|
TĖ
MERREN MASA TĖ RREPTA KUNDĖR PĖRDORIMIT TĖ DHUNĖS
NĖ RADHĖT E FORCAVE TĖ RENDIT
11.03.2002
KSHH ka ngritur shumė herė zėrin
kundėr dhunės sė pėrdorur nga forcat e policisė.
Pėrdorimi i dhunės ėshtė trajtuar si njė ndėr problemet
mė tė mprehta nė rradhėt e forcave tė rendit. Nė
deklaratat e tij KSHH ka vėnė nė dukje raste konkrete tė
cilat janė verifikuar edhe me vėzhgime nė vend. Nuk
ėshtė e rastit qė edhe nė raportin vjetor tė
Departamentit tė Shtetit, lidhur me gjendjen e tė
drejtave tė njeriut nė Shqipėri, kjo ēėshtje ka zėnė njė
vend tė veēantė.
Rastet konkrete janė denoncuar si nga
KSHH, ashtu edhe nga Grupi Shqiptar i tė Drejtave tė
Njeriut. Mjafton tė pėrmendet dhuna e pėrdorur nė
mjediset e burgut kundėr Kryetarit tė Partisė
Demokratike tė Tropojės, A. Haklajt, rast i cili nė
kohėn e vet bėri shumė bujė. Nuk ka raport pėr tė
drejtat e njeriut qė tė mos e pėrmendė atė. KSHH ėshtė
shprehur po ashtu lidhur me pėrdorimin e dhunės nė
mjediset e Drejtorisė sė Komisariatit tė Policisė tė
qytetit tė Elbasanit.
Tani sė fundi ėshtė bėrė i njohur
edhe keqtrajtimi i egėr i qytetarit Sabaudin Ēela nga
vetė oficeri i policisė gjyqėsore tė Vlorės. Viktima ka
pėsuar dėmtime tė rėnda nė trup, aq sa ėshtė shtruar nė
spital pėr mjekim.
Tė gjitha kėto akte cėnojnė rėndė
imazhin e forcave tė rendit nė Shqipėri. E megjithatė
organet kompetente deri tani nuk kanė treguar
transparencėn e duhur dhe nuk i kanė bėrė tė njohura
masat pėr hetimin e tyre, vėnien e elementit tė dhunshėm
para pėrgjegjėsisė dhe mėnyrėn e pėrfundimit tė ēėshtjes.
Ėshtė krijuar pėrshtypja se kėto akte dhune nuk janė
marrė me seriozitetin e duhur dhe kanė mbetur
brendapėrbrenda nė rrethin e ngushtė tė drejtuesve tė
rendit.
Nėn presionin e kėtyre akteve qė janė
tė shpeshta, mė nė fund edhe organet kompetente janė
vėnė nė lėvizje dhe kanė bėrė tė njohura masat qė janė
marrė kundėr pėrdoruesve tė dhunės, pavarėsisht nga
grada e tyre. Dihet se pak kohė mė parė ėshtė shkarkuar
nga detyra dhe ėshtė marrė masa e arrestit kundrejt ish-
drejtorit tė Komisariatit tė Policisė tė qytetit tė
Elbasanit, E. Koseni.
Njė masė e njėjtė ėshtė marrė tani
edhe nė Vlorė, kundrejt oficerit tė policisė gjyqėsore
Alnor Hasa, pėr pėrdorim dhune kundrejt qytetarit
Sabaudin Ēela. Oficeri nė fjalė u shkarkua nga detyra
dhe ēėshtja iu pėrcuall prokurorisė pėr ndjekje penale.
KSHH vlerėson rėndėsinė tė kėtyre
masave kundrejt elementit tė dhunshėm nė radhėt e
policisė. Vlerėsohet aq shume edhe transparenca e
organeve kompetente, publikimi i menjėhershėm i masave
qė janė marrė. Kėta janė shembuj qė tregojnė se
autoritetet pėrkatėse do tė angazhohen mė tej pėr vėnien
e fajtorėve pėrpara pėrgjegjėsisė. Nė kėtė mėnyrė
denoncimet publike tė organizatave tė tė drejtave tė
njeriut do tė gjejnė jehonėn e duhur dhe do tė merren nė
konsideratė pėr tė goditur ēdo shkelje tė ligjit. Ēdo
akt dhune pėrbėn njė atentat kundėr tė drejtės sė
sigurisė sė personit qė ėshtė njė parim kushtetues dhe
ėshtė nė rradhė tė parė detyrė e vetė forcave tė rendit
qė ta mbrojnė atė.
|