|
Tė mos cėnohet e
drejta e privatėsisė
Komiteti Shqiptar i
Helsinkit ka ndjekur me vėmendje njoftimet nė shtyp lidhur me ankesat e disa
punonjėsve tė shėndetėsisė qė u kėrkohet tė firmosin njė autorizim pėr tė lejuar
autoritetin pėrgjegjės pėr parandalimin e konfliktit tė interesave tė mbledhė
informacion dhe tė kontrollojė pranė ēdo institucioni publik dhe privat tė
dhėnat personale, kudo ku ato janė regjistruar, brenda dhe jashtė territorit tė
Republikės sė Shqipėrisė.
Komiteti Shqiptar i
Helsinkit ėshtė gjithashtu nė dijeni se kėtė ēėshtje e ndjek edhe Avokati i
Popullit, madje ai ka rekomanduar edhe pezullimin e kėrkesės sė plotėsimit tė
kėtij autorizimi deri nė pėrfundimin e ēėshtjes nga ana e tij.
Por meqė tė njejtat
ankesa i janė drejtuar edhe KSHH-sė, pasi u njohėm me materialet pėrkatėse,
parashtojmė objeksionet tona si mė poshtė:
Sė pari: Autorizimi i
referohet ligjit nr. 9376 datė 7.IV.2005 Pėr shmangjen e konfliktit tė
interesave. Nė tė nuk pėrmendet dispozita pėrkatėse e kėtij ligji qė tė
detyrojė shefat e shėrbimeve tė lėshojnė njė autorizim tė tillė autoritetit
pėrgjegjės pėr parandalimin e konfliktit tė interesave.
E shikojmė tė
nevojshme tė theksojmė se autoriteti mė i lartė qėndror pėrgjegjės pėr zbatimin
e kėtij ligji ėshtė Inspektoriati i Lartė pėr Deklarimin dhe Kontrollin e
Pasurive (shih nenin 41), se ai, veē tė tjerave, ėshtė kompetent tė monitorojė,
kontrollojė dhe vlerėsojė pėrputhshmėrinė e akteve nėnligjore dhe tė
rregulloreve tė brendshme, tė miratuara nga institucionet publike pėr konfliktin
e interesave, me parimet dhe detyrimet e kėtij ligji tė pėrcaktojė modelin e
deklarimit, si dhe tė nxjerrė akte nėnligjore nė formėn e urdhėrave dhe
udhėzimeve (shih nenin 42).
KSHH pėrshėndet me
kėtė rast vėnien nė lėvizje lidhur me kėtė konflikt tė Inspektoriatit tė Lartė
tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurisė pėr tė verifikuar nė vend pėrmbajtjen e
autorizimit qė u ėshtė shpėrndarė shefave tė QSUT Nėnė Tereza.
Sė dyti: KSHH
konsideron jo tė rregullt dhe tė pasaktė frazėn e pėrgjithshme tė autorizimit qė
ka tė bėjė me mbledhjen e informacionit nėpėrmjet kontrolleve pranė ēdo
institucioni publik dhe privat, brenda dhe jashtė territorit tė Republikės sė
Shqipėrisė.
Kjo frazė e
pėrgjithshme dhe e pakonkretizuar mund ti lerė shteg edhe mbledhjes sė tė
dhėnave tė natyrės private apo personale gjė qė bie ndesh me dispozitat
pėrkatėse tė ligjit nr. 8517 datė 22.VII.1999 Pėr mbrojtjen e tė dhėnave
personale. Nė nenin 10 tė kėtij ligji thuhet se: Trajtimi i tė dhėnave
personale nga persona tė tjerė lejohet vetėm nė rast se subjekti i kėtyre tė
dhėnave ka dhėnė shprehimisht pėlqimin e tij.
KSHH mendon se ėshtė e
nevojshme tė pėrcaktohet ēfarė tė dhėnash personale kėrkohen nga ky verifikim.
KSHH ka bindjen se ky
problem do tė zgjidhet nė bazė tė Kushtetutės dhe tė ligjeve nė fuqi.
|