|
Ndihma
ligjore falas ėshtė njė e drejtė qė duhet tė
realizohet realisht nė praktikė
Mė datė 1 Prill 2008, Komiteti
Shqiptar i Helsinkit (KShH-ja) zhvilloi tryezėn e
rrumbullakėt lidhur me rolin e shoqėrisė civile nė
ofrimin e ndihmės ligjore falas ndaj shtetasve tė
drejtat e tė cilėve janė cėnuar nga pėrfaqėsues tė
autoriteteve shtėtėrore.
Qėllimi i tryezės ishte paraqitja e
arritjeve dhe vėshtirėsive tė hasura nė ofrimin e
ndihmės ligjore falas nga kėndvėshtrimi i KSHH-sė
dhe shkėmbimi i mendimeve nga pėrfaqėsues tė
organizatave qė ofrojnė shėrbime ligjore dhe
pėrfaqėsues tė institucioneve tė ndryshme.
Gjatė periudhės maj 2007 mars 2008
nė adresė tė KSHH-sė janė adresuar rreth 467 ankesa
dhe kėrkesa tė adresuara nga qytetarė, persona tė
arrestuar, tė dėnuar dhe nga avokatė. KSHH-ja ofroi
shėrbime tė tilla si: trajtim dhe verifikim tė
ankesave, tė rasteve tė denoncuara nga qytetarė ose
media, kėshillime ligjore, asistencė ligjore pėr
plotėsimin e dokumentacionit pėr nė gjykatat e
niveleve tė ndryshme, adresim i problemeve dhe
rekomandime pėrkatėse nė institucionet pėrkatėse,
adresim i problemeve nė organizata tė tjera tė
specializuara pėrfaqėsim i ēėshtjeve nė Gjykatat e
tė gjitha niveleve.
Njė numėr i madh ankesash tė
trajtuara nga KSHH-ja ishin nė fushėn e burgjeve dhe
paraburgimit dhe kishin tė bėnin me probleme tė
tilla si: kushtet higjenike, infrastrukturėn jo tė
mirė tė vendeve tė paraburgimit, norma e ushqimit,
mungesa e transparencės sė veprimeve tė
administratės sė burgjeve dhe paraburgimeve;
moskthimi nė kohė i pėrgjigjeve tė ankesave
kėrkesave tė personave tė dėnuar ose tė paraburgosur,
cėnimi i korrespondencės sė tė dėnuarve, ushtrimi i
dhunės fizike dhe psikologjike nė institucionet e
vuajtjes sė dėnimit dhe nė paraburgim.
Trajtimi i personave me probleme
mendore tė cilėt janė duke vuajtur dėnimin dhe
informimi ligjor i ulėt i tė dėnuarve tė cilėt nuk
kanė mundėsi ti drejtohen gjykatės pėr uljen e
dėnimit ose pėr veprime tė tjera ligjore kanė qėnė
gjithashtu objekt i ankesave dhe trajtimit tė tyre
tė KSHH-ja.
Ankesa tė shumta kanė tė bėjnė me
sistemin e drejtėsisė penale sidomos lidhur me:
zvarritje tė proceseve gjyqėsore, mungesa e dhėnies
sė informacionit nga gjykatat e niveleve tė ndryshme
qytetarėve, pamundėsia pėr tė pasur mbrojtje falas
kur personat kėrkojnė rishikimin e vendimeve penale,
KSHH-ja ka marrė kėrkesa pėr dėrgimin e ēėshtjeve nė
Gjykatėn Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut.
Qytetarė ankohen pėr organet e
policisė lidhur me raste tė keqtrajtimit dhe
ushtrimit tė dhunės, mos respektimit tė sė drejtės
sė informimit, pėr mbajtje tė tyre jashtė afatit
ligjor, ndalimi i avokatėve tė takohen me klientėt e
tyre pa autorizimin e organit tė prokurorisė.
Qytetarėt janė ankuar dhe kanė
kėrkuar kėshillime lidhur me ndėrprerjen e padrejtė
tė marrėdhėnieve tė punės, pėr shėrbimin
shėndetėsore, etj.
Nė tryezė pjesėmarrėsit diskutuan
lidhur me vėshtirėsitė qė hasim organizatat qė
ofrojnė shėrbime ligjore. Ndihma ligjore falas ndaj
qytetarėve, e ofruar nga KSHH-ja ka hasur edhe nė
vėshtirėsi. Verifikimi i ankesave nė institucione tė
mbyllura siē janė vendet e paraburgimit dhe burgjet
jo gjithnjė ėshtė i mundur. Jo nė pak raste
institucione tė ndryshme shtetėrore nuk i kanė
zgjidhur shqetėsimet e adresuara. Ndonėse, ka njė
ligj pėr tė drejtėn e informimit, ka vėshtirėsi nė
marrjen e informacionit nga institucione shtėtėrore.
Nė pėrfundim tė diskutimit,
pjesėmarrėsit theksuan nevojėn e miratimit sa mė tė
shpejtė tė ligjit pėr shėrbimin ligjor falas si njė
institut tė veēantė, rritjen e bashkėpunimit tė
organizatave qė ofrojnė shėrbime ligjore, tė
trajnimit tė avokatėve qė ofrojnė shėrbim avokator
falas dhe avokatėve private
Nė tryezė morėn pjesė pėrfaqėsues tė
shoqėrisė civile, pėrfaqėsues tė sistemit gjyqėsor,
prokurorisė, pėrfaqėsues tė Ministrive dhe
institucioneve tė tjera shtetėrore, Avokatit tė
Popullit, pėrfaqėsues tė KLD-sė, pėrfaqėsues tė
organizatave ndėrkombėtare qė veprojnė nė Shqipėri,
pedagogė, juristė dhe ekspertė nė fushė.
Veprimtaria e KSHH-sė nė kėtė fushė
dhe tryeza e rrumbullakėt u mundėsua nga Komiteti
Suedez i Helsinkit.
Pėr mė shumė informacion mund tė
kontaktoni:
Prof.as.dr. Vasilika Hysi, Komiteti
Shqiptar i Helsinkit
Av. Etilda Saliu, Komiteti Shqiptar i
Helsinkit
Adresa: Rr.Gjin Bue Shpata
Pall 5/1, Ap 4
Kutia Postare nr. 1752
Tirane
Tel:
04 233671
E-mail:
office@ahc.org.al
|