|
Tė
mos cėnohet parimi i prezumimit tė pafajėsisė
18.04.2006
Komiteti
Shqiptar i Helsinkit, edhe mė parė, mėse njė here, u
ka bėrė thirrje zyrtarėve, funksionarėve dhe
politikanėve tanė, qė nė ato raste kur pretendojnė
se disponojnė fakte ose tė dhėna pėr kryerjen e
ndonjė vepre penale, tė bėjnė denoncimin pėrkatės nė
organet kompetente. Madje, sipas nenit 300 tė Kodit
Penal, kallėzimi i njė krimi qė dihet se ėshtė kryer
ose ėshtė duke u kryer, ėshtė i detyrueshėm.
Deklaratat
publike nga cilido qė ato bėhen dhe qė i vėnė vulėn
fajėsisė tė kėtij ose atij personi, nė njė kohė kur
ndaj tij nuk ėshtė dhėnė ndonjė vendim i formės sė
prerė tė gjykatės, bie ndesh me parimin e
sanksionuar nė nenin 30 tė Kushtetutės tė Republikės
sė Shqipėrisė ku thuhet se: Kushdo quhet i
pafajshėm pėrderisa nuk i ėshtė provuar fajėsia me
vendim tė formės sė prerė tė gjykatės.
Pėr njė
konceptim dhe zbatim tė drejtė tė kėtij parimi, para
dy muajsh, KSHH, sė bashku me organizata tė tjera
jo-qeveritare organizuan njė tryezė tė rrumbullakėt
ku u debatua gjerėsisht ky problem.
Deklaratat e
fundit publike qė bėjnė fajtor Prokurorin e
Pėrgjithshėm tė Republikės sė Shqipėrisė duke
pretenduar se disponohen fakte qė vėrtetojnė lidhjen
e tij me krimin e organizuar, korrupsionin dhe
aferat e tjera, cėnojnė drejtpėrsėdrejti parimin
kushtetues qė pėrmendėm mė lart. Si rrjedhim,
qėndrime tė tilla mund tė shoqėrohen me pasoja tė
dėmshme.
Nė kėtė kėtė
reagim, KSHH ka parasysh tė drejtėn e Kuvendit qė nė
mbėshtetje tė nenit 149 tė Kushtetutės sė Republikės
sė Shqipėrisė ti propozojė Presidentit tė
Republikės sė Shqipėrisė shkarkimin e Prokurorit tė
Pėrgjithshėm pėr shkelje tė Kushtetutės ose pėr
shkelje tė rėnda tė ligjit gjatė ushtrimit tė
funksioneve tė tij, pėr paaftėsi mendore a fizike,
pėr akte e sjellje qė diskretitojnė rėndė pozitėn
dhe figurėn e Prokurorit. Mirėpo ky fakt nuk
legjitimon qė atij ti vihet vula e fajėsisė pėr
kryerjen e krimit pa shqyrtimin e ēėshtjes nga
organet kompetente dhe sidomos pa njė vendim tė
formės sė prerė tė gjykatės.
Nė pėrfundim,
KSHH e shikon tė nevojshme tė evidentojė qėndrimin
konseguent tė Gjykatės sė Strasburgut lidhur me
respektimin e parimit tė prezumimit tė pafajėsisė tė
sanksionuar nė paragrafin e dytė tė nenit 6 tė
Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė NJeriut.
Kėshtu p.sh. nė njė nga vendimet e saj tė 10
shkurtit 1995, ajo thekson se: prezumimi i
pafajėsisė nuk ėshtė vetėm njė garanci proceduriale
nė procesin penal por roli i tij ėshtė shumė mė i
gjerė. Bėhet fjalė pėr mbrojtjen e secilit nga
trajtimi prej organeve dhe funksionarėve tė shtetit
si fajtor pėr kryerjen e njė vepre penale para se
njė gjė e tillė tė vėrtetohet nga gjykata. (Rreth
Konventės Evropiane, botim i vitit 2003, pėrkthim
nė shqip fq. 206, vendim Allenet de Ribbemont kundėr
Francės)
|