|
Tubimet
janė tė ligjshme, por pa dhunė
09.02.2004
Komiteti Shqiptar i Helsinki duke
marrė shkas nga ngjarjet e 7 Shkurtit 2004 deklaron se:
Tubimet e organizuara nga forcat
politike si edhe tubimet qytetare qė nuk shoqėrohen me
pėrdorimin e dhunės janė jo vetėm tė ligjshme, por edhe
elementė qė tregojnė nivelin emancipues tė njė shoqėrie
demokratike.
Ėshtė e drejtė e ēdo force, grupimi
politik dhe e qytetarėve tė protestojė pėr ato ēėshtje
qė ata mendojnė se kanė tė bėjnė me keqqeverisjen ose me
problemet qė pėrballon vendi. Nėpėrmjet protestave
paqėsore ata kanė tė drejtė tė paraqesin alternativa pėr
zgjidhjen e ēėshtjeve. Ėshtė detyrė e qeverisė tė
reflektojė ndaj kėrkesave tė opozitės dhe ankesave tė
shtetasve.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, si njė
organizatė jo-fitimprurėse, e angazhuar nė fushėn e
mbrojtjes dhe lirive tė shtetasve shprehet pro tė
gjitha formave tė tubimeve qė zhvillohen nė pėrputhje me
parimet e pėrcaktuara nė Konventėn Evropiane pėr tė
Drejtat e Njeriut, nė Kushtetutėn tonė dhe ligjin Mbi
tubimet.
Nė kėtė vėshtrim, KSHH me keqardhje
konstaton se nė protestėn e 7 shkurtit 2004 ishin tė
pranishėm edhe elementė tė dhunshėm tė cilėt u orvatėn
tė cėnojnė institucionet shtetėrore. Edhe pse kjo
gjendje u kapėrcye me maturi, shpresojmė qė nė tė
ardhmen tė merren tė gjitha masat qė tubimet tė
zhvillohen tė qeta dhe gjatė zhvillimit tė tyre tė
parandalohen aktet e dhunės.
Opinioni publik i shqetėsuar nga
zhvillimet e fundit pret qė qeveria, me transparencė tė
marrė tė gjitha masat e mundshme pėr ti dalė zot
problemeve qė shtrohen pėr zgjidhje.
|