KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Klinika Ligjore Falas

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

Përsëri dhunë!

 

15.10.2004

Korrespondentja e Komitetit Shqiptar të Helsinki në qytetin e Korçës ka njoftuar se në datën 11 tetor 2004 pranë Hotel “Valbona” është ndaluar dhe keqtrajtuar Stathi Lako. Gjatë verifikimeve ka rezultuar se dhuna ndaj tij është ushtruar nga tre policë civilë dhe shefi i krimeve të rënda pranë drejtorisë së Policisë së Qarkut të Korçës, Z. Bajram Hyka. Thuhet se shkak është bërë takimi i Z. Lako me të bijën e Z. Hyka. Për keqtrajtimin disponohet edhe raporti mjekësor. Megjithë ndërhyrjet që kjo çështje të mos ndiqej, është bërë kallëzim në organet e prokurorisë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, disa herë ka reaguar publikisht jo vetëm për të vënë para përgjegjësisë punonjësit e policisë që ushtrojnë dhunë ndaj shtetasve, por edhe për të marrë masat përkatëse edukuese dhe parandaluese.

KSHH-ja, me keqardhje konstaton se raste të tilla janë të përsëritura gjë që tregon se vlerësimi i këtij fenomeni negativ le mjaft për të dëshiruar. Kuptohet, kur ndodh e keqja ndërhyet, merret edhe ndonjë masë, por kryesorja siç dihet është parandalimi. Lufta kundër kriminalitetit është e domosdoshme të intensifikohet, por kjo në asnjë mënyrë nuk mund të justifikojë cënimin e të drejtave të shtetasve, shëndetin dhe jetën e tyre.

KSHH-ja, në datën 14 tetor 2004 verifikoi në vend edhe një rast tjetër që pretendohet se është përdorur dhunë ndaj të paraburgosurit Artan Pjetri në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë në Durrës. Në sallën e gjyqit i akuzuari u paraqit me kokë të lidhur, ndërsa nëna e tij që ishte e pranishme gjatë gjykimit deklaroi se i biri i kishte thënë se ishte keqtrajtuar. Vetë Artan Pjetri u tha vëzhguesve të këtij Komiteti se ai vuante nga sëmundja epileptike, se atij i kishte rënë të fikët dhe ishte rrëzuar duke u dëmtuar në pjesë të ndryshme të fytyrës.

KSHH-ja nuk e paragjykon çështjen, por meqenëse gjatë verifikimeve rezultuan të dhëna kontradiktore, ka vend që edhe për këtë çështje të zhvillohen jetime të mëtejshme dhe objektive.

Vlen të përmendet se gjatë bisedës konfidenciale me Artan Pjetrin me vëzhguesit e KSHH-së, ai është shprehur se në momentin e ndalimit, megjithëse ishte vetdorëzuar, ndaj tij ishte ushtruar dhunë.

KSHH mendon se pavarësisht nga fakti se ky është një pretendim i vonuar, ka interes të bëhen verifikimet përkatëse sepse disa herë janë vërtetuar raste të përdorimit të dhunës në momentin e ndalimit apo arrestimit në flagrancë ose fill pas tyre. Do të sugjeronim që Ministria e Rendit, duke marrë shkas nga rastete e shumta tëkeqtrajtimit të shtetasve, të udhëzojë që ky problem të bëhet objekt shqyrtimi në të gjitha drejtoritë e policisë në shkallë vendi.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Tetor - Dhjetor 2008

Korrik - shtator 2008

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 2233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007