|
PĖR
PĖRMIRĖSIMIN E KUJDESIT SHĖNDETSOR NDAJ NĖNAVE SHTATZĖNA
DHE FĖMIJĖVE
28.01.2004
Ditėt e fundit, mėsuam nga media, pėr
lindjen e njė foshnje jashtė parametrave normale pėr tė
jetuar. I prekur qysh nė barkun e nėnės nga sėmundja e
rrallė e hidrocefalisė, foshnja nuk arriti tė qėndronte
nė jetė mė shumė se 24 orė. Lindja e tij mund tė ishte
parandaluar. Pėr fat tė keq, ky rast nuk ėshtė i vetėm,
sidomos nė trevėn e Elbasanit. Ėshtė shqetėsuese edhe
kur shohim ecurinė statistikore tė jetės sė foshnjave
nga 0-1 vjeē. Sipas raportit tė fundit zyrtar tė
publikuar nga INSTAT, gjatė vitit 2002 rezulton njė
rritje e dukshme e numrit tė vdekjeve tė foshnjave tė
kėsaj moshe, krahasuar me vitet e mėparshme qė nga 1999.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
dhe Qėndra Avokatore e Grave (QAG) si organiziata qė
merren me mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe ndihmėn
e grave nė nevojė reagojnė publikisht ndaj njė
niglizhencė tė theksuar qė tregohet ndaj nėnės dhe
fėmijės
KSHH-ja dhe QAG-ve sjell nė vėmendje
tė autoriteteve pėrgjegjėse faktin se sigurimi i njė
mbrojtjeje tė veēantė nga Shteti pėr kėto kategori,
ėshtė njė detyrim kushtetues i parashikuar shprehimisht
nga neni 54/1 i Kushtetutės sonė. Mbrojtja e jetės, e
shėndetit dhe e zhvillimit tė fėmijės, pėrbėn njė
detyrim shtetėror tė pėrcaktuar edhe nga legjislacioni
ndėrkombėtar pėr tė drejtat e Njeriut, ku spikat
Konventa Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Fėmijės, e
ratifikuar nga vendi ynė qysh nė vitin 1992.
Nė kėtė kuadėr, Shteti shqiptar ėshtė
pėrgjegjės pėr situatėn jo tė mirė nė drejtim tė
mbrojtjes sė nėnės dhe fėmijės. Ai ka pėr detyrė tė
marrė masa tė menjėhershme. Eshtė e vėrtetė se nė
Shqipėri ekziston njė kuadėr i domosdoshėm ligjor, njė
paketė ligjesh tė pėrbėrė nga akte tė miratuara nga
Kuvendi dhe nga disa akte nėnligjore, tė cilat mund tė
pėrmirėsohen nė mėnyrė efikase. Por, aktualisht,
mendojmė se mbetet urgjente ndėrhyrja pozitive e
strukturave pėrkatėse shtetėrore, sidomos e Qeverisė dhe
e Ministrisė sė Shėndetėsisė, pėr pėrmirėsimin e
shėrbimit shėndetsor, nė tė cilin, 10 vitet e fundit
ėshtė vėnė re njė rėnie e ndjeshme.
Shėrbimi shėndetėsor nė fshat, nga ku
vinte edhe foshnja e pafat, shpesh nuk ekziston fare.
Nuk mund tė mos lemė pa pėrmendur edhe fenomenet
dėmtuese tė korrupsionit dhe nė ndonjė rast, tė
shndėrrimit tė veprimtarisė sė shėrbimit shėndetsor nė
veprimtari biznesi.
KSHH dhe QAG i bėn Apel strukturave
shtetėrore tė shendetėsisė tė zbatojnė mė mirė ligjet
nė fuqi dhe tė vėnė para pėrgjegjėsisė ata persona qė
mė ligj janė tė ngarkuar me kujdesin ndaj nėnės
shtatėzėna dhe fėmijės.
KSHH dhe QAG i bėn apel Ministrisė sė
Shėndetsisė tė marrė masa urgjente pėr tė forcuar
shėėrbimin parėsor nė tė gjithė vendin, veēanėrisht nė
zonat rurale dhe ato zona ku ka varfėri
KSHH dhe QAG i bėn apel Minsitrisė sė
Shendetėsisė tė ushtrojė kontrolle tė vazhdueshme pėr tė
parė kujdesin ndaj nėnės dhe fėmijės dhe tė ndėrhyjė me
masa konkrete pėr tė pėrmirėsuar situatėn.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe
Qėndra Avokatore e Grave i kėrkon autoriteteve
shtetėrore tė bashkėpunojnė mė mirė me shoqėrinė civile
pėr tė siguruar edhe njė rritje tė nivelit tė kulturės e
tė edukimit shėndetėsor nė zonat rurale dhe nė familjet
nė nevojė.
Jeta mjaft e shkurtėr e foshnjės si
dhe shumė raste tė tjera nė ndodhura nė qyteti e
Elbasanit ėshtė njė apel i fortė edhe pėr strukturat
shtetėrore pėrgjegjėse pėr mbrojtjen e mjedisit,
konkretisht, pėr ministrinė e Mjedisit, e cila duhet tė
marrė masa urgjente pėr tė respektuar nenin 56 tė
Kushtetutės, nenit qė afirmon tė drejtėn e ēdo qytetari
pėr tu informuar mbi gjendjen e mjedisit dhe pėr
mbrojtjen e tij.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe
Qėndra Avokatore e Grave i kujton Qeverisė Shqiptare se
Koha nuk pret mė. Jo vetėm qytetarėt e Elbasanit, por tė
tė gjithė Shqipėrisė meritojnė tė informohen pėr tė
drejtat etyre, pėr gjendjen e mjedisit nė vendet ku
jetojnė, me shkallėn e ndotjes sė tij dhe me pasojat e
mundshme qė mund tė vijnė prej ndotjes.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe
Qėndra Avokatore e Grave i kėrkon qeverisė shqiptare tė
jetė transparente pėr masat e vazhdueshme qė ajo
ndėrmerr pėr mbrojtjen e nėnės dhe tė fėmijės si dhe
tė mjedisit.
|