|
Konfliktet
zgjidhen jo me dhunė por me dialog
Tiranė, mė 16 Mars
2006
Komiteti Shqiptar i
Helsinkit, nėpėrmjet ekranit televiziv, ndoqi me
shqetėsim dhe keqardhje tė thellė ngjarjen e
dhunshme dhe tė turpshme para hyrjes sė Parlamentit
midis Gardės sė Republikės dhe deputetėve tė
opozitės.
Pa hyrė aspak nė
detajet qė provokuan kėtė ngjarje, KSHH-ja dėnon
veprimet e ndalimit tė deputetėve tė opozitės pėr
tė hyrė nė ambjentet e Parlamentit. Ata janė
pėrfaqėsuesit legjitimė tė popullit dhe gėzojnė
imunitet parlamentar.
KShH-ja ėshtė nė
dijeni tė masės disiplinore qė Byroja e Kuvendit ka
marrė ndaj deputetit Petro Koēi duke e pėrjashtuar
atė pėr 15 ditė nga punimet e seancės parlamentare.
Por kjo masė nuk nėnkupton edhe ndalimin e tij pėr
tė hyrė lirisht nė ambjentet e Kuvendit.
Sipas paragrafit tė
fundit tė pikės 2 tė nenit 66 tė Rregullores sė
Kuvendit, nė rast se deputeti Petro Koēi do tė
tentonte tė hynte nė sallėn e seancės plenare ose tė
komisioneve, masa e marrė ndaj tij mund tė
dyfishohej.
KShH-ja e shikon tė
nevojshme tė theksojė gjithashtu se sipas nenit 122
tė Rregullores sė Kuvendit, punonjėsit e shėrbimit
tė sigurisė nė Kuvend jashtė sallės sė seancave
plenare, mund tė veprojnė vetėm nė pėrputhje me
rregullat e pėrcaktuara nga Byroja e Kuvendit.
KShH-ja i bėn thirrje
Kuvendit dhe sidomos drejtuesve tė tij, qė tė marrin
masa pėrkatėse pėr tė mos u pėrsėritur mė ngjarje tė
kėsaj natyre qė dėmtojnė rėndė imazhin e vetė
Kuvendit brenda dhe jashtė vendit.
KSHH ka bindjen se
konfliktet zgjidhen vetėm me dialog dhe tolerancė nė
pėrputhje me Kushtetutėn, ligjet dhe rregulloren e
Kuvendit.
|