|
Fajtorėt tė pėrgjigjen- Konflikti tė
parandalohet
Tiranė,
mė 23 Janar 2006
Sipas tė
dhėnave tė medias sė shkruar dhe asaj elektronike, banorėt e fshatit Nepravishtė
(Gjirokastėr) kanė protestuar kundėr Alfa-Glinės kur kjo e fundit filloi tė
instalonte tubacionet pėr tėrheqjen e ujit tė pijshėm nga burimi i Vrizit.
Siē thuhet,
nėpėrmjet tubacioneve, prej kėtej do tė merreshin 4-6 litra ujė nė sekondė qė mė
vonė do tė ambalazhohej. Sipas banorėve tė kėtj fshati, kjo ndėrhyrje do tė
dėmtonte rėndė interesat e tyre aq mė tepėr se ėshtė pronė e shtetit dhe pėr
nevoja tė domosdoshme duhet tė ishte marrė edhe pėlqimi i tyre.
Forcat e
policisė dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė shkuan nė vendin e ngjarjes por nė vend qė
ky konflikt tė parandalohej pėrdorimi i dhunės nga ana e policisė e acaroi edhe
mė tej gjendjen. Pamjet filmike tė transmetuara nga TV private paraqitėn nė
mėnyrė evidente pėrdorimin e dhunės mbi banorėt qė ndodheshin nė protestė,
megjithėse drejtuesit e policisė sė Gjirokastrės kanė pretenduar se janė banorėt
qė kanė qėlluar mbi forcat e rendit. Nė kėtė konfrontim, veē deputetit Vangjel
Tavo, janė lėnduar edhe 4-5 persona tė tjerė.
KSHH reagon
ndaj kėsaj ngjarjeje qė mund dhe duhet tė parandalohej, sepse ky konflikt ėshtė
i hershėm. KSHH reagon gjithashtu sepse disa herė na ėshtė dashur tė denoncojmė
publikisht keqtrajtimin e shtetasve nga punonjėsit e policisė.
KSHH pėrshėndet me
kėtė rast vlerėsimin e menjėhershėm tė kėsaj ngjarjeje nga Ministri i Brendshėm
Z. Sokol Olldashi duke urdhėruar sqarimin e saj.
KSHH i sugjeron
organeve tė prokurorisė pėr hetimin me pėrparėsi, me objektivitet dhe nė mėnyrė
tė gjithanshme tė kėsaj ēėshtjeje.
Meqė problem i ujit
pėr tė cilėt banorėt e Nepravishtės janė ngritur nė protestė ėshtė jetike, i
bėjmė thirrje qeverisė dhe organeve tė qeverisjes vendore qė tė udhėzojnė dhe tė
marrin masat pėr parandalimin e kėtij konflikti qė mund tė shoqėrohet me pasoja
tė dėmshme.
KSHH e shikon tė
nevojshme tė evidentojė gjithashtu pretendimet e deputetit Vangjel Tavo dhe
kryetarit tė komunės, Krenar Kulla se punimet qė po kryheshin ishin tė
paligjshme pasi firma nuk kishte marrė lejen pėrkatėse ndėrkohė qė kjo ēėshtje
vazhdon tė jetė objekt shqyrtimi nė Gjykatė.
|