KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

 

 

Shėndeti dhe jeta e njerėzve mund tė rrezikohet

 

10.03.2004

Nė emisionet televizive dhe shtypin e sotshėm jepet alarmi se sipas konstatimeve nė vend, nė magazinėn e ish kombinatit Poligrafik tė Tiranės, ndodhet njė sasi e konsiderueshme Cianuri (helm me rrezikshmėri tė theksuar). Njė rast i tillė nuk ėshtė i vetmi. Edhe mė parė Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar ndaj mbajtjes nė mėnyrė krejt tė papėrshtatshme dhe nė kundėrshtim me rregullat e lendėve helmuese nė zonėn e Porto Romanos.

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit bashkohet me shqetėsimin e medias elektronike dhe asaj tė shkruar dhe i bėn thirrje nė rradhė tė parė organeve pėrkatėse shtetėrore qė me urgjencė tė fillojnė transportimin e sasive tė mėsipėrme tė Cianurit ose tė helmeve tė tjera nga ambjentet e ndėrmarrjes sė mėsipėrme pėr nė vende tė sigurta.

     

Komiteti Shqiptar i Helsinkit sjell nė vėmendje tė banorėve nė afėrsi tė kėsaj magazine ose punonjėsve tė tjerė, shėndeti dhe jeta e tė cilėve nė kushte dhe rrethana tė paparashikuara, mund tė vihet nė rrezik, se ata kanė tė drejtė ta ngrejnė zėrin dhe t’i kėrkojnė shtetit t’i japė fund kėsaj gjendje.

      

Pėr Komitetin Shqiptar tė Helsinkit misioni i tė cilit ėshtė tė mbrojė tė drejtat e shtetasve edhe nė kėtė fushė nuk mund tė pėrbėjnė justifikim pretendimet se ndėrmarrja nuk paguan shpenzimet pėr transport, se ky objekt ruhet me roje (pa armė) etj.

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit denoncon faktin se ēėshtja zvarritet edhe pse organet pėrkatėse shtetėrore janė nė dijeni se nė kėtė magazinė ka helme dhe megjithėse e pohojnė kėtė fakt, ato nuk marrin masa urgjente pėr tė mbrojtur jetėn e punonjėsve dhe tė banorėve pranė kėtyre magazinave. 

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit duke marrė shkas nga ky rast kėrkon qė problemi i mbajtjes, depozitimit dhe transportimit tė helmeve tė ndryshme tė studiohet nė shkallė Republike dhe Qeveria shqiptare tė pėrgatisė njė plan tė shpejtė veprimi dhe buxhetet pėrkatėse pėr zgjidhjen e tyre.

 

Pėr Komitetin Shqiptar tė Helsinkit, pritmėria ėshtė e dėnueshme dhe mund tė shoqėrohet me pasoja tė dėmshme. Masat parandaluese nė kėtė drejtim janė tė domosdoshme.  

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007