KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Klinika Ligjore Falas

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

 

 

Arbitrariteti dhe dhuna duhen ndëshkuar

 

Tiranë, 3 shtator 2003

Këto ditët e fundit në shtypin e përditshëm dhe në televizion është njoftuar se punonjës të policisë të rrethit të Matit kanë ushtruar dhunë në dëm të vëllezërve Behar, Ali dhe Mirian Bedolli, banues në Mat.  Lidhur me këtë rast, gjithashtu bashkëshortja e Behar Dedollit i ka drejtuar një letër ankese Komitetit Shqiptar të Helsinkit, nëpërmjet së cilës ajo ankohet se në mbrëmjen e 24 gushtit 2003, forca të policisë janë futur në mënyrë arbritrare në shtëpinë e saj dhe në prani të pjesëtarëve të familjes kanë ushtruar dhunë mbi bashkëshortin e saj, Beharin duke e goditur këtë edhe me sende të forta.  Pas marrjes nga shtëpia, si pasojë e gjendjes të rënduar fizike, Behari u dërgua në spitalin e Burrelit.  Më vonë, ai është shoqëruar nga forcat e policisë nga spitali për në komisariat, pa u trajtuar plotësisht nga ana mjekësore. Sipas të dhënave të mësipërme, bëhet e ditur gjithashtu se nga policia janë keqtrajtuar edhe vëllezërit e Beharit, Aliu dhe Miriani.


Komiteti Shqiptar i Helsinkit e sheh të nevojshme të theksojë se në bazë të ligjit, ndaj personit i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale dhe ndaj të cilit Gjykata ka vendosur si masë sigurie arrest në shtëpi, nuk duhet të ushtrohet dhunë, në asnjë rast edhe nëse ai shkel kufizimet e caktuara në vendimin e dhënë nga gjykata. Në raste të tilla mund të kërkohet revokimi i vendimit të dhënë ndaj tij.


KSHH vlerëson me kujdes ankesat e shtetasve si dhe të dhënat e medias së shkruar ose elektronike, por asnjëherë ai nuk paragjykon çështjet që janë objekt hetimi ose gjykimi.  Është kjo, arsyeja, që ne I drejtohemi organeve kompetente të Prokurorisë dhe të Ministrisë së Rendit Publik, që kjo çështje të shqyrtohet me shpejtësi dhe objektivitet duke sqaruar jo vetëm rrethanat e ngjarjes por edhe duke vënë para përgjegjësisë personat përgjegjës. KSHH sugjeron gjithashtu që për efekte transparence, brënda kufijve që lejon ligji të bëhen publike nga ana e Policisë së Shtetit masat e marra për rivendosjen e të drejtës së cënuar. 



 



 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Tetor - Dhjetor 2008

Korrik - shtator 2008

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 2233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007