KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

Pėrgjigje e detyruar e KSHH-sė pėr kėshilltarin e Kryeministrit: Z. Kadilli ėshtė nxituar

 

Tė drejtat e njeriut mund tė kufizohen me ligj, jo me vendim

 

Mė datėn 16 janar 2006, Komiteti Shqiptar i Helsinkit nėpėrmjet njė deklarate reagoi publikisht ndaj njoftimeve se sė shpejti do t’i paraqitej qeverisė pėr miratim projekt-vendimi qė ndalonte punėsimin e familjarėve dhe tė tė afėrmve tė zyrtarėve dhe ish-zyrtarėve tė lartė bė sektorin e doganave, tė tatimeve dhe prokurimeve publike. KSHH sugjeronte qė ky projekt tė mos miratohej sepse binte ndesh me Kushtetutėn dhe legjislacionin nė fuqi.

 

Nė gazetėn “Korrieri” tė datės 29 Janar 2006 u botua intervista e z. Fatbardh Kadilli, kėshilltar i kryeministrit pėr ēėshtjet antikorrupsion. Pyetjes sė gazetarit se “Ndėrkohė ky projekt u kundėrshtua nga organizata shqiptare e Helsinkit me argumente se ai shkel Kushtetutėn pėr barazinė nė punė”, ai i ėshtė pėrgjigjur si mė poshtė: “Ka shumė kufizime tė kėsaj natyre dhe ky nuk ėshtė rasti i parė. Mė ēudit ndjeshmėria e Komitetit tė Helsinkit e orientuar ndaj fenomeneve tė kėsaj natyre. Do tė mirėkuptoja marrjen nė mbrojtje tė dikujt qė akuzohet ndoshta, por jo tė rregullimit ligjor. Kushtetuta i jep tė drejtėn ligjit qė tė japė kufizime tė caktuara. Nuk e besoj se ėshtė e drejtė e njeriut qė tė punojė nė doganė apo nė tatime. Komiteti i Helsinkit le tė mbrojė tė drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e asaj qė jepet me ligj. Nėse me ligj diēka ndalohet dhe ky ligj nuk ėshtė nė kundėrshtim me Kushtetutėn besoj se ėshtė njė deformim nė kėtė rast ose njė keqkuptim nga ana e tyre”.

 

Qė z. Kadilli tė mos pajtohet me deklaratėn e KSHH-sė, kjo pėr ne ėshtė e kuptueshme dhe normale.

 

Megjithėkėtė, menduam tė japim njė pėrgjigje sqaruese sepse disa koncepte tė parashtruara nė intervistėn e sipėrcituar na duken tė gabuara.

 

Sė pari,  z. Kadilli ēuditet pėr ndjeshmėrinė qė ka KSHH-ja ndaj fenomeneve tė tilla, por nuk shpjegon ēfarė kupton ai me shprehjen “fenomene tė tilla”. Nė qoftė se KSHH-ja nuk do tė ishte i ndjeshėm dhe nuk do tė reagonte ndaj veprimeve, masave ose fenomeneve qė cėnojnė tė drejtat dhe liritė e shtetasve tė sanksionuara nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, nuk do tė justifikonte ekzistencėn e tij 15 vjeēare.

Nė pikėn e parė tė statutit tė KSHH-sė thuhet se misioni i tij kryesor ėshtė mbrojtja dhe respektimi i lirive dhe tė drejtave tė shtetasve;

 

Sė dyti, Komenti i tij se “do tė mirėkuptonte marrjen nė mbrojtje tė dikujt ndaj tė cilit ndoshta akuzohej, por jo tė rregullimit ligjor”, mendojmė se ėshtė jo vetėm i paqartė, por edhe i gabuar. Detyra e KSHH-sė ėshtė tė reagojė kur nė kundėrshtim me ligjin kryhen veprime nė dėm tė shtetasve. KSHH-ja reagon edhe nė ato raste kur dispozitat pėrkatėse ligjore ose aktet nėnligjore cėnojnė liritė, tė drejtat dhe interesat e ligjshme tė shtetasve.

 

Z. Kadilli shkon shumė larg kur kėshillon KSHH-nė tė heshtė nė rastet kur ka rregullime ligjore, ose kur diēka qė parashikohet nė ligj konsiderohen antikushtetuese nga kjo organizatė.

 

Ai e di mirė se Gjykata Kushtetuese pėr jo pak dispozita ligjore ose akte kushtetuese ka deklaruar antikushtetueshmėrinė  e tyre, pikėrisht sepse ato cėnonin tė drejtat dhe liritė e shtetasve tė sanksionuara nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė.

 

Sė treti, nuk duam tė besojmė qė z. Kadilli tė jetė shprehur se: “Nuk e besoj se ėshtė e drejtė e njeriut qė tė punojė nė dogana apo nė tatime” kur dihet se shtetasi “ėshtė i lirė tė zgjedhė profesionin, vendin e punės si dhe sistemin e kualifikimit tė vetė profesional” (neni 49 i Kushtetutės), se shtetasit janė tė barabartė para ligjit (nenin 18 i Kushtetutės) se nė pėrputhje me kėrkesat e ligjit shtetasit mund tė punojnė kudo, pra edhe nė sektorin e doganave ose tė tatimeve.

 

Sė katėri, ne pajtohemi me atė pjesė tė intervistės ku z. Kadilli shprehet se tė drejtat e njeriut mund tė kufizohen me njė ligj qė nuk vjen nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe se ky nuk ėshtė rasti i parė.  Veē njė gjė nuk kuptojmė: pėrse projekt-vendimin (qė u miratua me njė shtrirje mė tė gjerė) dhe qė kufizon tė drejtat e njeriut ai e barazon me ligjin?!.

Nė parim, si ne edhe z. Kadilli jemi tė tė njėjtit mendim se kufizimi i tė drejtave tė njeriut pėrcaktohet me ligj. Derisa ėshtė kėshtu, projekti ose vendimi nuk janė nė pėrputhje me nenin 17 tė Kushtetutės ku thuhet se: 1. Kufizime tė tė drejtave dhe lirive tė parashikuara nė kėtė Kushtetutė mund tė vendosen vetėm me ligj pėr njė interes publik ose pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tė tjerėve. Kufizimi duhet tė jetė nė pėrpjestim me gjendjen qė e ka diktuar atė. 2. Kėto kufizime nuk mund tė cėnojnė thelbin e lirive dhe tė drejtave dhe nė asnjė mėnyrė nuk mund tė tejkalojnė kufizimet e parashikuara nė Konventėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut”.

 

Nga pėrmbajtja e dispozitės tė mėsipėrme del se kur shtrohet ēėshtja e kufizimit tė tė drejtave dhe lirive tė parashikuara nė Kushtetutė, i vetmi organ qė vlerėson kushtet dhe kriteret qė bėjnė tė nevojshme kufizimin e tyre ėshtė Kuvendi i Shqipėrisė.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007