gabimisht si të implikuar në këtë akt. Kjo konfirmohet edhe në letrën e ankuesve.

 

KSHH shpreh mendimin që çdo sulm kundër një përfaqësuesi të rendit është një shkelje e rëndë dhe si e tillë duhet të trajtohet në rrugë penale. Por rasti i mësipërm tregon se reagimi i grupit të policisë ka kaluar çdo masë dhe ka degjeneruar në një akt dhune kundër personave të pafajshëm. Kjo nuk e justifikon dhunën e përdorur kundër tyre.

 

KSHH denoncon këtë akt të përsëritur të përdorimit të dhunës nga ana e policisë kundrejt shtetasve të pafajshëm. U bëhet thirrje organeve të rendit që të vlerësojnë më seriozisht ankesat e shtetasve dhe të jenë më transparentë në marrjen e masave. Përdoruesit e dhunës duhet të vihen para përgjegjësisë dhe masat përkatëse duhet t’i bëhen të njohura opinionit publik.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Tetor - Dhjetor 2008

Korrik - shtator 2008

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 2233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007