|
Kufizimet kolektive tė energjisė elektrike nuk janė
tė ligjshme
Tiranė, mė 1 Mars 2006
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, gjatė
muajit shkurt 2006, ka ndjekur me vėmendje ankesat e
mjaft qytetarėve tė Tiranės dhe tė rretheve tė tjera
tė vendit.
Ka pakėnaqėsi tė shumta jo vetėm pėr
kufizime me orė tė zgjatura tė energjisė elektrike,
por edhe pėr ndėrprerje kolektive tė saj duke
dėmtuar kėshtu edhe njė numėr tė konsiderueshėm
shtetasish qė janė tė rregullt nė shlyerjen e
detyrimeve kundrejt faturave gjė qė vėrtetohet me
librezat dhe dokumentacionin pėrkatės.
Ndaj ankesave tė mėsipėrme pėrgjigja
e drejtuesve tė KESH-it se masa e kufizimeve tė
tilla varet nga pėrqindja e arkėtimeve nė shkallė
qyteti, bashkie apo komune nuk ėshtė e ligjshme
sepse kontrata midis qytetarit dhe KESH-it ėshtė
individuale dhe jo kolektive.
KSHH i bėn thirrje KESH-it tė
respektojė kontratėn nė tė gjithė treguesit e saj.
Ne i bėjmė thirrje gjithashtu tė gjithė shtetasve qė
tė plotėsojnė detyrimet e tyre kontraktuale.
Vlen tė pėrmendet se pasojat e
kufizimeve tė energjisė elektrike, veē tė tjerave
kanė ndikuar negativisht edhe nė veprimtarinė e
biznesit, nė sektorin e shėndetėsisė dhe arsimit, nė
furnizimin normal dhe nė kohė me bukė dhe ujė.
KSHH tėrheq gjithashtu vėmendjen se
ka patur edhe ankesa nga disa familjarė se si pasojė
e luhatjeve nė tensionin elektrik u janė dėmtuar ose
nxjerrė jashtė pėrdorimit pajisjet shtėpiake
elektrike si TV, kompiuter, kondicionerėt, etj.
KSHH i sugjeron KESH-it qė edhe kėtė
problem ta shikojė me seriozitet dhe objektivitetin
e duhur pėr tė konkretizuar shkakun e vėrtetė tė
kėtyre pasojave. Ruajtja ose sigurimi i kabinave
elektrike nuk ėshtė detyrė e shtetasve. Ata mund tė
pėrgjigjen vetėm kur dėmi ėshtė shkaktuar pėr fajin
e tyre.
Nė pėrfundim, KSHH e shikon tė
nevojshėm tu sugjerojė drejtuesve tė KESH-it nė
qendėr dhe nė bazė, qė me pėrjashtim tė defekteve tė
paparashikuara ose tė forcės madhore, tė marrin
masat pėrkatėse pėr njė furnizim mė tė rregullt me
energji elektrike. Nė kėtė drejtim do tė ndihmonte
shpejtimi i vendosjej sė aparaturave matėse pėr ēdo
familje ose individ. Kjo do ti jepte fund edhe
faturimeve aforfe.
KSHH mendon gjithashtu se pavarėsisht
nga vėshtirėsitė objektive, kėrkohet mė tepėr
transparencė si edhe verifikime nė vend tė ankesave
tė shumta dhe tė pėrditshme duke mos nėnvleftėsuar
ato tė komunave dhe fshatrave tė veēantė.
|