KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

Kėrcėnime Ndaj tė Drejtave tė Njeriut nė Shqipėri

 

Deklaratė nga Federata Ndėrkombėtare e Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit

 

Tiranė, Vienė, 17 Mars 2006.

  Qeveria e re e Shqipėrisė, e cila filloi mandatin nė Shtator 2006 lanēoi reforma rigoroze ligjore dhe institucionale pėr tė trajtuar korrupsionin e shumėpėrhapur dhe krimin e organizuar. Ndėrkohė qė shumė prej nismave tė saj janė mirėpritur nga shoqėria civile, tė tjerė ngrenė shqetėsime pėr tė drejtat e njeriut dhe vėnė nė dyshim pėrkushtimin e qeverisė ndaj sundimit tė ligjit.

 

Nė zbatim tė programit tė saj anti-korrupsion, qeveria nė njė numėr rastesh ka shkelur tė drejtat dhe liritė kushtetuese. Pėr shembull, propozoi tė kufizonte imunitetin e anėtarėve tė parlamentit pa ndryshuar dispozitat kushtetuese qė garantojnė imunitetin, dhe tė pėrjashtonte punėsimin nė administratėn publike, nė poste tė doganave dhe tatimeve praktikisht ēdo tė afėrm tė autoriteteve qė tashmė mbanin poste tė larta nė qeveri apo administratėn publike. Pėr mė tej, duket se njė numėr punonjėsish shtetėrorė janė pushuar nga puna pas procedurash qė u mungon transparenca.

 

Zyrtarė tė qeverisė kanė implikuar individė nė korrupsion nė mėnyrė publike pėrpara se ēėshtjet e tyre tė hetoheshin dhe gjykoheshin, ndoshta duke shkelur tė drejtėn pėr t'u konsideruar i pafajshėm derisa tė provoheshin si fajtorė nė njė gjyq tė drejtė.

 

Gjithashtu, qeveria ka propozuar amendamente nė legjislacionin mbi sekretin shtetėror, tė cilat, nėse miratohen, mund tė kufizojnė seriozisht aksesin ndaj informacionit me rendėsi apo interes publik.

 

Gjithashtu, qeveria ka dėshtuar pėr tė propozuar me shpejtėsi ndryshime nė kodin zgjedhor megjithė faktin qė zgjedhjet e kohėve tė fundit vazhduan tė mos arrinin nė lartėsinė e standarteve ndėrkombėtare. FNH dhe KShH nxisin qeverinė t'iu pėrgjigjet rekomandimeve pėrkatėse tė paraqitura nga Organizata pėr Bashkėpunim dhe Siguri nė Europė (OSBE).

 

FNH dhe KShH pėrshėndesin faktin qė qeveria shqiptare ka pėrcaktuar si pėrparėsi luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, ne jemi tė shqetėsuar pėr mjetet e pėrdorura pėr tė arritur synimet, disa prej tė cilave shkelin pėrkushtimet ndėrkombėtare tė Shqipėrisė. Respektimi i kujdesshėm i atyre standarteve, si dhe bashkėpunimi transparent me shoqėrinė civile, do tė sigurojnė qė tė respektohen tė drejtat e tė gjithėve.

 

Pėr mė shumė informacion:

 

Federata Ndėrkombėtare e Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut:

Aaron Rhodes, Drejtor Ekzekutiv, +43-1-4088822

Henriette Schroeder, +43-676-725 4829

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit:

Vasilika Hysi, Executive Director, +355-4-233 671

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007