KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

 

 

shumė pėrkujdesje, humanizėm  dhe trajtim profesional tė tė sėmurėve me HIV/SIDA

 

Tiranė, mė 11 Shkurt 2004

Gjatė viteve tė fundit shoqėria shqiptare po  pėrballet  me njė sėmundje tė rėndė dhe me pasoja   tė shumta siē ėshtė virusi HIV dhe  ai i SIDA–s.  Pėr fat tė keq numri i shtetasve shqiptarė  tė infektuar nga kėto viruse ėshtė nė rritje. Kjo situatė duhet  tė shqetėsojė seriozisht shtetin  dhe  gjithė shoqėrinė shqiptare. Ėshtė fjala pėr masa mė tė efektshme parandaluese dhe pėr njė sensibilizim mė tė madh tė shoqėrisė nė tėrėsi, duke filluar nga familja, shkolla, shtresat e ndryshme tė shoqėrisė, veēanėrisht nė zonat ku informimi i njerėzve ėshtė i pakėt ose pothuajse mungon.  Gjithashtu, fjala ėshtė pėr njė trajtim  mė human dhe pėrkujdesje njerėzore pėr  tė sėmurėt me HIV/SIDA dhe familjarėt e tyre.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit  shpreh publikisht shqetėsimin e tij  rreth  disa shkrimeve nė median e shkruar ditėt e fundit ku  objekt shkrimi kanė qėnė raste tė tė sėmurėve me kėtė virus. Problemet qė trajtohen nė kėto shkrime janė nė fakt tė njė rėndėsie tė veēantė dhe qė duhet tė tėrheqin sidomos vėmendjen e organeve pėrkatėse shtetėrore. Nė kėtė drejtim, ne pajtohemi plotėsisht me shqetėsimin e ngritur nga media pėr tė sensibilizuar publikun  pėr njė kujdes  mė tė madh ndaj  tė sėmurėve dhe familjarėve tė tyre.

Nga ana tjetėr, Komiteti Shqiptar i Helsinkit  terheq vėmendjen tek domosdoshmėria e ruajtjes sė sekretit profesional. Ėshtė e vėrtetė qė media nė shkrimet e saj nuk pėrmend emra personash tė infektuar nga virusi HIV/ SIDA, por ajo jep  tė dhėnat tė tjera tė hollėsishme qė krijojnė tė gjitha mundėsitė, tė paktėn pėr njė rreth njerėzish,  tė identifikojnė personat dhe rrethin familjar tė tyre.

Lidhur me kėtė problem, Komiteti Shqiptar i Helsinkit  e shikon  tė nevojshme  tė sjellė  nė vėmendje tė personelit shėndetėsor dhe atij qė duhet tė kujdeset  pėr tė sėmurėt, nenin 18 tė ligjit Nr. 8689, datė 16-11-2000 “Pėr parandalimin e pėrhapjes sė infeksionit HIV/AIDS nė Republikėn e Shqipėrisė”, ku thuhet: “Personeli i laboratorit qė kryen ekzaminimin nuk ka tė drejtė t’u tregojė rezultatin pozitiv tė infektuarit me HIV, ose tė afėrmve tė tij.”  Kjo duhet tė bėhet vetėm nga persona tė autorizuar me ligj. Nė po kėtė ligj, theksohet se vetėm sipas pėlqimit tė personit tė infektuar, ky rezultat u komunikohet personave tė tjerė qė ai dėshiron. Legjislacioni e parashikon qartė se ky informacion ėshtė absolutisht i  ndaluar t’i jepet  tė afėrmve dhe aq mė tepėr medias.

Dhėnia e informacioneve tė tilla  medias ose njerėzve tė tjerė ėshtė nė kundėrshtim flagrant  me  nenet 9 tė ligjit  “Pėr parandalimin e pėrhapjes sė infeksionit HIV/AIDS nė Republikėn e Shqipėrisė”,  dhe dėnohet sipas kodit penal i cili nė nenin 121  tė tij sanksionon se “Pėrhapja e njė sekreti qė i pėrket jetės private tė njė personi nga ai qė e siguron atė pėr shkak tė detyrės ose profesionit dėnohet me burgim deri nė njė vit, ndėrsa kur bėhet me qėllim fitimi ose pėr tė dėmtuar njė person tjetėr, dėnohet deri nė dy vjet.

Nga informacionet dhe kontaktet qė Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka patur me tė sėmurė tė tillė, vėren se ende shteti nuk  ka zbatuar detyrimet ligjore ndaj tė sėmurėve me HIV/SIDA dhe se kėta tė fundit detyrohet tė sigurojnė vetė me mundėsitė e tyre financiare barnat e nevojshme tė cilat janė jashtėzakonisht tė kushtueshme dhe tė pamundura pėr t’u siguruar nė tregun shqiptar.

 

 Duke marrė shkas pėr sa u tha mė sipėr:

 

1. KSHH nėpėrmjet kėsaj deklarate u bėn thirrje organeve pėrkatėse shtetėrore qė nė zbatim tė ligjit konkretisht tė nenit  11 i kėtij ligji, ku thuhet se: “Shteti siguron ēdo lloj kujdesi shėndetėsor, barnat pėr mjekim ambulator ose nė spital, si edhe transportin falas pėr tė pėrcaktuar nevojat e kujdesit mjekėsor pėr qytetarėt shqiptarė tė sėmurė me HIV/AIDS.”   tė fillojė  sa mė shpejt  sigurimin falas tė barnave.

2. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bėn apel personelit shėndetėsor pėr njė trajtim mė human dhe profesional tė tė sėmurėve  me HIV/SIDA.

3. KSHH i sugjeron medias sė shkruar dhe asaj elektronike qė nė raste tė tilla, si edhe nė tė gjitha rastet qė kanė tė bėjnė me jetėn private tė shtetasve tė tregohet e kujdesshme, jo vetėm se nxjerrja e tė dhėnave mund tė cėnojė dinjitetin e personit, por mund tė shoqėrohet edhe me pasoja tė tjera tė dėmshme  pėr tė sėmurėt dhe familjarėt  e tyre.

4. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bėn apel  medias  shqiptare tė informojė dhe sensibilizojė mė mirė publikun pėr tė parandalimin  e kėsaj sėmundje dhe tė respektojė privatėsinė e  tė sėmurėve.

5. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bėn apel nė mėnyrė tė veēantė institucioneve arsimore, edukatorėve edhe shoqėrisė civile shqiptare qė vepron nė kėtė fushė tė rrisė vėmendjen ndaj kėtij grupi njerėzisht dhe tė  rrisė ndjesinė qytetare pėr njė trajtim mė human dhe profesional tė sėmurėve  me HIV/SIDA,

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007